Japonia dhe Singapori kanë pasaportat më të fuqishme në botë; Shqipëria në vendin e 56

pasaporta.jpg

Siç ndodh zakonisht, tre shtete aziatike – Japonia dhe Singapori në vendin e parë dhe Koreja e Jugut dhe Gjermania në të dytin – kryesuan listën, dhe shumica e shteteve europiane u përfshinë në 10 vendet e para, së bashku me Australinë dhe Kanadanë.


Nga gati 200 pasaporta, pasaporta e Japonisë mbretëron si pasaporta më e fuqishme në botë për të katërtin vit radhazi, sipas Indeksit të Pasaportave Henley të vitit 2021, të publikuar më 5 tetor. As këtë vit, SHBA-ja nuk u përfshi ndër pesë vendet e para.

Henley & Partners, një firmë globale këshilluese për shtetësinë, me qendër në Londër, përdor të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror për të renditur pasaportat duke u bazuar në numrin e përgjithshëm të destinacioneve që mund të aksesojnë mbajtësit e tyre, pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Indeksi përfshin 199 pasaporta dhe 227 destinacione udhëtimi.

“Për çdo destinacion udhëtimi, nëse nuk kërkohet vizë, atëherë pasaportës në fjalë i jepet 1 pikë. Kjo vlen edhe nëse mbajtësit e pasaportave mund të marrin një vizë pas mbërritjes, një leje vizitori ose një leje elektronike udhëtimi, pas hyrjes,” thonë autorët e listës.

“Aty ku kërkohet vizë, ose kur mbajtësi i pasaportës duhet të aplikojë për një vizë elektronike të miratuar nga qeveria para nisjes, pasaportës i jepet 0 pikë. E njëjta gjë vlen edhe nëse ato kanë nevojë për miratim para nisjes për të marrë një vizë pas mbërritjes në destinacion”.

Siç ndodh zakonisht, tre shtete aziatike – Japonia dhe Singapori në vendin e parë dhe Koreja e Jugut dhe Gjermania në të dytin – kryesuan listën, dhe shumica e shteteve europiane u përfshinë në 10 vendet e para, së bashku me Australinë dhe Kanadanë.

Ky është një lajm veçanërisht i mirë për qytetarët japonezë, pasi Japonia nuk i lejon shtetasit e saj të kenë kombësi të dyfishtë, ashtu si edhe pjesa më e madhe e vendeve aziatike. Shtetet e Bashkuara u ngritën një vend në listë nga viti 2020, kur u rendit në vend të tetë pasi pasaporta amerikane mund të aksesonte 184 shtete pa viza.


Shqipëria dhe rajoni

Sipas indeksit Shqipëria renditet në vendin e 56, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 113 shtete. Maqedonia e Veriut në vendin e 47 me 125 vende të aksesushme, Mali i Zi në vendin e 28 me 123 shtete. Kosova në vendin e 108, ku mund të udhëtohet në vetën 40 shtete.

10 pasaportat më të fuqishme janë:

  1. Japonia dhe Singapori; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 192 shtete pa viza.
  2. Gjermania dhe Koreja e Jugut; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 190 shtete pa viza.
  3. Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 189 shtete pa viza.
  4. Austria dhe Danimarka; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 188 shtete pa viza.
  5. Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia dhe Suedia; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 187 shtete pa viza.
  6. Belgjika, Zelanda e Re dhe Zvicra; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 186 shtete pa viza.
  7. Republika Çeke, Greqia, Malta, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 185 shtete pa viza.
  8. Australia dhe Kanadaja; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 184 shtete pa viza.
  9. Hungaria; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 183 shtete pa viza.
  10. Lituania, Polonia dhe Sllovakia; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 182 shtete pa viza.


Marre nga monitor.al
 
si se mora 1 singaporiane une. ?
 
pse jemi kaq pas ne me pashaportat?!
Gjithesesi mua me duket me bukura ne bote. :p
m jep mu gjermane italiane angleze, norvegjeze a ku di un. po se Grisa shqiptaren që nesër. me video jo me llafe, na ka ra për pjes me qen në 1 vend leshi.
 
Të gjitha pasaportat e 6 grupeve të para janë të forta. Ndryshimi i vetëm është ndonjë vend i varfër, i vogël apo i panjohur me të cilin nuk kanë marrëveshje dhe as të hyn në punë të shkosh.

Vlera e vërtetë e pasaportave nuk qëndron tek udhëtimet turistike pa viza, por tek e drejta e punës.
Ato pasaporta që kanë të drejtë pune në më shumë vende se të tjerat, janë më të fuqishmet.
 
Une jam te 3, por Shqipetarja eshte e vetmja qe me rreh zemra kur e shoh!!
 
Sa do ndihesha me fat po kisha pasaporten shqiptare!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top