Jeronim De Rada

Bilderberg

Anëtar i ri
Jeronim De Rada
KUSHTUAR 105 VJETORIT TE VDEKJES
SE POETIT ARBERESH
(1814 – 1903 – 2008)
de-rada1.jpg
busto-di-de-rada.gif

Një vizitë në shtëpinë e De Radës,nga LIRIO NUSHI
ATJE KU LINDI Jeronim De Rada
Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i ynë i madh, De Rada, lindi ne Maq, katund karakteristik Arbëresh, i cili ndodhet në Kalabri në Italinë e Jugut, pranë Komunitetit më të madh Arbëresh në San Demetrio Corone - ose Shën Mitri i Koronit, siç i thërrasin vendasit arbëreshe
An%20evening%20on%20the%20main%20street.jpg

Pamje nga Shën Mitri i Koronit

Ky toponim është ruajtur prej arbëreshëve të Italisë së Jugut dhe e ka origjinën nga More-ja, Peloponezi i sotëm në Greqi. ثshtë një nga elementët bazë historik, që tregon prejardhjen e vërtetë të shumicës së arbëreshëve të Italisë së Jugut.

Gjate këtyre fjalëve,menjëherë të shkon nëpër mend pyetja: اlidhje ka Peloponezi i sotëm Grek - Moreja, me Arbëreshët?

Sipas të dhënave dhe dokumenteve historike tregohet se arbëreshët, bij të të tokës Arbërore, ndosheshin në këto zona për t'u shërbyer perandorëve bizantine, pasi ishin luftëtarë shumë të mirë dhe trima. Ka të dhëna se ata janë vendosur aty rreth viteve 1200, domethënë 200 vjet para se të largoheshin prej andej, për t'u vendosur në Italinë e Jugut, duke e vleresuar More-ne si atdhe të tyre. Fakte historike të ndryshme, përbëjnë një element të vërtetë studimi, në lidhje me këtë çështje.

Prej këtyre vendeve pikë referimi është Koroni, i cili ndodhet në Messini-Peloponez të Greqisë, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite Kalaja e Koronit. Prandaj edhe Arbëreshët e larguar prej andej, kanë ruajtur toponimin e tyre, duke e quajtur njërën prej qendrave më të rëndësishme dhe komuniteteve më të mëdha arbëreshe: Shën Mitri i Koronit-San Demetrio Corone.

Nga qendra e Shën Mitrit, ndodhet vetem 4 kilometra larg, katundi arberesh Maq, ku lindi dhe vdiq De Rada. Unë shkova atje dhe pashë nga afër shtëpinë e De Radës e përgjatë rrugës, ashtu pa u menduar gjatë e si duke folur me vete, po pëshpërisja nën zë: - "Askush nuk mund të më ktheje nga rruga që jam nisur, askush nuk më ndalon dot të shkoj ndër arbëreshtë, atje më janë vellezërit e mi të lashtë, atje më janë vëllezërit e mi antike, bijtë e arbërit me gjak të pashprishtë".

Ndaj rrugës që të conte për në Shën Mitër, shikoje plantacione të mëdha me limone dhe portokalle, gjithkund ndihej aroma e mirë e tyre. Një diell i bukur, që ngrohte ëmbël, ndriconte gjithkund. Nuk ishte hera e parë për mua që shkoja në Kalabri, por sa herë që shkoj atje, ndjehem shumë i lumtur dhe gjithmonë më duket sikur shkoj për herë të parë. Pranvera është e bukur gjithkund, por jo më e bukur se në “Arbëri”-kështu i thonë arbëreshët, vendëthit të tyre, Shën Mitrit të Koronit. Tabelat ndër rrugë të urojnë në shqip “Mirë se na Erdhët”. Nuk ka sesi të mos ndjehesh si në shtëpinë tënde, madje edhe me mirë akoma. Shteti Italian, qysh në kohën e Garibaldit, i ka lejuar komunitetet arbëreshe të kenë një liri të plotë, për sa i përket të folmes dhe të shkolluarit në gjuhën e tyre ametare. Kjo u bë qe asokohe, në shenjë falenderimi, për t'i shpërblyer luftëtarët trima arbëreshe, të cilët morën pjesë në luftë, duke luftuar heroikisht për Italinë. Më duhet të theksoj se askund tjetër, nuk ka ndodhur kjo gjë, me komunitetet e tjera shqiptare.

