Japonezët, pranë zbulimit të madh të jetës

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Arrihet prodhimi i qelizave burimore me lehtësi më të madhe se më parë dhe me kosto të ulët.


Shkencëtarët në Japoni njoftuan se kanë arritur një “zbulim madhor” me potencial për të nisur një epokë të re në mjekësinë e personalizuar. Ata treguan se qelizat burimore tashmë mund të prodhohen me lehtësi, thjesht duke zhytur qelizat e gjakut në acid.

Qelizat burimore mund të transformohen në çdo lloj indi dhe sakaq janë testuar në shërimin e syve, zemrës dhe trurit. Në zhvillimin më të fundit, teknologjia e prodhimit të tyre rezulton shumë më e lirë, më e shpejtë dhe më e sigurt.

Trupi i njeriut është i krijuar nga qeliza me role specifike – qeliza nervore, qeliza të mëlçisë, të muskujve etj., dhe roli i tyre është i fiksuar.

Gjithsesi, qelizat burimore mund të përshtaten për t’u bërë çdo lloj qelize dhe kjo është fusha kryesore e kërkimit në mjekësi aktualisht, për shkak të potencialit të tyre për të rigjeneruar trupin.

Embrionet janë një burim i debatuar nga pikëpamja etike për qelizat burimore. Fituesit e çmimit “Nobel” kanë demonstruar se edhe qelizat e lëkurës mund të “riprogramohen gjenetikisht” për t’u bërë qeliza burimore.

Por tashmë një studim tregon se tronditja e qelizave të gjakut me acid mund të shkaktojë transformimin e tyre në qeliza burimore. Doktoresha Haruko Obokata në Japoni thotë se u habit me të vërtetë kur pa se qelizat mund të reagojnë në një mjedis të caktuar në këtë mënyrë.

“ثshtë shumë joshëse të mendosh se mundësi të reja janë hapur për ne, jo vetëm për mjekësinë rigjeneruese, por edhe në luftën kundër kancerit”.

Rezultatet deri tani janë arritur me qeliza gjaku nga minjtë, por kërkimet po kryhen për të arritur të njëjtin rezultat me gjakun e njeriut.

Disa shkencëtarë në të gjithë botën janë entuziazmuar tashmë nga ky zbulim dhe kanë filluar të besojnë se kjo teknikë me të vërtetë mund të funksionojë. Teknikat aktuale të fitimit të qelizave burimore, si p.sh. për të mjekuar sytë e plakur, kërkonin dhjetë muaj kohë dhe kishin kosto shumë të lartë. Me teknikën e re kjo gjë mund të arrihet shumë më shpejt dhe shumë më lirë.


Gazeta Shqip.
 
Titulli: Japonezët, pranë zbulimit të madh të jetës

Dmth neve qe sna jane mbajt qelizat staminale nga kerthiza ne lindje paskemi shprese me kete zbulimin japonez
 
Titulli: Japonezët, pranë zbulimit të madh të jetës

Dmth neve qe sna jane mbajt qelizat staminale nga kerthiza ne lindje paskemi shprese me kete zbulimin japonez

2600 euro me kushtoi per evlatin... banka ne Gjeneve...! :)
 
Titulli: Japonezët, pranë zbulimit të madh të jetës

2600 euro me kushtoi per evlatin... banka ne Gjeneve...! :)

Ate dreken e evlatit sna e dhe qe sna e dhe
 
Titulli: Japonezët, pranë zbulimit të madh të jetës

a nuk jane te adhurueshem japonezet :d

cfare eshte evlat?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top