Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Jam shqiptar, Kosovar !

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=IjkkzzrfOtU]YouTube - MIRUSH KABASHI - Jam Shqiptar Kosovar - www.besfort.de[/ame]
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Jam shqiptare Kosovar!

Oh Lauri, faleminderit shume per kete poezi, qe ne momentin e transmetimit tek ai emision e kam kerkuar por nuk kam mundur ta gjej.
 
Titulli: Jam shqiptare Kosovar!

mirush kabashi

i pa perendueshem
 
Titulli: Jam shqiptare Kosovar!

thjesht i mrekullushem :( te renqeth trupin kjo video

Flm Lauri
 
Titulli: Jam shqiptare Kosovar!

E verteta tund malet, zeri i se drejtes usheton neper shekuj. I madhi Mirush, flm per kete cope histori te shkruar ne art !
 
Titulli: Jam shqiptare Kosovar!

Mirush Kabashi, vertet na ofron emocion mbi kombin tone shqiptar
 
Titulli: Jam shqiptare Kosovar!

Ju falenderoj edhe une per komentet.
 
Titulli: Jam shqiptar, Kosovar !

Po une qe kam qejf ta degjoj cdo dite ???
 
Titulli: Jam shqiptar, Kosovar !

shum jom prek me ket send :( se paskna ndegju ndonjeher :(


shum e mir .
 
Titulli: Jam shqiptar, Kosovar !

S'ngopem asnjehre se degjuari keto vargje te Mirush Kabashit
 
Titulli: Jam shqiptar, Kosovar !

MITRUSH KUTELI - Jam Shqiptar e Kosovar



Jam Shqiptar, e Kosovar;
Zot, e krenar, Zot, e bujar,
mbi këtë dhé,

q'e kam si fe,

e përmbi fé:
e kam Vatan!

e kam Atdhe!
që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.

Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë,
se jam barbar.

Jo, s'jam,
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.

Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua,
Zot mbi mua.

Kënga e parë
Qëndrimi


Se jam këtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi,
as fqinjëri,
as shqa të zi.

Se jam këtu kur Mal i Zi,
ish Iliri;
kur nga një det në tjetrin det,
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti,
kur vetë Zoti,
e bëri fushën fushë,
e malin mal.

Unë jam këtu e do të jem,
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri.
Ma thonë emrin Asim Qerim,
mbetur jetim,
që në vegjëli.
Jam si më sheh,
e si më njeh;
kësulëbardhë e kryelidhur,
kryelidhur me një shami;
me tri shami
për trimëri!

Jam eshtërmadh,
i vrazhdë jam,
e bojalli -
dhe sytë e mi,
janë plotë shkëndi,
si batërdi.
Dhe kam uri
si s'ka njeri -
për drejtësi,
e për liri.
Si të gjithë asimët,
e të gjithë qerimët,
e Vendit tim.

Ma thonë emrin Asim Qerim,
mbetur jetim,
që në vegjëli;
se babën tim ma vranë,
naçallnikët,
podporuçnikët
edhe gllavnikët.

Ma vranë,
se urdhër dha vojvodi,
e krali vetë:
"Të vritet!"
Se ish Kosovar,
dhe se ish Zot,
mbi këtë dhe!

Dhe tokën që kisha nga baba,
nga gjyshi,
rrënjë pas rrënjë -
prej qindra vjet,
prej mijëra vjet,
ma morën.
Ah!
Ma morën vatanin,
që e desha si xhanin!

Ma morën,
me armë në duar,
me gjak nëpër duar.
Agrarët!
Xhandarët!
Tyxharët!
Të gjithë tok,
u bënë shok;
si sorrat,
për kërrmë.

Oborin ma morën,
gjer në shtëpi,
dhe ngrenë për vete shtëpi,
në sytë e mi!
Dhe unë,
ja, unë,
që isha Zot,
që qëmot,
mbeta pa dhé,
bujk pa dhé,
bari pa kopé -
këtu,
në dheun tim.

Dhe plori m'u ndryshk,
hambari m'u myshk...

Po shpresa s'mu vyshk!


Kënga e dytë
Durimi

Durova,
durova,
sa nuk duron njeri,
as Perëndi!

Më thanë të shkruhem vojnik,
e mynafik,
i Kombit tim.

Më dhanë armë të vras,
vëllanë,
sipas kanunit,
të gjakut...
Po s'desha!

Dhe në e bëra ma falni,
se jam gjaknxehtë.