Arbëreshët, të cilët me prezencën e tyre na bëjnë të krenohemi, mbajnë dhe ruajnë gjallë atje, çdo nocion dhe identitet kombëtar, bazuar thellë në origjinë. Kolegji Italo – Shqiptar mban emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ku gjuhë e dytë është gjuha jonë e bukur e Arbrit - Arbërishtja.

Nder ta flitet arberisht. Pershendeten arberisht dhe ne kishë flasin arberisht. Ne restorantet e tyre, menute jane ne italisht dhe arberisht, gjuhe e trasheguar dhe e ruajtur brez pas brezi, per me shume se 500 vjete me rradhe, e cila u ruajt nepermjet kengeve, pasi shqipja deri vone nuk mund të shkruhej. Duke folur me njeri-tjetrin, duke u rrefyer fëmijëve të tyre për Arbërinë-vendin e largët, për të cilin me me aq mall flasin.
Sheshi kryesor i qytetit mban emrin dhe bustin e heroit tone kombëtar, Gjergj Kastriotit. Në ketë komunitet u edukua dhe u shkollua Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi, që të dy, nxënës të De Radës. Ky kolegj është ruajtur dhe është i funksionueshëm edhe sot e kësaj dite.

Kur shkon atje, eshte njësoj si të kthehesh 500 vjete ne kohe. Degjon gjuhen e arbrit, siç flitej para 500 vjetesh, me disa ndryshime dhe deformime, si rrjedhoje e kohes se gjate qe ka kaluar, por megjithate, ajo ekziston e paster, arberore dhe tepër origjinale e vjen të na rrëfeje shumë sekrete të historise dhe të ekzistencës se popullit dhe të kulturës shqiptare.
panorama-macchia-2.gif

Pamje e Maqit

Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i madh De Rada, lindi ne Maq, katund karakteristik Arbëresh. Pamja e tij nga lartesia e hotelit Petti Rosso, i cili ndodhet në Shën Mitër, duket e qarte ne majë të një kodre. Katundi që ndodhet në kodër është Maqi, ndërsa në pjesën e poshtme shtrihet Shën Mitri, kjo qytezë arbërore, me rreth pesëmijë banorë arbëreshe.
Poeti arberesh është mjaft i njohur nga shqiptarët anekend, me "Kenget e Milosaos", “I canti del Milosao”, publikuar ne vitin 1836, e cilesuar nga kritika, si nje nga poemat me romantike te De Rades. Ai shkroi në gjuhën e memes: "Krutan i Mërguar', ''Odiseu'', ''Imotoe'', ''Parayllja'', ''Vantisana'', ''Nasta'', ''Agata e Pravatës'', ''Miloshini, Nata e Krishtlindjeve'', ''Diana'', ''Serafina Topia', ''An Maria Kominiate'', ''Frosina Vantizana'', ''Adina, Videlaida'', ''Skanderbegu i Pafan'', ''Rënia e Mbretërisë së Arbrit'', ''Gjon Huniadi'', si edhe dramat: ''Numidët'', e cila u botua në vitin 1846 dhe më vonë, u ribotua me emrin ''Sofonsisba'', më 1891.
derada.jpg

Jeronim De Rada (1814-1903)


De Rada, ky njeri i pendës dhe i pushkës, duke marrë pjesë ndër kryengritje dhe duke qenë një ndër udhëheqësit e arbëreshëve, jetoi dhe mendoi pa u kursyer, për të mirën e shqipes dhe të kombit. Ai u rrit duke shkuar ndër shkollat italiane dhe pohon se ka qenë një nxënës i keq, pasi nuk kuptonte mire italishten deri në moshën 8-10 vjeç. Më vonë, studioi në Napoli, megjithese nuk dinte të fliste mire italisht. Bashkëpunoi me Torelin, i cili botonte "Omnibus''-in në atë kohë, qe ishte arbëresh. Në vitin 1825, i vdes e ëma, kohë në te cilen, ai, sapo ishte njohur me poetin francez, La Martin.

