Jo, Shqipëria nuk fitoi!

lg.php

764473f6-c596-4fe6-b6ad-269cb48a7646.jpg

lg.php

lg.php

lg.php

Edi Rama e mbylli fjalimin triumfalist në Sheshin Skenderbej, duke huazuar sloganin e kundërshtarëve në zgjedhje, tek tha; Shqipëria fitoi. Por ka një të pavërtetë këtu. Sipas numërimeve, fitoi gjithë përzierja e dyshimtë, dhe makineria e kapjes së votës që ai aplikoi në këtë betejë elektorale.
Dhe sa më shumë të jetë vënë në punë kjo makineri, sa më masivisht të jetë përdorur ajo, aq më shumë ka fituar rilindja pushtet e privilegje, dhe aq më shumë ka humbur Shqipëria.
lg.php
Në një proces të tillë zgjedhor, me të dhëna personale të vjedhura për 1 milionë njerëz, me kërcënime skandaloze të administratës, ku çdo i punësuar është urdhëruar të marrë edhe votën e familjarëve dhe të afërmve, me një pazar të bollshëm të blerjes së votës me 50 mijë lekësha, me njërën palë që shfrytëzon asetet publike, me garën e pabarabartë, e sidomos me bandat në shërbim të qeverisë, Shqipëria hiçmosgjë ka fituar, në të kundërt ka lënë kockat pasi sërish tregoi faqe botës se nuk është në gjendje të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme.
lg.php
Kjo është drama e madhe. Ka më pak rëndësi në fund se cili e merr qeverinë. Aty Shqipëria mund të fitojë, mund të fitojë pak, mund të rrezikojë.

Por vendi është e sigurtë se humb kur nuk garantohet vota, shprehja e vullnetit të njerëzve.
Sepse prishet themeli ku një atdhe, një republikë, një sistem qendron.
Me themel të dëmtuar, asnjë vend nuk mund të shkojë larg.

Në mesazhin e tij nga sheshi Skenderbej Edi Rama nuk pranoi në asnjë moment që procesi të kishte probleme, edhe pse është përgjegjës për zgjedhjet, edhe pse në deklaratën paraprake, ODIHR konstatoi shumë parregullsi. Ai u soll si Çezar romak, dhe bëri edhe zemërdhëmbshurin herëdokur, për kundërshtarin. Foli si prift, ndërkohë që fort mirë e di se sa shumë djallëzi e mbrapshti kishin zgjedhjet e 25 prillit.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha la të kuptojë se do të kthehet në institucione, do ta pranojë rezultatin, por do të luftojë e do të provojë se zgjedhjet ishin të manipuluara. Do t’i prijë betejës për të kthyer demokracinë, siç u shpreh. Me gjasë kësaj radhe edhe me më shumë forcë, duke qënë se më e pakta, grupi i tij parlamentar do të ketë 59 deputetë, 15 më shumë se në zgjedhjet e fundit.
Dhe ndoshta nga kjo betejë e shpallur sot, Shqipëria ka shumë ç’të fitojë. Çdo përpjekje për votën e lirë nga çdokush ja vlen.

/Mapo.al
 
PD mori mandatet qe i kish marre LSI , asnje risi
dhe nese PD nuk fillon te reflektoj mbi cberi gabim e mire ska gje ne vije
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top