Ju u ndatë? Po fëmijët…

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ju u ndatë? Po fëmijët…

Pyesim çiftet që përjetojnë momente “krize”: A e menduat çdo gjë më së miri para se të vendosnit për t’u ndarë? A e menduat se si do të ndikohen fëmijët tuaj nga një situatë e tillë?
Kushtet në të cilat po jetojmë, kanë shkaktuar kriza nga më të ndryshmet në rrethet familjare, gjë kjo që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm në marrëdhëniet midis çiftit, por edhe tek fëmijët.
Pyesim çiftet që përjetojnë momente “krize”: A e menduat çdo gjë më së miri para se të vendosnit për t’u divorcuar? A e menduat se si do të ndikohen fëmijët tuaj nga një situatë e tillë?
Divorci mund të përkufizohet si dhënie fund një kontrate midis dy personave që më parë kishin vendosur të bashkonin jetën e tyre. Fatkeqësisht ky fenomen në ditët tona vihet re të ketë një rritje mjaft të shpejtë.
divorci1.jpg


Divorci mund të shkaktohet nga shumë faktorë. Zakonisht, mosmarrëveshjet në çift dhe zhgënjimi nga njëri tjetri janë ato që çojnë në dhunën në familje, në lindjen e problemeve ekonomike, në tradhti bashkëshortore etj.
Sidoqoftë, divorci po aq sa ndikon çiftin, ndikon edhe të afërmit e tyre si fëmijët, prindërit etj. Prindërit, mund të ndahen nga njëri tjetri, por kurrë nga fëmijët e tyre. Nuk mund të mos mendohet që ata, si pjesë mjaft e rëndësishme e institucionit të familjes të mos ndikohen nga një shpërndarje e saj.
Ky ndikim, zakonisht nuk shfaqet në problemet që këta fëmijë paraqesin pas shumë vitesh, si një tubim ndjenjash të frenuara. Tek këta fëmijë, shfaqen probleme të theksuara psikologjike, të dukura këto më shumë në momentin që bëhen vetë prindër.
divorc2.jpg


Njerëzit para se të martohen mendojnë gjerë e gjatë. Pyesin miq e shokë dhe pasi duket se janë siguruar edhe me ndjenjat e tyre, vendosin të martohen. Por, të hedhësh themelet e një familjeje të re, nuk është edhe shumë e lehtë.
Po ashtu, edhe divorci para se të vendoset për tu kryer, kërkon që të mendohesh gjerë e gjatë. E njëjta përgjegjësi që mendohet para martesës, e njëjta duhet të kihet parasysh edhe para divorcit.
اifti midis tyre duhet të ketë parasysh që të shmang nga fjalori fjalën “divorc” për gjëra të vogla. Ajo që nuk duhet harruar kurrë, është që “divorci” të mendohet si zgjidhja e fundit përkundrejt situatave që has.
Duhet të mendohet mirë nëse divorci do tu japë fund problemeve, apo të çelë rrugë për probleme të tjera. A jeni të sigurt se do të mund të përballoni problemet që do të lindin pasi të jeni ndarë?

Një tjetër pikë mjaft e rëndësishme është edhe mënyra se si i thuhet fëmijëve vendimi për divorc, nëse tashmë është arritur në atë pikë. Kjo duket të jetë edhe pika më e vështirë për prindërit, pasi këta janë edhe ata mbi të cilat rëndojnë më shumë pasojat e këtij fenomeni.
Para se t’u thuhet një vendim i tillë, fëmijët duhet të jenë të përgatitur, pse jo të merret edhe ndihma e ndonjë psikologu. Sipas moshës së fëmijës duhet të përdoren edhe fjalët dhe shprehjet me të cilat do t’i transmetosh situatën, shkaqet e divorcit, atë që nuk ka mbetur më rrugë tjetër për të vazhduar së bashku nëna dhe babai, në një situatë të tillë duhet të kenë kujdes që në asnjë mënyrë të mos ulin dhe fyejnë njëri tjetrin në syrin e fëmijës.
divorc3.jpg
 
