Arfenilla
Themelues i Forumit
-
- Anëtarësuar më
- Jun 29, 2010
-
- Mesazhe
- 31,907
-
- Reagimet e mara
- 13,851
Mustafa ka thënë se Jabllanovic nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar por nuk ka bërë me dije nëse e ka shkarkuar atë apo ka dhënë dorëheqje.
Mustafa nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.
Ndërkohë, Kryeministri Mustafa ka folur edhe për tema tjera. ai ka adresuar edhe çështjen e mosngritjes së pagave ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë shërbyesve civilë dhe të sindikatave, në lidhje me Kontratën Kolektive. Ai ka thënë se Kontrata Kolektive do të zbatohet, por që për momentin buxheti i vendit nuk mund ta përballojë rritjen e pagave.
Po ashtu, gjatë konferencës për media që mbajti sonte, Mustafa ka thënë se Trepça është pronë e Kosovës dhe se nuk do të merret asnjë vendim për të, pa u konsultuar së pari me ekspertë të fushës, grupet e interesit dhe qytetarët të cilët drejtpërdrejt preken nga vendimet e qeverisë.B lajmi