De Rada njohu diplomacinë e huaj dhe shkruan konkretisht për të : - "Ata që i nxisin shqiptarët kundër Turqisë, nuk e bëjnë sepse janë të krishterë dhe nga dashuria e madhe që ata të huaj kanë për kombin tënë që dashkan medemek ta shihkan zot të vetvetes, ata kanë qenë dhe janë gënjeshtarë të poshtër, lakmiqarë të drejtësisë së pinjojve të shtëpive bujare shqiptare, e në mënyrë shumë të ulët dishrakë për token e lumtur që kanë, prandaj për t'i zhbi dhe për ti zhdukur i shtyjnë shqiptarët drejt flamurit të vdekjes, duke i cilësuar kështu fqinjët tanë të sotëm dhe të djeshëm:- shovinistë fqinjë, lakmitarë dhe grabitqarë".

Më 1850, poeti arbëresh u martua me arbëreshën Madalena Melikji, me të cilën lindi katër djem dhe gëzoi për disa vjetë, një lumturi të vërtetë familjare. E shoqja i vdes vite më vonë e sëmurë nga "'pika'' (damllaja), humbet të birin e tij 18-vjeçar, Mikelangjelon dhe të gjithë pjesëtarët e familjes. De Rada pohon se ne fund të jetës së tij, ndjehet i dërrmuar nga humbja e të gjithë pjesëtarëve të familjes dhe se e ka dërmuar varfëria e madhe, skamja dhe mizerja, gjendja e ekonomike shume e keqe, duke thënë pak para se të mbyllte sytë: Jetoj me vështirësi dhe në mjerim.

-Mbërrita të nesërmen ne Maq, shume prej vendasve më njohin tashmë, edhe nga koncertet edhe nga këngët dhe disku im me këngë arbëreshe, qe qarkullon tek arbëreshët e në radiot e tyre. Me një dashuri të madhe, më presin me fjalë të ngrohta dhe nëpër rrugica dëgjoj arbërisht : "ardh Lirjo në katund" dhe e dinë që unë do të shkoj patjetër, të çoj një tufë lule në shtëpinë e De Radës. Kjo do të ndodhe sa here të shkoj e gjer' sa të më rrahe zemra.
260px-Casa_de_Rada.jpg
Shtëpia e De Radës

Shtëpia e De Radës, në hyrje të saj; e thjeshtë dhe madhështore.
Nga pas është ballkoni, ku shkruante vjershat e tij, poeti ynë i madh.
Në bodrumin e shtëpisë është shaptilografi i vjetër, ku botoheshin shkronjat shqip.
Ndërsa guri përpara shtëpisë, ekziston edhe sot e kësaj dite, aty ku De Rada hipte çdo mëngjes për t'iu ngjitur gomarit të tij e për të shkuar në Shën Mitër, në Kolegjin ku ai punonte si mësonjës, për shumë vite me rradhë.
Sa shumë u lodhën dhe sa pak u shbërblyen, ata që mbajtën dhe ngritën në këmbë, kombin shqiptar.
Dëgjohet një këmbanë. ثshtë këmbana e kishës së Shën Adrianit, në Shën Mitër. Duke u kthyer, njeri prej miqve të mi arbëreshe, Pino Cacozza, pa hyrë mire në qytet, ndalon makinën poshtë një bliri dhe më rrëfen: Ishte pranverë kur vdiq De Rada. Ishte një ditë shumë e bukur e plot diell, ja si sot! Lulet e këtij bliri kishin çelur më shumë se çdo herë tjetër. Kortezhi i përmortshëm, kalonte duke mbajtur De Radën në krahë e duke e shoqëruar atë, për në banesën e tij të fundit. Në të kaluar, sapo trupi i De Radës u gjend poshtë blirit, një erë e forte fryu si s'kishte fryrë kurrë here tjetër dhe e mbushi arkivolin e hapur të De Radës, plot me lule. Njërëzit të tronditur nga kjo përkujdesje hyjnore, lëshuan një britmë dhe njëzëri thanë:
De Rada ynë i madh dhe hyjnor, po ikën
në krahët e zotit!
AI QOFTث I PAVDEKSHثM!