Titulli: Ju u ndatë? Po fëmijët…

Në një rast të tillë, nga një fëmijë që nuk është mësuar dhe nuk di gjë mbi divorcin, mund të vijnë reagime nga më të ndryshmet. Këto sjellje, janë më të dukshme tek ata fëmijë mosha e të cilëve është ende e vogël dhe janë të lidhur shumë pas nënës apo babait. Fëmija mund të ushqejë ndenja nga më të ndryshmet duke fajësuar njërin nga prindërit.
Si pasojë e situatës në të cilën gjenden, tek ai/ajo mund të vihen re edhe nënvleftësim i shkollës, rënie nga mësimet, nervozizëm etj. Për ata që janë të një moshe akoma më të vogël, shfaqen probleme edhe në kryerjen e nevojave urinare të cilët në të shumtën e rasteve i bëjnë ato në gjendje të veshur.
divorc4.jpg


Ja disa mënyra që lehtësojnë sadopak ndikimin negativ tek fëmijët kur prindërit kanë vendosur të ndahen:

* Prindërit e ndarë nuk duhet të harrojnë se mund të jenë ndarë nga njëri tjetri, por jo nga fëmijët.
* Fëmija gjithmonë ka nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e prindit. اifti i ndarë, edhe pse të tillë, nuk duhet të harrojë që t’i qëndrojë pranë fëmijës sa herë ka nevojë. Nuk duhet të shtyjë në asnjë mënyrë kohën e vendosur për të kaluar së bashku me fëmijën.
* Prindërit e ndarë nuk duhet t’u flasin keq fëmijëve për njëri tjetrin.
* Fëmija duhet të lajmërohet për çdo ndryshim që mund të ndodh pas divorcit. Duhet të mënjanohen ndikime negative të menjëhershme mbi fëmijën si p.sh., ndryshim qyteti, shkolle, shoqërie etj.
* Duhet të përballohen të gjitha nevojat e fëmijës për edukim, mirëqenie etj.
* Duhet të lejohet takimi i fëmijës me prindin tjetër me të cilin jetojnë të ndarë.
* Nuk duhet në asnjë mënyrë që veprime të nxituara të fëmijës t’i përngjasohen prindit tjetër (je si yt atë, apo jot ëmë)
* Gjatë procesit të divorcit, prindërit duhet të jenë të sinqertë me fëmijën. Nuk duhet të gënjehen asnjëherë.Telegrafi
 
Titulli: Ju u ndatë? Po fëmijët…

Divorci dhe pasojat e tij

Të jetosh i lumtur përgjithmonë tashmë në ditët tona po kthehet në një mit, aty ku partnerët parashikojnë se dashuria e tyre do të zgjasë përgjithmonë ose që besojnë se intimiteti i tyre do të mbetet i paprekur, ndodh që dashuria përfundon në një tretje të ngadalshme dhe në një grumbullim gradual të moskuptimeve, xhelozisë dhe mllefeve të fshehta.
Ajo që mbetet në fund është një ndjenje indiferentizmi, boshllëku dhe zemërimi shpërthyes. Në këtë pikë, ku marrëdhënia nuk funksionon më, alternativa e vetme e saj mbetet divorci. Ndër çiftet e ndara, sa më e afërt dhe e gjatë të ketë qenë marrëdhënia, e sa më pak alternative të ketë qenë, aq më të mëdha e të shumta do të jenë pasojat .

Divorci është një problem sa juridik aq edhe social dhe kryesisht shkaktohet, kur ndërmjet dy partnerëve është thyer ndjenja, intimiteti, komunikimi dhe padyshim që marrëdhënia nuk funksionon më, duke përfshirë në një stres të përgjithshëm të gjithë anëtarët. Divorci është një situatë tepër stresuese për të gjithë pjesëtarët e familjet që e përjetojnë atë dhe paraqitet si një ndryshim madhor në jetën e individit, të cilit i nevojitet një kohë e konsiderueshme për t'u rikuperuar e adaptuar me të.

