Jeto pa kancer!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Duke zbatur 12 rregullat e mëposhtme ju mund të ulni rrezikun ndaj kancerit. Gratë të cilat zbatojnë vetëm njërën ose asnjërën nga 12 këshillave të Institutit Amerikan për hulumtimet e tumoreve kanë 35% shanse të sëmuren nga kanceri dhe 42% më shumë shanse të vdesin se sa gratë që i përmbahen së paku 9 rregullave. Cilat janë këto 12 rregulla?

1. Mos pini duhan
2. Mbani indexin e masës trupore nën 25

3. Të mos trasheni më shumë se 4 kg mbas 18 vj

4. Ushtrime të lehta për çdo ditë
5. Ushtrime energjike të rregullta javore
6. Pesë apo gjashtë herë në ditë të hani fruta dhe perime
7. Shtatë herë të hani ushqime të pasura me karbohidrate komplekse
8. Përdorim i kufizuar i ushqimeve të fabrikuara dhe të përpunuara dhe sheqerna të rafinuar
9. Shmangni çdo lloj pije alkoolike
10. Të hani maksimalisht 90 gram mish te kuq ne dite
11. Konsum i kufizuar i ushqimeve te pasura ne indyrna
12. Konsum i kufizuar i kriper
 
Redaktimi i fundit:
nr i te semurve me kancer eshte rrit shume kohet e fundit....kto keshillat me duken paksa efikase.....
 
Kanceri eshte ereditar, dmthn transmetohet nga prindrit...
Po ashtu dhe gjith ushqimet me E qe kan ndikojne negativisht...
Mos them me per duhan+ alkool+ droge
 
Identifikohet kodi gjenetik i kancerit të lëkurës dhe mushkërive


Shkencëtarët thonë se kanë arritur të identifikojnë në tërësi kodin gjenetik të dy nga format më të shpeshta të kancerit- atij të lëkurës dhe të mushkërive.

Ky rezultat mund të shënojë kthesë në të kuptuarit e këtyre sëmundjeve, të detektimit të hershëm dhe shërimit të tyre, thonë ata.

Hulumtuesit britanikë thonë se këto informacione mund të çojnë drejt një kthese të madhe sa i përket parandalimit, duke përcaktuar se cilët faktorë shkaktojnë sëmundjen, dhe kështu mund të zhvillojnë mënyra për shërimin e atyre që vuajnë nga këto sëmundje.

Megjithatë, ekspertët thonë se do të duhen disa vite derisa të prodhohen barnat e reja kundër kancerit.
•rel•
 
Zbulohet ilaci kunder kancerit

Zbulohet ilaci kunder kancerit
Shkencetaret kane zbuluar nje ilac qe prodhohet nga nje kerpudhe e eger, i cili mund te luftoje kancerin.

Nje grup studiuesish nga Universiteti i Notingamit beson se puna e tij mund te ndihmoje ne berjen e ilaceve me efikase per te trajtuar lloje te ndryshme kanceri.

Kordicepina, e perdorur zakonisht ne mjekesine kineze, u nxorr nga nje lloj i rralle kerpudhe qe rritet tek larvat.

Studimi do te shfaqet se shpejti ne nje reviste shkencore. Kerpudha qe permban kordicepine eshte studiuar disa here nga kerkuesit, per here te pare ne vitin 1950.

Gjithesesi, edhe pse ilaci duket premtues, ai e humbet shpejt efektin ne trupin e njeriut.

Ai mund te jepet i kombinuar me nje ilac tjeter per te shmangur kete gje, por ilaci i dyte mund te kete efekte anesore qe kufizojne fuqine e tij.
•tch•
 
Titulli: Jeto pa kancer!