Më thanë të ngrihem të ik,
ku qielli puthet me dhenë;
Stamboll,
Anadoll,
e më tej.
Se vetëm andej,
paska për ne,
popull pa zot -
vend boll...

Po malli i tokës s'më la,
po malli i fushës s'më la,
as gjaku i babës s'më la.

Dhe mbeta këtu,
i huaj,
si qen,
në vendin tim,
të babës tim...
Mbeta rajل,
e ndër rajل,
si për hatل;

Në uri,
në qesëndi,
në skllavëri
të shqaut të zi.

Më thanë të ik në Allbani,
vatan i ri,
i Kombit tim,
si shkoi Selmani,
Hasani,
e Dani.

Po dot nga toka s'u ndava,
dhe mbeta të jem,
ku jam,
e ku do të jem.

Më thanë të shkoj në sheher
të shqahut të madh,
me sharrën në krah,
me kryet përdhé,
jaban,
e beter;
portë më portë,
derë më derë,
i mjerë,
e zemër sterrë,
për një kotherrë
bukë.
Po malli i vendit s'më la.
Ah, malli i gjakut s'më la
e mbeta këtu,
rajل.

Ta shemba shqa kufirin,
që ngrite ti,
në vendin tim e përmbi varr,
të babës tim.

Ta shemba,
ta dogja,
me zjarrin e shpirtit,
të vuajtjes,
dhe të urrejtjes.

Me zemërim,
me vrull të madh,
e bubullimë,
që s'ka mbarim

Se vjete ti më çave,
më ndave,
më vrave,

armik - lugat,
armik -xhelat!


Kënga e tretë
Sulmi

Ti bëre azape - s'u tremba,
ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite;
t'i shemba!

Tani,
tani,
atje ku ti,
o Mal i Zi,
ngrite kufi,
që ndanin,
e çanin,
vëllazëri;
Hej!
Sot!
Shkon,
e valon,
parmenda!

T'i bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty,
gjurma t'u zhduk,
si në ujë.

I bie arë mes për mes,
e gjer në brez,
e përmbi brez,
humbas,
me gaz,
në grurin tim,
të dheut tim,
të babës tim,
të birit tim;
sot e përjetë,
jetë pas jetë!

Dhe ndie qysh flet,
me zë të qetë,
im atë vetë
nga balta poshtë:

"Ta mbroni dhenë,
ku eshtrat kam,
ku hi e tokë,
e pluhur jam.

Ta mbroni dhenë,
që e ushqej,
dhe sot si dje,
me kurmin tim.

Ta mbroni dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni!
Të derdhni gjakun

Me grushte plot -
po kurrë lotë,
as sot, as mot!
Se loti është robëri,
gjaku - liri!"


Kënga e katërt
Ndërtimi


Jam eshtërmadh,
e bojalli,
e me japi,
si më sheh ti,
si më njeh ti.

Po kam një zemër
në gjoksin tim,
që pa pushim,
më rreh,
si Drin.
Dhe babën tim kur e kujtoj,
lotoj...

Të pashë të vrarë, or Baba,
e pa qefin, si për hata,
rreth e përqark me xhandërma.
Desha të qaj e s'qava dot,
e të bërtas, sbërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.

Dhe prita sot të derdh një lot.

Tani,
tani,
unë jam gati
të vdes që sot,
se rroj përmot;
mbytur me gjak,
po jo me lotë,
për këtë dhe,
q'e kam si fé
e përmbi fé.
E kam vatan,
e kam atdhe!

Hej!
Po buças me zë kabل,
sa të dëgjohet në qiell lل,
sa të dëgjojë fund e kreje
kush gjak shqiptari ka në deje:
Shaban - vëlla!
Destan - baba!
Hej!
Komb i lirë Kosovar,
ti Komb Shqiptar, ti Zot krenar,
ti djalëri - ti pleqëri,
bëru gati!
Bëru gati për vrull të ri,
ta djegësh botën,
ta bësh hi,
për liri,
për Shqipëri!



Kënga e pestë
Qëndrimi

Tani,
tani!
- O Mal i Zi -
ja unë,
ja ti!

Po unë - jo ti,
se jam këtu kur s'kish njeri,
dhe as kufi,
as fqinjëri...

Unë jam këtu kur Mal i Zi,
me Shumadi,
me Dallmati - sa mban e gjitha Shqehëri,
ish Iliri!
Kur nga një det në tjetrin det,
isha zot vetë!
Se jam këtu nga moti,
kur vetë Zoti,
e bëri fushën - fushë
e malin mal.

Unë jam këtu
e do të jem,
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back