Një familje që kalon një proces të tillë gjatë jetës së tij padyshim që përfshihet në një mori çrregullimesh emocionale. Procesi i divorcit mund të rrisë brenda anëtarëve të familjes ndjenja të forta zemërimi, ankthi, depresioni, vetmie, turbullimi dhe mungesë kuraje të dukshme në personalitetin e individëve. Studimet e shumta kanë treguar se zakonisht personat që përballojnë dhe kalojnë me sukses stuhitë e shumta të martesës janë ata individë që:

-Martohen pas moshës 25 vjeçare.Që të dy partnerët janë rritur në një familje të qëndrueshme

-Mbeten të fejuar për një periudhe kohe të gjatë para martese

-Kanë edukim të ngjashëm

-Nuk kanë bashkëjetuar më parë

-Janë të angazhuar në drejtime të ndryshme profesionale

-Kanë moshë, besim dhe edukim të përafërt

Asnjëri prej këtyre parashikuesve nuk është thelbësorë në një marrëdhënie të qëndrueshme, por nëse asnjëra prej këtyre pikave nuk është e vërtete për dikë, atëherë thyerja e marrëdhënies është e sigurtë.

Në vazhdimësi, janë bërë studime të shumta mbi mënyrën e përjetimeve të emocioneve ndërmjet burrit dhe gruas. Ajo që është e sigurt, është se të dyja sekset shfaqin probleme të dukshme psiko-emocionale dhe jo pak herë gjenden në mes të një konflikti të pashpjegueshëm për ta. Por mënyra e paraqitjes dhe transmetimit të këtyre ndjenjave është e ndryshme për ta. Meshkujt në përgjithësi pushtohen nga ndjesitë se ata të vetëm nuk mund t'ia dalin dot dhe se kujdesi mbi veten do të jetë shumë më i ulët se më parë .

Gjithashtu, efekti moshë është shumë i rëndësishëm në mënyrën sesi mund të përjetohen efektet e divorcit mbi individin. Studimet kanë treguar se partnerët e përfshirë në këtë proces, që janë në një moshë mbi mesataren (40 vjeç e lartë ), atëherë dhe pasojat e këtij divorci do të jenë në një shkallë më të ulët vështirësie emocionale. Eksperiencat e mëparshme në fushën emocionale i rrisin individit ndjenjat e besimit dhe vlerësimit mbi veten. Femrat janë më të përfshira në jetën e tyre familjare dhe pas procesit te ndarjes jane më të fokusuar drejt fëmijëve të tyre sesa drejt jetës së tyre private dhe intime.

Efektet e divorcit tek fëmijët

Fëmijët janë ata që shfaqin hapur ndjenja të fuqishme dëshpërimi, agresiviteti, zemërimi dhe frike. Shpesh herë ata ndjehen fajtor dhe të pafuqishëm për ndarjen e prindërve të tyre. Në disa raste ata fajësojnë veten për ndarjen e tyre. Vlen për t'u theksuar se në ato momente që ndodh procesi i ndarjes dhe ndjenjat e fëmijës injorohen totalisht, pa tentuar që të shpjegohen shkaqet e këtij divorci, këta fëmijë do të shfaqin probleme të dukshme në shkollë dhe shoqëri të reflektuar në sjellje, komunikim, bashkëpunim me bashkëmoshatarët si edhe do të përfshihen në vetëvlerësime dhe imazhe të ulëta mbi veten e tyre. Një nga problemet më të dukshme tek ta është se në të ardhmen shfaqin devijanca të ndryshme në komunikim me prindërit e tyre, por edhe në marrëdhëniet intime ku ata përfshihen.