1. Mos pini duhan ( nuk e pi sepse preferoj ti harxhoj leket me embelsira....)
2. Mbani indexin e masës trupore nën 25 ( ktu jam mir... )

3. Të mos trasheni më shumë se 4 kg mbas 18 vj ( dhe ktu jam mir....)

4. Ushtrime të lehta për çdo ditë ( ncuq..... zakonisht shtrri..... relax .... ul ne shkoll...ul ne metro..ul ne autobus...)
5. Ushtrime energjike të rregullta javore (sic thash dhe me siper sporti im eshte gjumi.... )
6. Pesë apo gjashtë herë në ditë të hani fruta dhe perime ( ket gje do donte dhe mami im por..... un po pata haj vetem kumlla...qershi....rrush te bardh kokerrmadh ... fiq dhe portokalle....zdu as kiwi as dardha as moll )
7. Shtatë herë të hani ushqime të pasura me karbohidrate komplekse
8. Përdorim i kufizuar i ushqimeve të fabrikuara dhe të përpunuara dhe sheqerna të rafinuar (i haj cdo sek ... )
9. Shmangni çdo lloj pije alkoolike ( ket se bej me verte dot... )
10. Të hani maksimalisht 90 gram mish te kuq ne dite (kjo eshte sidomos per anemiket....po ma ka nxi mami jeten me ket gje... )
11. Konsum i kufizuar i ushqimeve te pasura ne indyrna ( si kam qef... )
12. Konsum i kufizuar i kriper ( se bej dot ..... un perdor tonellata krip )

ps....se vras fort trrunin sepse mendoj qe eshte mrekulli qe shpetova...tpakten ..shpresoj per tani... take it easy
 
Titulli: Jeto pa kancer!

Ushqimi i duhur parandalon paraqitjen e kancerit

Shumë studime të kryera në të gjithë botën kanë provuar se një e treta e tumoreve malinje mund të parandalohen, duke përmirësuar mënyrën e të ushqyerit. Rekomandimi kryesor për të realizuar këtë është : “ Të konsumosh ushqime në mënyrë të vazhdueshme, ushqime me origjinë vegjetale, me një tavolinë sa më të pasur me fruta dhe perime, sallata dhe cereale jo të rafinuara në mënyrë industriale”. Këto mënyra të të ushqyerit duhet të përvetësohen si rregulla të nevojshme për të qenë të shëndetshëm. Ushqimet me natyrë vegjetale aktivizojnë funksione të ndryshme të qelizave, si dhe atyre të sistemit imunitar, dhe ky aktivizim arrin deri në funksionet hormonale dhe metabolike. Më poshtë po radhisim disa rregulla mbi mënyrat sesi mund të shtrojmë një tavolinë të pasur, në mënyrë që jo vetëm të shijojmë një meny të shijshme, por edhe të shmangni sëmundjet e ndryshme e veçanërisht kancerin.

Dieta dhe
niveli i insulinës
Objektivi dhe synimi kryesor i dietës së propozuar ka të bëjë me reduktimin e nivelit të insulinës në gjak. Insulina ndikon në rritjen e nivelit të hormoneve seksuale dhe faktorit të rritjes të tipit të parë. Po ashtu sjell edhe nivel të lartë të plazmës dhe të gjitha këto parametra të cilat kanë ndryshuar nivelin e tyre në gjak mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit. Niveli i insulinës normalisht rritet pas çdo vakti, aq më tepër kur ushqimi i konsumuar në një vakt është tepër i rënduar në cilësi dhe sasi, me sheqerna të tretshme në mënyrë të përshpejtuar, prandaj pas një dreke të pasur niveli i glikemisë rritet në mënyrë të ndjeshme. Në fakt, funksioni i insulinës është për të nxitur futjen e glukozit në qeliza, dhe pankreasi prodhon insulinë sa herë që niveli i glikemisë rritet. Ky funksion i insulinës është i kushtëzuar nga prania e mbi-dhjamosjes së membranave të qelizave, që shkaktohet nga konsumimi i shumë produkteve të djathërave dhe mishi jashtë një diete normale. Edhe proteinat, e veçanërisht proteinat me prejardhje shtazore, favorizojnë një prodhim të bollshëm të insulinës dhe hormonit të rritjes. Për të mbajtur nivele të ulëta të insulinës dhe të hormonit të rritjes do të ishte e nevojshme të reduktohej: marrja e kalorive çka do të thotë që duhet të hamë më pak, të ulet konsumimi i ushqimeve që rrisin nivelin e glikemisë, të reduktohet marrja e produkteve dhjamore dhe të yndyrshme, si dhe të shmanget marrja në sasi të lartë e proteinave me origjinë shtazore.

