Ka 20 vjet që ha… gurë!

Tuana

Nada é por acaso!
gure1-300x171.jpg

45-vjeçarja Teresa Widener ha gurë dhe guralecë gjatë 20 viteve të fundit. Deri më sot ajo ka konsumuar mesatarisht 1360 kg! Teresa, nënë e dy fëmijëve thotë se ha gurë kur ndodhet në gjendje jo të mirë psikologjike. Nëse shumica e njerëzve preferojnë të hanë ëmbëlsira kur nuk ndjehen mirë, ajo ha gurë.

“Kur jam e mërzitur ha gurë, vetëm kështu ndjehem mirë. Asgjë tjetër nuk mund të ma kthejë humorin”, thotë ajo.

Bashkëshorti i saj i ri Jim, me të cilin është martuar një vit më parë, citon alb-observer.com, përpiqet që t’ia kufizojë këtë zakon të keq. “Nuk është aspak e lehtë, edhe pse besoj se e ka rralluar këtë zakon”, thotë Jim.

Teresa i ruan gurët dhe guralecat e vegjël në një dollap të kuzhinës. Ajo shijon ndonjë prej tyre, për shembull gjatë një shëtitjeje romantike me bashkëshortin e saj. “Më pëlqen shija e tokës që kanë, ka raste që i ha drejt sa i marr, me gjithë baltë”.

Vërtet disa kafshëve konsumimi i gurëve u bën mirë për metabolizmin e tyre, por për njerëzit është shumë e rrezikshme. Ky çrregullim shpirtëror quhet Pica. “Njerëzit shfaqin një këmbëngulje dhe dëshirë për të ngrënë sende joushqyese, si gurë, dru, sapun, basma të ndryshme, etj. Këgure3.jpgtyre njerëzve u duhet t’i nënshtrohen psikoterapisë për të hequr dorë nga kjo vartësi”, thonë specialistët.

Por gjithsesi, Teresës i shijon shija e gurit… të freskët dhe kur ndjen vështirësi me dhëmbët, e thyen me një çekiç, që e mban gjithmonë me vete! /alb-observer.com/

gure2-300x206.jpg
 
Titulli: Ka 20 vjet që ha… gurë!

Ehhh mendje e shkrete ncncncnc...
 
Titulli: Ka 20 vjet që ha… gurë!

Nëse shumica e njerëzve preferojnë të hanë ëmbëlsira kur nuk ndjehen mirë, ajo ha gurë.

Kam pare nje rast, nje femer qe hante puder ( ajo qe perdoret per femijet e vegjel), sa here ishte e merzitur ose e stresuar.
 
Titulli: Ka 20 vjet që ha… gurë!

I bofshin mire , gjak e dhjam ishalla .Ne shqiperi do na bente pune nje femer e tille do na i bente rruget xham , dhe sdo kishte kurre uri se do hante me bollek .
 
Titulli: Ka 20 vjet që ha… gurë!

Ca nuk podegjojem njeri ha qelqe njeri tulla e tani kan filluar han gurje per te mos fol per barin qe kan filluar ta han me vite :P :P :P

Prite kur te degjojem te dal ndo nje qe ha tallash druri LOL LOL
 
Pe: Titulli: Ka 20 vjet që ha… gurë!

Ehhh mendje e shkrete ncncncnc...


Kjo mendje eshte si pune nepsi,si dicka qe ta kerkon trupi...Di njerez qe hane rere,ka njerez qe hane cepat e murit me dhembe,e ndjen ta beje ate gje...Nuk njihet mesa di une si semundje,por si dicka qe ja kerkon trupi,si pune nepsi...Kjo puna e reres ndodh zakonisht me femijet,jo pa dashje apo nga mos kujdesi thjesht do ta haje ate gje e ka si neps,po se hengri nuk gjen qetesi...
 
Titulli: Pe: Titulli: Ka 20 vjet që ha… gurë!

Glore_Stomach_Display.jpg
Wikipedia, tregon foton e permbajtjes te stomakut te nje te semuri psihik, i cili vuante nga Sindromi Pica.
Sindromi Pica, shfaqet tek femijet e vegjel ( te cilet jane ne fazen e zbulimit, dhe cfare gjejne e fusin ne goje), tek femrat me bare ose tek njerzit me cregullime mendore ( skizofreni, njerzit me aftesi te kufizuara mesimi, ne autizem, etj).


Disa nga substancat qe mund te konsumojne njerzit e semure:


  • amylophagia - konsumi nisesheshte
  • coprophagy - konsumi feceve
  • geomelophagia - konsumi patateve te gjalla ( te pa perpunuara - skuqje/pjekje/zjerrje)
  • geophagy - konsumi dheut, rere, shkumes *( konsumi pluhurit ose reres eshte raportuar tek njerzit te cilet kane mungese hekuri)
  • hyalophagia - konsumi xham
  • mucophagia - konsumi mukozes ( mukus)
  • odowa - eshte raportuar ne Kenya, tek femrat shtatzane, konsumi i disa gurickave te vogla
  • boje
  • pagophagia - konsumi patologjik i akullit ( psh, ka njerez qe marin nje tas te madhe me akull dhe e hane)
  • tricophagia - konsumi flokeve ose leshit
  • urophagia - konsumi urines
  • xylophagia - konsumi drurit ose letres

Ky cregullim, mund te shkaktoj deme te medha mbi organizem ( ne varesi te substances qe konsumohet), dhe duhet kuruar.

Per njerzit ( femijet) qe konsumojne cepat e mureve, shpesh here e bejne kete sepse kane mungese kalciumi, dhe nuk kane mundesi ta suplimentojne me ushqimin qe i jepet.
 

Attachments

  • Glore_Stomach_Display.jpg
    Glore_Stomach_Display.jpg
    234 KB · Shikime: 0
Pe: Ka 20 vjet që ha… gurë!

Hajde hajde te pa besueshme prz :O
 
Titulli: Ka 20 vjet që ha… gurë!

Un kam par nje grua ruse se han balt , dhe shum semundje thot me jan sheru nga koha se ushqeHm ma balt.
 
Titulli: Ka 20 vjet që ha… gurë!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top