Lirio Nushi, Mars 2003.
 
Autobiografia e De Radës

Formulimi autobiografi, jo vetëm si zhanër në aspektin formal, por edhe për nga teknika, mandej retrospektiva etj., e largon atë nga zhanret e tjera të afërta me të, si p.sh. nga ditari, kujtimet apo dëshmitë.

20090717070012jeronimderadagazetandryshe.jpg

Autobiografia si zhanër autoreferencial.



Autobiografia e De Radës është një tekst autoreferiencial, ku lidhja e subjektit dhe e objektit është një. Kjo vërehet qe nga titulli, të cilin ky e emërton si Autobiologji, por që në përkthimin shqip del si Autobiografi. Autobiografia është një zhanër autoreferencial dhe relacioni me jetën është mimetik. Dëshmohet për jetën dhe si zhanër dokumentues në të dominon informacioni (dokumenti) dhe informatori (fiksioni). Dhe, në përputhje me kërkesat e saj, Auto-Unë, ai që e shkruan është pjesë e asaj që e shkruan. Te De Rada ky zhanër del në përputhje me kërkesat zhanrore, ku Jetëshkrimi i tij shkruhet nga vetë autori, më saktë nga veta Unë. Pra, shkrimi i jetës, apo jetëshkrimi i De Radës në Autobiografi është që në nismë barazim i subjektit me objektin. Por, De Rada, Autobiografinë e tij e shkroi në fund të jetës, që do të thotë se është një shkrim i kthyer në retrospektivë.

Shkrimi autobiografik i De Radës përbën një sistem të renditur në mënyrë kronologjike edhe pse jo i shkruar në të njëjtën kohë. Pjesa e parë dhe e katërt u shkruan në vitin 1898 dhe e dyta me të tretën në vitin 1899. Ky shkrim edhe pse i shkruar në vetën e parë, si Jetëshkrim është retrospektiv dhe jep mundësi për një ngjyrim fiksional. Shkrimi i jetës së vet, nga De Rada, padyshim se është objektivizues dhe është shkrim subjektiv, i cili mëton që jetën e vet ta shkruajë në mënyrë të argumentuar por, distanca kohore e gjatë dhe kthimi në retrospektivë, e ku në disa raste kësaj i shtohet edhe ajo se këtë dëshiroj ta them e këtë nuk dëshiroj, forcon bindjen për një tekst me situata të zgjedhura. Zgjedhja e situatave jetësore sikur nganjëherë shenjon një pëlqim të momenteve të caktuara. E sa do të dukej ky tekst objektiv tash kur i shtohet edhe kjo? Mos do të dukej si një tekst me pjesë të zgjedhura, ku këto situata do të ishin të barabarta me nga një biografemë? Pavarësisht nga kjo, Autobiografia mbetet tekst autobiografik, subjektiv, ndryshe nga zhanret e tjera.

Formulimi autobiografi, jo vetëm si zhanër në aspektin formal, por edhe për nga teknika, mandej retrospektiva etj., e largon atë nga zhanret e tjera të afërta me të, si p.sh. nga ditari, kujtimet apo dëshmitë. De Rada jep dëshmi personale sigurisht në këtë vepër, por dëshmia e dhënë në një distancë kohe është në përputhje me idenë themelore të Autobiografisë së tij. Me gjithë fiksionin që është i pranishëm, aty ngjarja është e bazuar në fakte (këtu është fjala për fillimin e saj), ose referenca është e bazuar në dëshmi dhe autori identifikohet me narratorin, që është në përputhje me natyrën e Auto-Bio-Grafi-së.