Yndyrat dhe kaloritë e tepërta
Strategjia e emërtuar “Diana” ka të bëjë me reduktimin e furnizimit me kalori, duke konsumuar ushqime sa më të pasura me vitamina dhe proteina e karbohidrate në sasinë e nevojshme, në mënyrë që të mos provokojë mbingopjen e qelizave me kalori. Prandaj produktet natyrore dhe më pak ato të rafinuara të prodhuara në mënyrë industriale, nga njëra anë furnizojnë me energji dhe lëndë ushqyese dhe nga ana tjetër përmbajnë pak yndyra që do të thotë pak kalori. Triku konsiston në gjetjen dhe zbatimin e një mënyre të duhur gatimi për cerealet dhe perimet, në mënyrë që shija të shoqërohet edhe me përthithjen në gjak të shumë përbërësve të rëndësishëm për organizmin. Ushqimet të cilat rrisin nivelin e glikemisë dhe që duhet të reduktohen janë ato të përgatitura nga drithërat, si makaronat, pastat, tortat. ثshtë më mirë të konsumohet bukë e bardhë.ks
 
Titulli: Jeto pa kancer!

Dhjetë hapa për të mbrojtur kundër kancerit Zbulimet më të fundit të shkencës për të parandaluar tumoret

Një vëllim i Fondit Global për Cancer Research (WCRF) për dietë dhe kancerin e identifikon dhjetë rregulla për të parandaluar kancerin. Fondi global për Cancer Research (WCRF), misioni i të cilit është që të promovojë parandalimin primar të kancerit përmes hulumtimeve dhe përhapjen e njohurive në lidhje me shkaqet e tyre, ka përfunduar një punë e rishikimit të të gjitha studimet shkencore për marrëdhëniet midis ushqyerit dhe kancer. Qendra ka ndihmuar më shumë se 150 studiues, epidemiologë dhe biologë, të disa qendrave kërkimore ndër më prestigjiozet në botë. Libri, në dispozicion në këtë faqe është shumë i kujdesshëm në përfundimet, të cilat janë përmbledhur në 10 rekomandimet. A janë rezultatet e hulumtimit më të forta që shkenca ka arritur deri tani.
1. Të qëndroni të shëndetshëm për gjithë jetën
Për të ditur nëse pesha juaj është në një gamë të pranueshme, është e dobishme për të llogaritur Body Mass Index (BMI = pesha në kg ndarë nga lartësia në metra katror: p.sh. një person me peshe 70 kg dhe një lartësi prej 1,74 ka një BMI = 70/(1,74 x 1,74) = 23.1.), e cila duhet të mbetet poshtë në varg konsiderohet normale (në mes 18,5 dhe 24,9 sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ).
2. Qëndroni aktivë çdo ditë
Në thelb vetëm një aktivitet fizik me një ecje shpejtë për gjysmë ore në ditë, dhe do të ndjehemi në formën më të mirë, megjithatë, do të jenë të dobishme për ushtrimin deri në një orë praktikë apo një sport ose punë më sfiduese. Përdorimi i makinave për udhëtim dhe koha e kaluar duke shikuar televizion janë faktorët kryesorë që favorizojnë një mënyrë jetese sedentare për popullatën urbane.
