Titulli: Juventus
FIFA dënon Konten, jashtë Kupave të Evropës
ITALI- Një tjetër goditje për Antonio Konten, ndonëse këtë herë është më e pritshme. Trajneri i Juventusit është përjashtuar për 10 muaj nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare, pas vendimit të Gjykatës Sportive Italiane, që e ka skualifikuar atë për të njëjtën periudhë për shkak se nuk denoncoi një ndeshje të trukuar.
Komisioni Disiplinor i FIFA-s, në bazë të nenit 136 të Kodit të Disiplinës Sportive, ka vendosur që tekniku bardhezi të mos drejtojë as në Evropë apo në botë. “Skualifikimi mbulon të gjitha llojet e ndeshjeve, kombëtare, ndërkombëtare, zyrtare e miqësore, - thuhet në një komunikatë të FIFA-s. – Vendimi do të jetë në fuqi vetëm nëse një instancë më e lartë në Itali, nuk e hedh poshtë atë”, sqarohet më tej.
“FIFA është duke parë nga afër edhe dokumentacionin e marrë nga Federata Italiane për të parë nëse duhen marrë sanksione të tjera apo jo. Nëse do të ketë një zgjatje të periudhës së pezullimit apo sanksione të tjera, do të ketë njoftime të tjera”, bën të ditur më tej ky organizëm.
/BalkanWeb