اfarëdo moshë që të jene fëmijët duhet të marrin një shpjegim të mundshëm se cilat janë arsyet dhe kushtet që prindërit e tij po ndahen, në mënyrë të tillë që edhe panorama psikologjike e këtij fëmije të jetë akoma më e qartë. Në qofte se do të studionin një grup fëmijësh me familje të përbëra nga të dy prindërit dhe fëmijët që vinë nga familje të divorcuara, do të kuptonim se disa nga shkaqet që çojnë në zhvillimin e këtyre çrregullimeve janë:

1-Humbja e kontaktit me prindërit -Të dy prindërit, si nëna dhe babai janë burime të rëndësishme për fëmijët. Studimet kanë treguar se divorci ka larguar njërin nga prindërit dhe si rrjedhojë edhe kontaktet me fëmijën janë shumë më të rralla. Një mungesë e tillë sjellë konfuzion në gjendjen psikologjike të tij, të cilit i mungon modeli i prindërimit që ai ka nevojë. Në mënyrë graduale ky model përjashtohet nga fëmija, duke sjellë pengesa në komunikimet e tij të vazhdueshme .

2-Jetë më stresuese familjare -Këta fëmijë duke jetuar nën stres të vazhdueshëm për shkaqe të ndryshme, që mund të jenë, psikologjike, sociale dhe ekonomike mbyten nga presionet dhe konfliktet e vazhdueshme që hasin brenda familjeve të tyre. Si rrjedhojë, ata rriten dhe zhvillohen nën ndikimin e vështirësive të mëdha duke humbur besimin dhe kurajën mbi veten e shoqërinë.

3-Humbja e një ekonomie të qëndrueshme -Duke jetuar vetëm me një prind edhe stabiliteti ekonomik i familjes së ndarë është mjaft i lëkundur, fakt ky i përthithur nga fëmija dhe ndjesia që ai përjeton është ndryshimi ndërmjet tij dhe fëmijëve të tjerë, duke ulur nivelin e imazhit tek vetja.

Fëmijët duhen mbajtur afër dhe t'i përkushtohet sa më shumë kohë e dashuri, në mënyrë te tillë që të mos ndjehen të vetëm dhe fajtor. Më poshtë mund të lexoni 10 këshilla psikologjike, që nga psikologë dhe studiues të shumtë janë quajtur të arta:

1. Duhet në vazhdimësi t'i jepni kurajë dhe t'i nxisni fëmijët tuaj mbi atë çka ata ndiejnë brenda vetes. Nëse kjo nuk realizohet, jepni ju shembullin të parët duke përshirë edhe fëmijën tuaj në të.
2. Bëjeni të qartë se ata nuk janë fajtorë në ndarjen tuaj dhe mundohuni të shpjegoni disa nga faktorët e vërtetë të këtij procesi.
3. Mundohuni të kuptoni sjelljen e fëmijëve tuaj, që jo pak herë mund të manifestohet me ndjenja të forta zemërimi, urrejtje dhe frike ndaj jush.
4. Tregoni të sinqertë me fëmijën tuaj mbi situatën familjare, mbi marrëdhëniet, komunikimin ndërmjet jush.
5. Mundohuni të informoni sa më shumë fëmijën ruaj mbi ndryshimet e shumta që mund të ndodhin në kohët në vazhdim.
6. Vazhdoni t'i përmbaheni rregullave të mëparshme të vendosura nga ju për fëmijët tuaj dhe mos u mundoni të tregoheni tolerant, pasi kjo situatë do të çorientojë edhe më tepër fëmijët tuaj.
7. Mundohuni të kaloni sa më shumë kohë efektive me fëmijën tuaj, në mënyrë të tillë që ai mos të ndjehet totalisht i braktisur dhe të mos fajësoj edhe më shumë veten mbi ndryshimet e ndodhura në familje.
8. ثshtë tepër e rëndësishme që pas procesit të ndarjes, fëmijës t'i krijohet një ambient i qëndrueshëm, i sigurt dhe i ngrohtë.
9. Mundohuni që fëmija juaj të mbajë një kontakt të qëndrueshëm me prindin e larguar nga shtëpia.
10. Në qoftë se fëmija juaj shfaq probleme serioze gjatë dhe pas procesit të divorcit, do të ishte e nevojshme kontakti me një specialist të kësaj fushe në mënyrë të tillë që gjendja e tij psikologjike të mos agravohet më shumë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top