3. Limitoni ushqimet me kalori
Limitoni ushqimet me kalori me densitet të lartë dhe shmangni konsumin e pijeve të ëmbla. Janë në përgjithësi ushqimet me densitet të lartë të energjisë se rafinuar industriale, të gatuara dhe të paketuara, që përmbajnë sasi të lartë të sheqerit dhe yndyrna, të tilla si ushqime të shpejta. Nëse herë pas here mund të hani një ushqim shumë të ëmbël ose me yndyrë, por kurrë në baza ditore, përdorimin e pijeve të karbonizuara dhe me sheqer duhet të shmanget, sepse edhe ato japin kalori të bollshme pa arritur ndjenjën e ngopjes.
4. Përdorni ushqime të freskëta
Dieta, baza e tyre është kryesisht në ushqimet me origjinë bimore, me drithëra të rafinuara dhe jo industriale në çdo vakt dhe një varietet të gjerë të perimeve dhe frutave. Duke shtuar perimet dhe frutat janë rekomanduar të paktën pesë racione në ditë (rreth 600g), është vërejtur midis perimeve nuk duhet të llogariten patatet.
5. Kufizoni mishin e konservuar
Mish i kuq përfshin mish deleje, mish qengji, derri dhe viçi. Ai nuk rekomandohet, por për ata që është mësuar të hanë nuk rekomandohet që të tejkalojë 500 gramë në javë. Vini re ndryshimin mes termi "limit" (për mish i kuq) dhe "shmangur" (për të ruajtur e mishin, duke përfshirë çdo formë të mishit të konservuar, salsiçe, sallam), për të cilat askush nuk mund të thotë se ka një prag nën të cilin ndoshta nuk ka rrezik.
6. Kufizoni pijet alkoolike
Kjo nuk rekomandohet, por për ata që konsumojnë është rekomanduar që të jetë i kufizuar në një sasi të barabartë me një gotë verë (120 ml) në ditë për femra dhe dy burra, vetëm në kohën e drekës. Shuma e alkoolit të përfshirë në një gotë verë është gati e barabartë me atë të përfshira në një kanoçe birrë dhe një gotë raki apo liker.
7. Kufizomi sasinë e marrë të kripës
Nuk ju nevojitet më shumë se 5 gramë në ditë dhe ushqime të ruajtura në kripë. Pastaj të siguruar gjendje të mirë të ruajtjes së drithërave dhe perimeve që keni blerë, shmangni të nxehtit dhe të lagështinë.
8. Sigurimi i një përbërësi thelbësor nëpërmjet ushqimit. Prandaj kushtojini rëndësi ushqimeve të ndryshme. Marrja e shtesave ushqimore (vitamina ose minerale) për parandalimin e kancerit është e rëndësishme.
9. Ushqeni me qumësht gjiri fëmijët për të paktën gjashtë muaj.
10. Brenda kufijve të disa studimeve në dispozicion në parandalimin e tumoreve, rekomandimet për parandalimin e kancerit të zbatohet gjithashtu edhe për ata persona që janë tashmë të smëurë.TO
 
