Japoni, telefoni i parë me ekran sharp

Love

βeℓℓe â๓e
JAPONI- DoCoMo ka lançuar telefonin e parë inteligjent, që përdor teknologjinë e ekranit IGZO të Sharp-it, telefoni AQUOS SH-02E Zeta premton avantazhe ekonomike, si dhe rritje të shkëlqimit për përdorimin jashtë.

timthumb.php


Ekrani i Sharp-it ishte fillimisht për produktet e Apple-it, por i është dashur kohë të bëhet i gatshëm edhe për tregun e lirë dhe telefoni i ri Android DoCoMo ka përfituar nga kjo.

Megjithatë, SH-02E është më shumë se vetëm një ekran Trailblazer: ai ka gjithashtu një kamera 16.3 megapiksel me dy stabilizues optikë dhe elektronikë.

Ka gjithashtu procesor quadcore 1.5GHz APQ8064, ثi-Fi, NFC, LTE dhe së bashku me një sasi rezistente ndaj ujit dhe ndaj pluhurit.

IGZO përdor oksid galium zinku, në vend të silikonit që përdoret tani në LCD, një material më i efektshëm – 40 herë më efikas për lëvizshmërinë elektronike.

Pikselët e vegjël kërkojnë afërsisht një të tretën më pak dritë të pasme, e cila shkurton konsumin e energjisë në situata normale.

Ekrani gjithashtu mbështet një sistem të ri audio, i cili lëkund tërë panelin, që ta transmetojë zërin direkt në vesh.

SH-02E do të dalë në shitje në nëntor, ose dhjetor të këtij viti, edhe pse nuk thuhet nëse telefoni do të tregtohet jashtë Japonisë.
Burimi: Shekulli
 
Back
Top