Ju fryhet barku apo stomaku pas të ngrënit? Ka një zgjidhje

PiNkY

Anëtar i Nderuar
111-600x320.jpg


Përtypja e pamjaftueshme, gëlltitja e shpejtë, por edhe bisedimi gjatë ushqimit janë shkaqet kryesore të mbledhjes së ajrit në stomak. Nëse nuk e përtypni mirë ushqimin, e përtypni edhe ajrin i cili do të mbesë brenda stomakut. Përveçse me përtypje më të lehtë, fryrjen do ta parandaloni edhe nëse hani më pak bukë dhe brumera.

Do të ishte e zgjuar të shmangni ushqimin e njelmët dhe pijet e ëmbla me gaz të cilat përmbajnë flluska të ajrit. Edhe pse perimet e gjalla përmbajnë më shumë përbërës të ushqyeshëm, nëse i zieni, më shpejt do t’i tretni dhe parandaloni fryrjen.

Përveç ushqimit të njelmët dhe të yndyrshëm, në veçanti edhe ushqimi i fërguar ngadalëson tretjen dhe lë ndjenjën e rëndë në stomak. Por, në mes shkaqeve më të shpeshta të fryrjes është intoleranca në laktozë, respektivisht pamundësia e tretjes së sheqerit, i cili gjendet në produktet qumështore.

Por, madje edhe tek ata që nuk e kanë këtë problem, qumështi shpesh shkakton fryrjen. Edhe pse rrepa, lakra, lulelakra, fasulet, thjerrëzat dhe brokoli janë në listën e perimeve të cilat më së shumti shkaktojnë fryrje, kjo nuk do të thotë që duhet tërësisht t’i përjashtoni nga ushqimi. Thjeshte reduktoni konsumin e tyre dhe kombinoni me ato që nuk nxisin atë ndjenjë te pakëndshme, citon noa.

Hani hudhër, por edhe ananas. Ushtrimet të paktën 30 minuta në ditë përshpejtojnë tretjen dhe largojnë lëngjet e tepërta nga trupi. Por fryrjen do ta reduktoni edhe nëse rregullisht hani hudhër, por edhe ananas dhe grejpfrut, të cilët po ashtu lehtësojnë ndjenjën e peshës në sistemin tretës.

Konsumoni jogurt dhe produkte qumështore të cilat përmbajnë koncentrime të larta të probiotikëve, respektivisht të baktereve ‘të mira’ të cilat lehtësojnë tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin.
ditasot.net
 
Back
Top