Struktura



Që në fillim, madje që në hyrje të Autobiografisë, në: Jeronim De Rada, Vepra letrare 3, Naim Frashëri, Tiranë, 1987, vepër e përkthyer në shqip nga Jup Kastrati, thuhet se kjo vepër botohet me shkurtime, e paplotë. Në origjinal gjithashtu kjo emërtohej si Autobiologji dhe ishte e shkruar në italishte. Por edhe si rrëfim jete kjo del e pakryer, sepse në të përshkruhet jeta e tij vetëm deri në vitin 1848. Ky është teksti që e kemi përpara me gjithë njoftimin se "ai kishte dashur që t'i shkruajë edhe tri periudha të tjera", por që ne nuk i kemi. Autobiografia është e strukturuar në katër pjesë, dhe të gjitha së bashku përbëjnë një tërësi, që rrumbullakësojnë një kohë që nga lindja e De Radës e deri në vitin 1848.



De Rada në jetë dhe në letërsi



Të gjitha shkrimet me pretendime autobiografike në qendër të tyre kanë jetën si një shenjues, të shkruar nga vetë shkrimtari. E jeta si e tillë, në vete ka një përkufizim mjaft të gjerë dhe përfshin segmente të shumta e të ndryshme jetësore. Por jo vetëm kaq. Jeta e brendshme është një karakteristikë tjetër, një botë tjetër, bile edhe më komplekse, e cila del në sipërfaqe vetëm me dëshirën e autorit.

De Radën si person në jetë e kuptojmë në bazë të Jetëshkrimit të tij autobiografik. Në fillim nuk e kemi fort të qartë rrugën që do ta marrë ky, sepse ky u nënshtrohet një sërë dilemash, që duken si pengesë në mbarëvajtjen e jetës së tij, nga më të ndryshmet, por që më kalimin e kohës marrin rrjedhën e vet dhe atij i mbetet që ta përcjellë këtë rrjedhë. Mos të harrojmë se De Radën e kishte rrëmbyer dëshira për famë herët, gjë e cila pati një ndikim mjaft të madh. Por, ngjarjet e jetës shkojnë vetëm deri në vitin 1848 e jo më.

Me gjithë shmangiet që mund të duken në këtë tekst, ku mund të kalohet nga boshti kryesor në ngjarje të dorës së dytë, prapë ato janë në funksion të përplotësimit të ngjarjes kryesore. Këto shmangie behën për të qartësuar më mirë fillin e rrëfimit, për atë që thuhet. Themi kështu sepse nuk mungojnë as situatat kur De Rada stopon. Po më në fund, të gjitha situatat jetësore, duke mos anashkaluar këtu as dashurinë, janë të artikuluara brenda tërësisë së Autobiografisë.



Në vend të përfundimit



Autobiografia e De Radës është një tekst tipik autobiografik dhe i pari si i tillë në letërsinë tonë shqipe. Edhe nëse më parë hasim ndonjë dromcë shenjash autobiografike, ky është teksti i parë tipik i zhanrit autobiografik. Kjo është edhe një shenjë që De Radën e bën të veçantë në kohën e tij dhe dëshmon për kulturën dhe dijen e tij në fushë të letërsisë në radhë të parë. Andaj, Autobiografia e tij është e një rëndësie të veçantë për njohjen më me themel të jetës së tij, të botëkuptimit të tij në rrafshe të ndryshme, dhe ajo që është më e rëndësishme, që të mos mbindërtohet mbi jetën e tij në mënyrë të paargumentuar ose të mitizuar. Në Autobiografi janë të mishëruara të gjitha rrjedhat kryesore të jetës së De Radës vetëm deri në vitin 1848 e jo më, por që kjo del e një rëndësie gjithsesi të veçantë dhe është shembull i mirë nga ana e tij. Megjithatë, rëndësia për studimin e veprës së tij, apo edhe për kënaqësi leximi nuk ka pushuar as sot.

Kështu përfundimisht me anë të Autobiografisë arrihet që të njihet më mirë jeta dhe veprimtaria e De Radës, si njeri i jetës dhe si njeri i letërsisë. E çka sikur kjo të vazhdonte edhe pas vitit 1848???!!!
•floart-press•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top