Jetimët e gjakmarrjes janë rritur, por gjakmarrja po i vret edhe ata

E**A**

Antarë i Respektuar

Alida Cenaj

Diçka me shumë se tetë vjet më parë, një grua e nderuar biznesi më telefonoi për të më thënë se kish vendosur të udhëtonte drejt rrethinave e Shkodrës për të ndihmuar familjet e ngujuara prej gjakmarrjes, me ushqime. Prej një miqësie të lidhur gati rastësisht, më kërkoi ta shoqëroja. Ishte prag festash fundviti e me këtë sebep, një kamion i ngarkuar me miell e ushqime të tjera bazë, u nis drejt Shkodrës.

Puna si gazetare më ka lidhur me njerëz e ngjarje nga më të ndryshmet, prandaj kur u nisa për në Shkodër asokohe nuk prisja të gjeja surpriza. Kisha parë edhe më parë varfëri ekstreme, padrejtësi, absurde shqiptare dhe deri diku e paramendoja çfarë na priste. Deri diku, por asnjë moment nuk pata menduar se në fakt ajo që gjetëm në ato familje, do të kapërcente çdo njohuri e realitet me të cilin isha përballur deri atëherë.

Nuk do ta harroj kurrë atë ditë të ftohtë dhjetori që ma trazoi ekzistencën për muaj me radhë. Të thuash varfëri ekstreme ishte pak. Në të gjitha familjet që vizituam – dhe nuk ishin pak – të zotët e shtëpisë (burrat pra), – të ngujuar pse dikush në fis kish vrarë dikë – ose ishin të degraduar nga pija, ose dergjeshin në një cep minderi të sëmurë, ose u fshehën prej nesh, ose ishin tretur diku në ndonjë vend të paditur.

Një tufë fëmijë na prisnin tek dera në çdo familje, me nënën në krye, më i vogli 2-3 vjeç e më i madhi ndoshta 10 vjeç. Fëmijë të trembur deri në palcë pa e ditur pse e prej kujt, të hutuar, të paushqyer, me atë vështrimin e bardhë, krejt bosh… therëse në shpirt mënyra mekanike – e urdhëruar me sy prej nënës – për të shprehur mirënjohjen për ushqimet që dukej sikur u kishin rënë nga qielli.

Asnjëri nuk shkonte në shkollë. Edhe pse fëmijë, asnjëri prej tyre nuk e kalonte gardhin e oborrit. Atë kohë pat ndodhur një vrasje për gjakmarrje e bashkë me gjyshin që kish qenë shënjestra, pat mbetur e vrarë edhe një vajzë e vogël që ishte me të në arë, dhe kjo e kishte shtuar akoma më shumë tmerrin ndër ta. Përveç grave askush nuk e shikonte dritën e diellit, madje edhe për vizitën tonë dhe ushqimet, shoqëruesja jonë – mësuese që i ndihmonte ata fëmijë vullnetarisht me mësime e libra – kishte hyrë në bisedime ditë më parë me gjaksit, që të na lejonin. Shtet brenda shtetit. Institucion….

Mu kujtuan ata fëmijë dje, kur Florjani vetëm 17 vjeç, vrau në Lezhë një 65-vjeçar për të marrë hakun e të atit, i vrarë 10 vjet më parë nga vëllai i viktimës. Florjani mund të ishte një nga ata fëmijë që i kam takuar 8 vjet të shkuara. Ai është vetëm një prej viktimave të gjakmarrjes që ka 30 vjet që vërdalliset nëpër Shqipëri e merr jetë njerëzish, krejt jashtë kontrollit. Ai është vetëm njëri prej jetimëve të gjakmarrjes shqiptare që vret për Kanun, por as ia ka idenë se çfarë është Kanuni.

Në të njëjtën ditë, Florjani kishte humbur të atin dhe të ëmën. Dje ai preu edhe jetën e vet në mes. A thua u kujdes kush për traumën e këtij fëmije, atëhere kur humbi prindërit?

A merret kush me traumën që përjetojnë qindra të tjerë që, sot e gjithë ditën, jetojnë të ngujuar?

A e dini se ata fëmijë rriten me ligjin e vdekjes së sigurtë: “për tu vrarë ose për të vrarë”. A e dini në familjet e tyre, në zgrip të mbijetesës dhe absurdit, pakush është aq fatlum sa ti shpëtojë fatit të paracaktuar?

Florjani nuk priti me shumë se të mbushte 17 vjeç për të marrë hakun e të atit. Unë di edhe ngjarje të tjera akoma më të dhimbshme, djem 17 vjeçarë dhe më të rinj, që kanë thyer rregullat e ngujimit e i kanë dalë plumbit përpara me vetëdije pse nuk duronin dot më.

Sot ata janë thjeshtë statistika.

Florjani është vetëm një, që kronika e zezë i dha zë, por gjakmarrja është shumë më e thellë se rasti i një 17 vjeçari jeta e të cilit është shkatërruar 10 vjet të shkuara. Dje, ky shkatërrim, vetëm sa u zyrtarizua.

P.S. foto e shkrepur në një nga familjet e ngujuara në rrethinat e Shkodrës, 8 vjet më pare / Balkanweb.com
 
Shteti ka gjera tjera me te rendesishme se sa keto ekstreme njerzore!
Te zihen neper parlament,te shajne te bejne.
Eh, se kane te lehte as ata jeten.
 
Ehh kanuni esht ligj i forte per kto .
Por te vje inat se si nena tyre nuk e mbajti dot veten tpakten per femijet qe tmos luajn mileti me to se normal kur nuk ke prinderit domosdo do jesh pa mbeshtetje pa kultur pa asgje prej gjeje e ste meso njeri sot . Ja ku erdhi sot dita qe te beje nje vrasje ky djali dhe te regniatrohet si gjakmarres pavarsisht qe ishte gjakfales!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top