Titulli: Jeto pa kancer!

Si të diagnostikohet kanceri i gjirit në fazat e para Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes dhe këshillat e mjekëve

Në ditët e sotme numri i femrave të diagnostikuar me kancer në gji është rritur ndjeshëm. Po ashtu shumë femra të njohura të botës së filmit dhe të spektaklit janë të prekura nga kjo sëmundje, dhe as statusi i tyre shoqëror dhe as pasuria e tyre marramendëse nuk janë garantë për kurimin e sëmundjes. Në të gjitha rastet, femrat me këtë diagnozë mundohen të bëjnë gjithçka munden për ta eliminuar, duke përdorur metodat e fundit të diagnostikimit modern.
Rreziku
Faktorët rrezikues janë të shumtë dhe secili ka shkallën e vet të ndikimit. Në bazë të studimeve, kjo sëmundje është gjenetike dhe ka lidhje familjare. Një faktor tjetër është shmangia e dhënies gji, sepse kjo lejon rritjen e disa qelizave jo normale. Këshillohet ushqyerja e foshnjës për një periudhë të shkurtër, të paktën gjashtëmujore. Gjëja më e mirë do të ishte nëse do t’i jepnit gji fëmijës 9-10 muajt e parë. Po ashtu edhe mungesa e aktivitetit të rregullt seksual përbën rrezik për shfaqjen e kancerit të gjirit. Faktorë të tjerë janë abortet, stresi kronik, injektimet në gji, qëndrimi i tejzgjatur në diell, mënyra jo e shëndetshëm e jetesës, obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike.
Parandalimi
Edhe nëse zbuloni se jeni një kandidat me rrezik të madh për prekjen nga kanceri i gjirit, nuk duhet të shqetësoheni tepër. Ashtu si shumë sëmundje të tjera, ju mund të minimizoni rrezikun e kancerit në gji, duke marrë masa parandaluese në kohën e duhur.
Duke u përpjekur t’i shmangeni faktorëve të mësipërm, të këshilloheni shpesh me mjekun dhe të ndiqni këshillat e duhura. Por duhet të jeni gjithmonë të kujdesshme sepse të qenit femër bën që të jeni gjithmonë të ekspozuara ndaj rrezikut të përhapjes së kancerit të gjirit.
Diagnostikimi
Diagnoza e tumoreve të gjirit përfshin teknika diagnostikimi fillestare dhe të diferencuar. Mjekët këshillojnë që faza e parë të jetë një vetekzaminim duke prekur me kujdes gjoksin në mënyrë që me mollëzat e gishtave të dalloni ndonjë gjëndër të pazakontë. Në rast se dallohet diçka e tillë duhet t’i drejtoheni mjekut specialist. Por këto metoda janë të pamjaftueshme për matjen e masës aktuale tumorale si dhe përcaktimin e diagnozës së saktë. Kjo është arsyeja sepse përdoren teknika diagnostikuese diferenciale si mamografia dhe ekzaminimi me ultratinguj. Mamografia është fotografimi i gjoksit, duke përdorur rrezet X ose infra. Zakonisht përdoret për zbulimin e rritjeve të parregullta. Mamografia lejon diagnostikuesit të zbulojnë fazën e parë të kancerit në gji në 50 deri 70 për qind të rasteve. Ekzaminimi me ultratinguj, veçanërisht nëse përdoret së bashku me mamografinë, është një teknikë efektive diagnostifikuese për prodhimin e një figure më të mirë të tumorit. Sa më i vogël të jetë tumori, aq më i madh është shansi për ta shëruar atë. Prandaj në rast shqetësimesh është mirë që të ekzaminoni gjirin tuaj nga një specialist i kualifikuar. Nëse sëmundja kapet shpejt, shanset tuaja për ta eliminuar atë janë të mëdha. Rreziku i kancerit të gjirit sa vjen e rritet me kalimin e moshës. Kjo është arsyeja që duhet të bëni kontroll të rregullt, të paktën një herë në vit, sidomos kur i keni kaluar të 40-at.
Teknikat moderne të zbulimit të kancerit
Mamospektrometria konsiderohet si teknika më moderne e zbulimit të kancerit në fazën e parë. Në fillim të diagnozës, pacienti merr tableta të caktuara, i cili është një agjent kimik. Më pas, një aparat specifik i cili aktivizohet për ekzaminimin e gjëndrave të gjirit dhe më pas këto të dhënat futen në kompjuter. Kjo teknikë i lejon mjekët të zbulojnë nëse ka apo jo një rritje të pakontrolluar të qelizave të gjirit. Krahasuar me teknika të tjera diagnostikuese, mamospektrometria ka disa avantazhe. Kjo teknikë mund të përdoret për ekzaminimin e pacienteve shtatzënë, ekspozimi ndaj rrezeve është në shkallën më të ulët, e gjithë procedura nuk zgjat më shumë se pesë minuta dhe së fundi kjo teknikë mund të zbulojë tumorin, nëse masa e tij është më e vogël se 5 milimetra.

