'Jeni trashëgimtar i 2.5 milionë euro, Zoti më drejtoi tek ti'/ Si bien shqiptarët pre e mashtrimit për pasurinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm

'Jeni trashëgimtar i 2.5 milionë euro, Zoti më drejtoi tek ti'/ Si bien shqiptarët pre e mashtrimit për pasurinë​

-640-0-3d1e0c0d8d5708e25bc9ac531b99cf0b.jpg

Shumë nga shqiptarët janë befasur, disa prej tyre edhe joshur, pasi në postën elektronike (e-mail), rrjetet sociale ose letër, kanë marrë një mesazh ku informohen se janë trashëgimtarë të një pasurie marramendëse.

Mesazhet me një shqipe të varfër, dërgohen nga persona të panjohur, por në fakt janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal kibernetik.

Të entuziasmuar, shumë prej tyre kanë rënë pre e këtij mashtrimi, duke paguar shifra që arrijnë deri në disa mijë euro, që nga mashtruesit cilësohen si “tarifa” të përkohshme.


Tashmë kjo skemë mashtrimi po gjën gjërësisht përdorim edhe përmes platformës së komunikimit WhatsApp. Kjo metodë mashtrimi ka nisur të aplikohet edhe nga vetë shqiptarët, të cilët të lidhur me grupe të caktuara jashtë vendit, kanë futur në kurth dhjetëra qytëtarë.

Pas hulumtimeve, Gazeta SHQIP ka zbuluar ekskluzivisht dy raste, ku tregohet sesi mashtruesit i joshin “viktimat” e tyre.


Teknika e parë është “kontakti rastësor”

Në rastin e zbuluar nga SHQIP, tregohet sesi një mashtrues tenton të fusë në kurth një shqiptar, duke i shkruar në WhatsApp. Fillimisht autori, i cili pretendon se është shumë i pasur, i shkruan "viktimës" duke thëne se e ka ngatërruar me një mikeshën e saj.

“Çfarë dobie ka të jesh i pasur, nëse nuk përfiton dot", i shkruan ai qytetarit shqiptar, ndërsa shton më tej se “Unë vuaj nga kanceri i trurit që është në fazën përfundimtare. Mjeku im sapo më informoi se ditët e mia janë të numëruara për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Unë e kam këtë sëmundje për më shumë se 5 vjet. Për shkak të sterilitetit, nuk kam patur fëmijë. Kjo është arsyeja që dua të bëj një donacion për të dashurën time sepse kam 650 mijë euro në bankë”.
-640-0-3390a443fb59432875318dbb71c266a2.jpg


Në momentin që viktima bie pre e mashtrimit dhe i thotë që nuk jam personi që ju kërkoni dhe se keni ngatërruar numër, atëherë autori vijon me përmbushjen e synimit.

Sipas tij, mesazhi ishte për një vajzë me emrin Loraine, e dashura e tij, por “Zemra e drejtoi tek shqiptari”, të cilit vendosi t’i lërë dhe pasurinë.

“Duke patur parasysh sinqeritetin tuaj dhe mënyrën sesi më keni pritur, unë kam arritur në përfundimin se ti je i vetmi person që mund të përdorësh mirë paratë e mia”, thuhet në mesazhin e mashtruesit.
-640-0-95ea438d498c8043a4769bc42df593be.jpg

Mashtruesi më pas thotë se është i sëmurë me kancer dhe i kanë mbetur edhe pak ditë jetë. Duke qenë se është steril ai nuk ka fëmijë, kështu që pasurinë e tij nuk ka kush ta trashëgojë.

I gjendur në një situatë të tillë, mashtruesi thotë se po kërkon një njeri besnik që të menaxhojë mirë paratë e tij.

Ai pretendon se ka 650 mijë euro dhe për t’u treguar më bindës, thotë se 250 mijë ia ka dhuruar një jetimoreje për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve.
-640-0-293c760ee179ce323cb7996c357dbefb.jpg


Ai e nxit “viktimën” e tij që ta kontaktojë sa më parë, për të bërë kështu edhe transferimin e pasurisë. Por fillimisht ai duhet të kontaktojë avokatin e tij, i cili pastaj do i sqarojë dhe procedurat, të cilat zakonisht pasohen me pagimin e shumave të mëdha nga vetë “viktima”.

Mashtrimi me të vdekurit

Rasti i dytë i zbuluar nga gazeta SHQIP tregon sesi një person që pretendon se është zyrtar i një banke në Bangkok, kontakton direkt një qytetar shqiptar duke i thënë se ka mundësinë të bëhet miliarder.

Mashtruesi në këtë rast, predenton se duke shfrytëzuar “një klauzolë ligjore” shqiptari mund të bëhet pronar i 2.5 milionë euro.

Duke iu drejtuar si shok, mashtruesi i shkruan shqiptarit. “Unë jam Cheong Wee një zyrtar banke në Bangkok, Tajlandë”. Ai pretendon se ishte dëshira e Zotit që ra në kontakt me shqiptarin, ndërsa i shkruan mbi “një zhvillim të rëndësishmë biznesi”, që lidhet me mbiemrin dhe kombësinë e shqiptarit që tenton të fusë në kurth.
-640-0-8aa9012cf6a881ed030bc8d7c63df0d0.jpg

“Një i ndjere Allen Hasa, një qytetar i vendit tuaj që ishte në biznesin e artë këtu në Bangkok kishte një depozitë fikse në bankën time në 2017, me vlerë 5.5 milionë dollar amerikanë”. Ai shkon më tej duke shkruar se Allen kishte humbur jetën në aksident ajror dhe se zyrtarët e bankës nuk kanë dijeni mbi vdekjen e tij.

Sipas mashtruesit ky është rasti i artë për të përfituar, pasi Allen Hasa nuk kishte asnjë trashëgimtar, pasi nuk ishte i martuar.

Që banka të mos marrë paratë, mashtruesi i thotë shqiptarit se kërkon bashkëpunimin e tij, për të bërë trashëgimtar të pasurisë “së të vdekurit” që mbante të njëjtin mbiemër.

“Unë nuk jam person lakmitar, prandaj propozoj që të ndajmë fondet në mënyrë të barabartë, 50/50”, shkruan ai, ndërsa kërkon edhe një reagim urgjent.
-640-0-3179f0080240a3eddbb3b60af8b7c0c9.jpg


Këto janë disa metoda mashtrimi që kanë future në kurth mijëra qytetarë në mbarë botën, mes tyre edhe shqiptarë.

Nëse keni marrë një email që ju jep të drejtën për të trashëguar pasurinë nga një familjar, atëherë ju jeni bërë pjesë e një sulmi kibernetik.
-640-0-6bf16b6aee78b9ffb5219d9a2ce52ce0.jpg


Gazeta SHQIP ju sugjeron që të tregoheni të kujdeshëm dhe t’i drejtoheni autoritetit kombëtar të sigurisë kibernetike, i cili na orienton për të raportuar përmbajtje të paligjshme.
Burimi; Gazeta shqip
 
Top