300 milionë euro do të mjaftojnë, për atë që këto shuma i konsideron të përballueshme, për të bërë të tijin atë që pritet të jetë jahti më i veçantë ndonjëherë në botë.
I pagëzuar me emrin "Rrugët e Monakos", ky jaht i ndërtuar një studio inxhinjerike do të përfshijë replikën e disa prej godinave apo pikave të tjera më turistike të Principatës.
Midis të tjerave, jahti do të përfshijë replikën e godinave të famshme të "Hotelit të Parisit", "Pallatit Princëror", "Port Hercule", "La Rascasse" apo kazinonë me famë ndërkombëtare të Montekarlos.
Për të kompletuar këtë kryevepër, jahtit do t'i shtohet një vend për ulje helikopterësh, një mininëndetëse, një motoskaf, një motor uji, pishina e disa jakuzi.
Megjithatë, qershia mbi tortën e këtij projekti madhështor, është një pistë go-karti që do të imitojë garën e famshme të Formulës 1, që zhvillohet në rrugët e Principatës.
Pas realizimit të këtij projekti, jahti do të jetë 155 metra i gjatë, e do të jetë në gjendje të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 15 nyjesh detare (28 km/h) në orë.
Anija është konceptuar për të qenë në gjendje të presë 16 të ftuar dhe një ekuipazh e staf deri në 70 persona. / Top Channel