Lexoj lloj lloj diskutimesh dhe me vjen te qesh
ato vajzat ne videot jane ende ne moshen e papjekurise dhe i falet cdo gabim , edhe ky lloj
edhe te bertiturat , edhe lincimet , edhe shpullat sepse eshte nje moshe ku ti marresh ate qe e konsiderojne te tyren te nxjerrin syte.
Por si mund te ndihesh kur keto "pislliqe", anatemime apo degradime i bejne edhe memat e tyre? (per nga mosha flas)
Sot shohim ne jeten virtuale apo edhe ate reale , femra qe per "dashnoret" e tyre hipotetik shpifin , vjellin vrere per personin qe eshte analog (femren)
Femra te pafytyra qe me veprime te pafytyra , trillojne lloj intrigash vetem e vetem per te ulur figuren e personit tjeter
pse?
sepse mendojne se keshtu ngrihen ato ne piedestal ...ne ate piedestalin inekzistent te mendjeve te tyre te semura.
Dhe ia lejojme ta bejne , ne emer te figures virtuale dhe qeshim kur degjojme historira te tilla
Kam pare plot neper virtual femra qe zihen virtualisht ne forme virtuale me germa virtuale dhe me morale e principe virtuale.
Posi jo ....
Duke trilluar dashnor qe nuk ekzistojne , vetem e vetem per te shemtuar personin qe kane inat
Duke demaskuar gjoja ne emer te virtuales , femra pse i kane marre dashnoret virtual
dhe zot sa e perjetojme virtualen....
Pra sa ndryshojme ne nga keto vajzat e videos?
Pak...ose aspak
Kshuqe lerini moralet dhe ti veme gishtin kokes dhe keto video te na sherbejne per tu sensibilizuar e per te na dhene nje mesim jete....
Ky eshte mesazhi qe marr une nga e gjithe kjo zallamahi germash!