Jashtëtokësori i vdekur” doli se ishte bukë bajat

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
f.0421222103615_m.jpg

Studentët që publikuan videon e trupit të jashtëtokësorit të vdekur në atë që besohej se ishte vendi i përplasjes së një UFO pranuan se ishte mashtrim – i bërë nga buka bajat dhe lëkura e pulës.
Videoja e postuar në YouTube e xhiruar nga Timur Hilall, 18 vjeçar, dhe Kirill Vlasov, 19 vjeçar, gjoja të një jashtëtokësori të ngrirë në borën e Siberisë në qytetin Irkutsk, u bë sensacion në mbarë botën.

Tash djemtë kanë pranuar se ishte vetëm një rreng pasi ishin marrë në pyetje nga policia. Zëdhënësi i ministrisë së punëve të brendshme i Rusisë tha: “Ne gjetëm jashtëtokësorin në shtëpinë e njërit prej studentëve. Ai ishte i fshehur nën shtratin e tij dhe pas ekzaminimit zbuluam se ishte punuar nga buka bajat dhe ishte mbuluar me lëkurë të pulës”.

Tash policia dhe prokurorët janë duke shqyrtuar nëse djemtë kanë kryer ndonjë krim me veprimin e tyre. “Se çfarë do të bëjmë me ta ende nuk e dimë”, tha zëdhënësi.

Trupi i çuditshëm u paraqit pas raporteve të medieve ruse se një UFO ishte përplasur në atë rajon muajin e kaluar. :27Telegrafi:27
 
Pe: Jashtëtokësori i vdekur” doli se ishte bukë bajat

Mosha ben te veten ,dhe ketyre u ka punuar truri shume mire ,goxha fantazi per te krijuar fame :D
 
Pe: Jashtëtokësori i vdekur” doli se ishte bukë bajat

Gjithsesi skan dal duar bosh nga kjo genjeshter
 
Back
Top