Ju pëlqen muzika? Falenderoni një substancë në trurin tuaj.

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Ju pëlqen muzika? Falenderoni një substancë në trurin tuaj

Mund të jetë Beatles ose Beethoven, njerëzit e pëlqejnë muzikën për të njëjtën arsye që ata pëlqejnë të hanë dhe të kenë marrëdhënie seksuale: Kjo e bën trurin të lëshojë një kimikat që jep kënaqësi, një studim i ri thotë.

Studiuesit gjetën që kjo substancë e trurit është e përfshirë edhe në pritjen e një momenti të veçantë emocionuese të një këngë gjithashtu edhe tek ndjenja që vjen nga ky moment.

Punë të mëparshme kanë sygjeruar tashmë një rol për dopaminën, një substancë që qelizat e trurit lëshojnë për të komunikuar me njëri-tjetrin. Por në studimin e ri, që skanoi trurin e njerëzve kur dëgjonin muzikë, tregon që procesi i lëshimit të dopaminës ndodh direkt.

Ndërsa dopamina normalisht na ndihmon të ndjejmë kënaqësi gjatë të ngrënit ose gjatë marrëdhënieve seksuale, ajo gjithashtu ndihmon prodhimin e euforisë nga drogat e paligjshme. Kjo është aktive në qarqe të caktuara të trurit.

Lidhja me dopaminën ndihmon në shpjegimin pse muzika është kaq shumë popullore në të gjithë kulturat, Robert Zatorre dhe Valorie Salimpoor të Universitetit McGill në Montreal shkruan në një artikull të postuar në internet të ditarit Nature Neuroscience.

Studimi përdori vetëm muzikë instrumentale, duke treguar se zërat nuk janë të nevojshme për të prodhuar përgjigje dopamine, Salimpoor tha.

Studiuesit eksperiementuan me skanimin e trurit në tetë vullnetarët të cilët u zgjedhon për shkak se ata "ndjenin të dridhura" nga momente të veçanta në disa pjesë të preferuara muzikore. Kjo karakteristikë le experimentuesit të studiojnë se si truri i trajton të dyja, pritjen dhe ardhjen e një emocioni në një pjesë muzikore.

Rezultatet sugjerojnë se njerëzit të cilët kënaqen duke dëgjuar muzikë, por nuk ndiejnë "të dridhura" kanë provuar efektin e dopaminës, Zatorre tha.

PET skane treguan se truri i pjesëmarrësve pomponte më shumë dopaminë në një rajon i quajtur striatum kur dëgjonin copa të preferuara muzikore se sa kur dëgjonin pjesë të tjera. MRI funksionale skane treguan se ku dhe kur këto lëshime ndodhën. Dopamina u rrit në një pjesë të striatum gjatë 15 sekondave që të conin drejtë pjesës emocionuese të kengës, dhe në një pjesë tjetër kur më në fund ajo pjesë muzikore fillonte.

Vullnetarët e studimit zgjodhën nga një varietet muzikor - nga klasike dhe xhaz te punk tango dhe madje edhe gajde. Më të njohura ishin Barber's Adagio të Strings , lëvizja e dytë e Simfonisë së Nëntë të Bethovenit dhe Claire de Lune e Debussy.

Dr. Gottfried Schlaug, një ekspert i muzikës dhe trurit në Harvard Medical School, quajti studimin "të përkryer" për kombinimin e teknikave të përdorura. Ndërsa për ekspertët që tregojnë se muzika ndez sistemin e dopaminës, ai tha se puna e re "me të vërtetë e tregon atë."

Nga tbt Times për FV
KarameleZana
 
Back
Top