Juventus pranë nënshkrimit me Kaceres

arjolim

Antarë
Juventus është në prag të nënshkrimit me futbollistin e kombëtares uruguaiane, Martin Kaceres nga Sevilja dhe marrëveshja mund të përfundojë brenda javës, raporton “Tuttosport”. Skuadra nga Torino ka qenë prej kohësh në bisedime me Seviljen në lidhje me një transferim në merkaton e janarit, por drejtori sportiv i spanjollëve, Ramon Rodriguez, theksoi javën e kaluar se Juventusi do të duhet të rritë ofertën në mënyrë që të nënshkruajë me Kaceres.

Juve tani thuhet se është gati të përmbushë kërkesat e andaluzianëve dhe do të dërgojë një delegacion në Spanjë në ditët e ardhshme për të përfunduar bisedimet rreth transferimit.

24-vjeçari më parë e ka veshur fanellën e Juventus në sezonin 2009-10, kur ai ishte i huazuar nga Barcelona, dhe Kaceres është i etur për t’u kthyer në Torino.

Kontrata aktuale e uruguaianit me Seviljën përfundon në verën e vitit 2015 dhe lojtari mund të lirohet për një shifër rreth 10 milionë euro.
 
Back
Top