Juventusi hap pas në luftën për titull, Rrahmani shkëlqen në mbrojtje kundër Ronaldos

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
napolii-750x430.pngJuventusi humb përballjen ndaj Napolit me rezultatin 1-0 dhe bën një hap pas në luftën për titullin kampion. Goli u shënua nga Insigne në minutën e 31-të nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga Amir Rrahmani. Ronaldo dhe Morata nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, teksa humbën disa raste te pastra për gol. Një meritë e madhe i takon mbrojtjes së Napolit dhe veçanërisht mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani i cili dhuroi një performancë të shkëlqyer. Së bashku me Maksimoviç shpëtuan portën e Napolit nga dyshja e furishme Morata-Ronaldo.

Ndërkohë, Elseid Hysaj nuk u aktivizua asnjë minutë, përshkak se vuan dëmtimin në pulpën e këmbës. Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e katërt, duke shpresuar për një gabim nga Roma dhe Lazio, ndërsa Juventusi mbetet përsëri në vendin e trëtë, 7 pikë më pak se Milani i vendit të parë dhe 5 pikë më se Interi i vendit të dytë.

/-Sport Ekspres/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top