Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Joani Kapodistria, shqiptari qe u zgjodh kryetar i pare i shtetit grek

  • Nga Lauri
  • Start date Start date
  • - Personalite të shquara Shqiptare /boteror
joanikapodistria_zps38be60c6.jpg

Joani Kapodistria, shqiptari qe u zgjodh kryetar i pare i shtetit grek
Nga raca shqiptare kanë dalë burra që kanë udhëhequr Turqinë, Egjiptin, Italinë, Rumaninë, kanë qenë Papë edhe shumë kryetarë dhe kryeministra të Greqisë ishin me origjinë shqiptare. Nga 100 heronj të Kryengritjes greke të 1821-it, 90 prej tyre janë shqiptarë që sot njihen me emrin arvanitasit. Greqia disa herë është udhëhequr nga mbretërit edhe disa herë ka pasur Kryetar Republike, duke humbur drejtimin nga mbretërit. Nga studimet e mia shumë vjeçare kam nxjerrë biografitë e disa nga kryetarët e shtetit grek që lindën nga raca shqiptare. Kështu, kryetari i parë i Greqisë më 1828 deri më 1831 ishte Joani Kapodistria, më tej kemi më 1924-1926 admiralin Pavlos Kunduriotin, më 1926-ën, gjeneralin Teodor Pangallos, më 1926-1929 kemi përsëri admiralin Pavlos Kunduriotin, 1929-1935 kemi Aleksandro Zaimin, 1971 Jorgo Papadhopulos, edhe sot çamin Karolos Papuliasin. Pra, nga dymbëdhjetë kryetarë që kanë udhëhequr republikën greke nga 1828-ta e deri më sot 2007, shtatë prej tyre rrjedhin nga familje shqiptare. Sot do të shkruajmë për atë burrë që u zgjodh Kryetar i Parë i Greqisë së Pavarur më 1827-ën, Joani Kapodistira, i cili lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1776. Por, disa historianë grekë mëndjengushtë kanë falsifikuar biografinë e Kapodistrisë që ishte shqiptar, duke u munduar të fshehin historinë e vërtetë, por edhe këtë herë ata nuk ia arritën qëllimit dashakeqës, sepse në Greqi ka edhe nga ata studiues që e pranojnë të vërtetën sado që e hidhur të jetë për kombin grek.

Origjina shqiptare e Kontit Joani KAPODISTRIA (1776-1831)

Joani Kapodistria lindi në një familje gjirokastrite. Familja e tij për t’i shpëtuar ndjekjeve të turqve, u vendos në ishullin e Korfuzit. Këtë na e dëshmojnë shumë dokumente të historianëve grekë dhe shqiptarë. Historiani grek, Panajot Arvantinoit në enciklopedinë greke vëllimi i pestë, fq. 402 shkruan se Joani Kapodistria, Kryetari i parë i Greqisë ishte nga lagjja Manalat e qytetit të Gjirokastër.
Edhe historiani tjetër grek, Trifon Evangjelidhi në librin e tij “Historia e Joani Kapodistrias, qeveritar i Greqisë 1828-1831”, shkruan: “Kur u inaugurua në ishullin e Korfuzit monumenti i Joani Kapodistrias më 12 prill 1887, gazetarët grekë në Athinë shkruanin në shtypin e kohës se: Joani Kapodisrias e ka origjinën nga Gjirokastra e Epirit. Ndër ta, gazetarët Vasil Zoto, Teodor Bovo dhe Athanas Petrilli në gazetën “NEA EFHMERIDHA”(GAZETA E RE) të datave 10 dhe 12 maj 1887, deklaronin se Joani Kapodistria ishte nga Gjirokastra.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back