Jeta ne Antraktide

MasteR

I'm offline
Bota e nënujshme në skajin më jugor të globit, tashmë mund të monitorohet me ndihmën e një pajisjeje të telekomanduar

Pasi ka qëndruar për mijëra vjet i mbuluar, një pjesë e fundit të oqeanit Antarktik tashmë është i arritshëm dhe përfaqëson një nga ekosistemet më pak të llogaritshme të botës, që tani janë studiuar nga një grup prej 52 biologësh gjermanë.

Kolapsi i platformës së akullit Larsen A, e larguar nga pjesa e tokës në vitin 1995 dhe Larsen B, që ka pasur të njëjtin fat në vitin 2002 ka hapur një gjir të thellë bregdetar në Antarktidë, duke i lejuar anijeve "Polarstern" të çojnë deri në fund një ekspeditë monitorimi të ujërave deri në 850 metra thellësi, për projektin "Census of Antarctic Marine Life".

Kësaj ekspedite do t‘i shtohen edhe 13 të tjera të programuara për vitin polar ndërkombëtar. Sipas raportit të bërë të ditur nga "Intergovernmental Panel on Climate Change" (IPCC), ky kënd i Antarktidës është pjesa më e ekspozuar e ndryshimeve globale klimaterike. Falë një teknike të sofistikuar vëzhgimi janë marrë kampione, nëpërmjet një pajisjeje të telekomanduar, të kompletuar me telekamera. Biologët e "Polarstern" kanë shkrepur pafundësisht foto të jetës nënujore, një pjesë e të cilave tregojnë pamje të krijesave aspak familjare, që ndoshta mund të jenë edhe specie të reja.

"Kolapsi i platformës së Larsen mund të na thotë shumë gjëra të reja për ndryshimet klimaterike mbi biodiversitetin ujor dhe funksionin e këtij ekosistemi", ka shpjeguar Julian Gutt, një biolog detar i "Alfred Wegener - Institute for Polar and Marine Research" dhe shef i ekspeditës. "Deri në këtë moment shkencëtarët nuk mund të bënin asgjë, përveç vëzhgimit të jetës nënujore duke "spiunuar" nëpërmjet kolonave praktike të mbulimit të akujve. Tani jemi në pozicionin për të plotësuar atë që e shihnim më oportune, në një prej ekosistemeve detare më pak të shqetësuara nga aktiviteti njerëzor në të gjithë planetin".

Në Antarktidë bën vapë

Duket paradoksale, por në Antarktide bën shumë vapë. Nga një analizë e të dhënave të mbajtura me topa atmosferike, rezulton se kontinenti i akullt duket se riprodhon të njëjtën ngrohje globale, por variacionet janë amplifikuar tri herë. Për sa u përket temperaturave të ajrit, problemi është akoma edhe më i rëndë: ngritja e temperaturës mesatare ka qenë me 2,6 gradë celsius në 50 vitet e fundit, një ndryshim i barabartë me 5 herë më shumë se mesatarja globale. Sipas John Turner i "British Antarctic Survey", që ka udhëhequr kërkimin, "ngrohja mbi Antarktidë mund të ketë implikime për pjesëmarrjen e mjegullt në të gjithë kontinentin edhe mbi rritjen e nivelit të detit. Stimulet e kryera deri në këtë moment me modelet e reja klimaterike nuk e riprodhojnë ringrohjen e vëzhguar, që do të thotë së në një farë mënyre bëhet fjalë për një sistem klimaterik shumë të veçantë, për të cilin do të jetë e nevojshme të përdoren instrumentet tona teorike". Studimi i kryer është bërë i mundur falë lëshimeve të përditshme të topave meteorologjikë, që janë kryer nga shumë stacione të kërkimit, duke filluar nga "viti ndërkombëtar" i gjeosferës i viteve 1957-‘58. Topat janë adaptuar me radiosonda, në gjendje për të matur disa parametra thelbësore, siç janë temperatura, lagështira dhe shpejtësia e erës, në një kuotë deri në 20 km dhe në disa raste të tjera përtej kësaj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top