Jo të gjithë pijanecët në Tiranë janë strategë si Çërçilli

FB_IMG_1565356468191.jpg


Të gjithë pijanecët janë llafazanë, qoftë edhe në Facebook. Të gjithë pijanecët kanë gjithçka për të thënë, sidomos për politikën, opozitën dhe Bashën. Të gjithë pijanecët duan të japin mend sidonos pasi kanë shkatërruar me duart e tyre karrierën, dhe miqtë e afërt. Por jo të gjithë pijanecët në politikë janë si Çërçilli. Edhe në 1997 të dëshpëruarit u rekrutuan të parët në komitetet greke të Shpëtimit të Shqipërisë. Tani është radha e Komitetit të Shpëtimit të PD.
Megjithëse falë Churchill, do të jetë gjithmonë një Angli dhe atje do të ketë gjithmonë Johnnie Walker Red.
Është vështirë të përfytyrohet figura e kryeministrit britanik Winston Churchill pa puron e tij të famshme. Por bile dhe më shpesh se me puron havaiane Churchill-i dilte me gotën e uiskit në dorë. Politikani Anthony Eden në shënimet e veta kujton atë fakt, se si Churchill-i pinte uiski me soda (tonik) churchillnë orën 8:45 të mëngjesit. Uiskin ai mësoi ta pijë që në rini e vet, gjatë kohës së luftës anglo-boere. “Kur isha nënoficer gjatë luftës në Afrikën e Jugut uji atje ishte i papijshëm, – tregonte Churchill-i. – Që të mund ta pije atë duhej ta përzije me uiski”. Dhe pasionin pas kësaj pijeje ai nuk e tradhëtoi gjatë gjithë jetës së vet të gjatë. Mazordomi i tij Norman McGowan kujtonte: “Afërsisht një orë pasi kishte ngrënë mëngjesin unë i vija përpara atij gotën e parë të uiskit me soda. Gjatë gjithë ditës ajo nuk ishte kurrë bosh, por e pinte Churchill-i uiskin shumë ngadalë, duke e tërhequr me lezet i shpërqendruar e në mejtime pijen, dhe e shtynte me një gotë dy orë”. Gjatë kësaj duhet thënë, se uiski ishte shumë i holluar me soda, ndërsa kubat e akullit arrinin të shkriheshin plotësisht. Kështu që uiski i binte të ishte tejet i holluar. Vetë Kryeministri britanik e quante këtë përzierje “solucion për shpëlarjen e gojës”. Pas të ngrënit Churchill-i preferonte të pinte verë porto dhe brendi. Praktikisht çdo ditë ai i bënte nderimet e merituara shampanjës së preferuar. Gjatë kohës së takimeve të “Treshes së Madhe” në vitet e Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill-i provoi konjakun armen dhe atë gjeorgjian. Tregojnë, se më pas Churchill-i ia porosiste Stalinit këtë konjak me arka. Po, vërtet, Winston Churchill pinte shumë dhe personat që e njihni nga afër atë dëshmojnë: “Për atë të ngrënit pa pije nuk quhej e ngrënë”. Por zor se do të gjendet ndonjë njeri i cili ta ketë parë gjatë kësaj të dehur ndonjëherë atë. Ai është shprehur se “ka marrë më shumë nga alkooli sesa alkooli ka marrë nga ai”. Pra, kjo është fitorja e tij…

/Faktor
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top