K. Konfederatave, Spanja në finale me Brazilin

cent

...Lontano
15024.jpg

Do të jetë finalja perfekte, ajo e ëndërruara nga të gjithë më 30 Qershor në Marakana, mes Spanjës dhe Brazilit, kampionët në fuqi kundër kampionëve më me histori në futbollin botëror. Vendos fati dhe shorti I penalltive në favor të iberikëve që fitojnë 7-6 ndaj italisë. Të kaltërit dhe njëherë tjetër dënohen nga goditja e pikës së bardhë, me Bonucin që gabon pas një serie të gjatë të saktë. Gjithsesi Italia largohet me kokën lart nga kompeticioni, duke treguar se diferencat mes saj dhe Spanjës nuk janë më të njëjta.

Italia e nisi këtë përballje me një shirit të zi në krah për nder të ish-futbollistit të Milanit e Fiorentinës, Borgonovo që u nda nga jeta pasi vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë. Pa Balotelin dhe me Pirlon, jo në kondicion optimal, pritej që Spanja të bënte ligjin në fushë por në fakt Italia tregoi se kishte mësuar nga gabimet e një viti më parë, dhe ishte ajo, e cila pas një starti paksa të ndrojtur, mori frenat e lojës në dorë duke i diktuar ritmin iberikëve, që rrallë herë këto kohët e fundit ishin parë kaq apatik në lojën e tyre sa përballë të kaltërve. Dhe rastet më të mira madje përjashto një goditje fillestare të Pedros ishin në favor të të kaltërve, me Marikizon që fillimisht nuk dërgoi në kuadrat një goditje me kokë, e me Casillasin që në të 36-tën bëri mrekullinë kur devijoi një goditje me kokë nga dy hap ate Maxhios. Ndërsa rasti më I mirë për kampionët e botës u paraqit në këmbët e Torresit që goditi fortë por pa shënjestër.

Dhe në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi, pasi Italia u shfaq shumë e rrezikshme falë dhe zbritjeve të Kandrevës dhe Xhakerinit, gjithsesi rastin më të mirë e pati Spanja me Pike, që këtë herë nuk I shërbeu as shikimi I ëmbël I Shakirës, për të gjetur fundin e rrjetës. Koha e rregullt përfundoi në barazim, dhe në shtesë nisi festivali i shtyllave, fillimisht me Xhakerinin, që ishte I pafat në minutën e 97-të, e më pas me Cavin që pa ti ndalej në dru devijimi I rrezikshëm I Bufon në të 115-tën, pikërisht në momentin më të nxehtë të Spanjës gjatë gjithë ndeshjes, me iberikët që mbyllën në portë Italinë por pa arritur të gjejnë golin që do të evitonte penalltitë, aty ku italia e nis me një lugë të Kandrevës ndaj Kazijasit. Pesë të parat janë të gjitha të sakta nga të dyja skuadrat, me portierët që si mbetet gjë tjetër vecse të kafshojnë topin. 11-metërshat do të vazhdojnë të saktë deri në serinë e 7, kur 11-metërshi I 13 në radhë humbet nga bonuci, dhe si për ironi ai që shënon të 14-tën është Jesus Navas, që i jep finales Spanjës pikërisht në llotarinë e fatit.
/S.Sport
 
Titulli: K. Konfederatave, Spanja në finale me Brazilin

Bonuci e ka gjujt topin ne TORINO te hajnat e kampionateve ne ITALI JUVENTUS ,mu bo qefi qe hupen keta maqokat e italis se me lojtar te lodhum nuk i dilet para nje spanje e cila o ka i merr perpara krejt boten...
Italiant kane pas fat se nje nate me pare spanjollt kishin pi edhe kishin dale me prosituta deri ne mengjes se mas pakti tre copa ne rrjet i kishin marre....
Brazili do gjunjezohet edhe kupa e konfederatave duhet te ju takoje kampioneve ne fuqi te evropes dhe botes.
 
Back
Top