Rëndësia e të ushqyerit dhe vaji i ullirit

Sigurisht, sa dhe çfarë hamë ka një ndikim të madh në rrezikun e tumorit të gjirit. Studiues të shumtë të cilët merren me studimin e kancerit, në studimet e tyre më të fundit tregojnë se yndyrat dëmtojnë jo vetëm gratë që i marrin, por edhe fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë ose fëmijën gjatë ushqyerjes me gji. Shkencëtarët kanë treguar se marrja e një aspirine në ditë redukton me rreth 25 për qind rrezikun e kancerit në gji, ndërsa kanë zbuluar se dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit të mbron nga kanceri i gjirit, për shkak të acidit oleik që gjendet në vajin e ullirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan, se ky acid e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret. Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të tumoreve epiteliale, përqindja e sëmundjes rritet me rritjen e moshës. Për tumorin në gji, grafiku është në rritje deri në menopauzë, pastaj zvogëlohet në vitet e para të menopauzës, për të rinisur rritjen me kalimin e moshës. Kështu, në më shumë se 80 për qind të rasteve, tumori në gji prek gratë mbi 50 vjeçe. Prandaj ka rëndësi këshillimi me mjekun specialist dhe diagnostikimi. Termografia përdoret gjerësisht në praktikën klinike bashkëkohore për matjen dhe regjistrimin e nxehtësisë, e cila shkaktohet nga pjesë të ndryshme të trupit ose gjëndrave të gjirit. Nxehtësia që lëshon trupi në pjesë të ndryshme matet në bazë të qarkullimit të gjakut në enë, kështu që qarkullimi i ngadaltë i gjakut prodhon më pak nxehtësi.TO
 
Grate i tremben me shume tumoreve

Grate kane me shume frike nga tumoret dhe per kete shkak kalojne ne depresion.

Shumica e tyre kane frike nga kanceri i gjirit dhe nje ne dy, mendon se do ta kete gjate jetes se saj.

Te dhenat vijne nga nje studim i Observatorit Kombetar te Shendetit te Gruas ne Itali, pasi u intervistuan 1.016 gra nga mosha 30 deri ne 70 vjec.

Po perse e gjithe kjo frike?

"Grate njohin efektet e semundjeve tumoriale dhe besojne se do t'i hasin ne jeten e tyre ose tek njerezit shume te afert. Friken me te madhe ato e kane pasi nuk besojne te kurimet dhe ne rast se u ndodh te kene kancer te gjirit tremben aq shume sa kalojne ne depresion”, thone ekspertet e studimit.
 
Titulli: Jeto pa kancer!

Kto grate qe kan frike...se dine qe edhe efekti psikollogjik ka shume te bej ne prodhimin e nje kanceri?
Ka persona qe kan bere kancer vetem sepse kan qen te tmeruar nga ideja se mund te bejne, ose se kan lexuar per kete subjekt, ose se nje mik i tyre ka vuajtur nga kjo gje.
Nqs e kontrollon veten regullisht sduhet te kesh frike...
Ne pjes me te madhe, kanceri qe kapet ne etapat e para sherohet...
 
Titulli: Jeto pa kancer!

Shpëtimi nga kanceri


Sipas disa studimet me te reja kane vërtetuar se bakteret e dobishme nga produktet e qumështit me probiotikë i zbusim pasojat e alergjisë.


Sipas shkencëtarëve nëse përdoren ne mënyrë preventive te pacientet qe kane predispozitë gjenetike për alergji e zvogëlojnë rrezikun qe te sëmuren për 50%.

Probiotikët gjithashtu e zvogëlojnë ne zorre numrin e baktereve qe shkaktojnë kancer, si dhe mund te pengojnë zhvillimin e qelizave te tumorit. //keshilla
 
Një jetë pa kancer


NJث JETث PA KANCER

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Duke zbatur Rregullat e mëposhtme mund të ulet Rreziku ndaj Kancerit.


1. Mospirja Duhan !

2. Mbajtja e Indeksit të Masës trupore nën 25 =IBM !

3. Të mos shtoni Peshë më shumë se 4 kg pas moshës 18 !

4. Ushtrime të lehta për çdo Ditë !

5. Ushtrime energjike të rregullta javore !

6. Në çdo Ditë të ushqeheni me Fruta të pastërt dhe Perime !

7. Ushqime të pasura me Karbohidrate komplekse !

8. Përdorim i kufizuar i Ushqimeve të fabrikuara dhe të përpunuara dhe sheqerna të rafinuar (Konservat) !

9. Shmangeni çdo lloj Pije alkoolike !

11. Konsumim i kufizuar i Ushqimeve te pasura me Yndyrna !

12. Konsumim me Kripë i kufizuar ...!



KUJDESI ثSHTث I RثNDثSISHثM !




 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top