Ja se c'fare shkruajne ne Facebook gjimnazistet e TR per mesuesit !

ida angel

:)
V.I.P
اfarë mendimi kanë nxënësit për mësuesit e tyre? Shëtisni pak minuta në rrjetet shkollore të ngritura në "Facebook", dhe do të lexoni atë që nuk e thonë kurrë në sy, por që mbrapa krahëve, po!


Kur janë në orën e mësimit, janë të mirë sa s'ka më. Ama kur dalin jashtë... Po të lexosh më poshtë, do të kuptosh se buqeta me lule për 7 Mars, është një përrallë e vjetër. Nuk lënë gjë pa komentuar për mësuesit e tyre, deri edhe mënyrën si vishen dhe krihen kur vijnë në shkollë. Ca, madje, (me shpirt ndoshta edhe jo, por me gojë e thonë), u urojnë mësuesve që kanë inat edhe....

Inatin më të madh e kanë me mësuesit e lëndëve ekzakte, sidomos me ata të Matematikës. Aq inat i kanë, sa u ngopin pas krahëve edhe ndonjë epitet, që kalon gojë pas goje, dhe bëhet pseudonimi i përhershëm i një mësuesi të caktuar. Dhe të gjithë këto nuk është se i thonë më vetëm në pushimin e vogël apo të madh, sipas rastit. Tani dallaveret për mësuesit mund t'i gjesh edhe në rrjetet sociale.

Një nga këto rrjete është edhe gjiganti "Facebook", ku nxënës të arsimit të mesëm, por edhe të arsimit 9-vjeçar, kanë krijuar rrjetin e tyre të komunikimit shkollor.
Në rrjetet që kanë ngritur, nxënësit shqiptarë, (midis tyre edhe nga ata që kanë vite që kanë përfunduar arsimin bazë), diskutojnë mbi tema të ndryshme që lidhen me shkollën ku mësojnë ose kanë mësuar, midis të cilave edhe për cilësinë e mësuesve. Për të thënë të drejtën, jo të gjithë i shajnë mësuesit e tyre. Ka edhe nga ata që i mbrojnë me zell. Për shembull, mësuesit që lavdërohen më shumë, janë ata të Muzikës, Fizkulturës dhe Vizatimit të Lirë LOL gjë që duket normale, po të kujtojmë "shkallën e lartë të vështirësisë" që kanë këto lëndë.

Disa ish-nxënës janë shumë kureshtarë të dinë nëse jep apo jo më mësim X "shtrigë" që "u ka nxirë jetën", gjatë viteve të shkollës. Tregojnë madje edhe për vendin ku mblidheshin dhe e shanin mbarë e prapë, dhe pasi mësojnë se ajo vazhdon të japë mësim në ish-shkollën e tyre, u urojnë nxënësve aktualë durim deri në përfundim të shkollës, deri sa ta heqin qafe.


PA KOMENT
Pjesë nga diskutimet e nxënësve në "Facebook" për mësuesit ose ish-mësuesit e tyre (nga redaksia janë hequr emrat e mësuesve dhe janë vendosur iniciale)

Shkolla "Fan Noli"

n.q.s keni qene ne fan nol dhe ua ka marr shpirtin zysh Z... join this group....Edhe nqs s'jeni ose s'keni qene po thjeshte keni degjuar se cfare monstri eshte, mund ti bashkoheni grupit...Thanks !

Lindita
Z... edhe në ëndërra më bëhet. duhet të çohem natën sikur kam parë fantazma në gjumë

Denis D.
a e keni pa sa "seksi" është bo Z.. me ato flokët e reja? flokë vishnje me fije të verdha. si grenxë

A. Ymeraj
Mos shkruni kshtu lloj gjonash, po sikur të ket fc edhe Z..?? Ah se harrova: I hate zysh Z.. too.

Frenkli
Duhet me bo 1 grup për L... e vizatimit se ma ka nxi jetën 4 vjet. Edhe F... nuk ngelet mrapa

Frenkli
Shum dobët grupi.. duhen të jen të paktën 5 mij members ktu


Shkolla 9-vjeçare "Avni Rustemi"

M. Prodi
hehehe na ka marr malli me na kap prof.ا... prej veshi. hehe

Dajana
mua do të më marri sh malli për zysh N... Përshëndes të gjithë nxënësit e shkollës sidomos nx.sit e klasës së 9d..

Xhino Kapo
Ju kujtohet tarraca kur pinim cigare me çunat e kur shanim zyshat..?

Kristian Ll.
Trompoza e S... Hahah! edhe për një edhe do ikte nga kjo botë..


Shkolla 9-vjeçare "1 maji"

Mario L.
mo me mësues leshi se kemi ne s´bohet mo

Arilda
është e vetmja zysh që të kupto ene është e papame në shpjegim s ke ca ti thush meeeeeeeeee

Anxhi ا.
A... ka qen e papame po na iku dhe sbohet mo të ket tjetër si ajo!!

Erisa N.
mos ja fut kot se A... na la si budallenj në kimi!!!!! Ajo ishte veç për qejf!! Prandaj jemi hyr që të gjith në kimi se na shpjegonte shumë ajo!!!!

Kristi
Zysh S... eshte me e mira, pastaj vjen E... dhe zysh D... Kjo e reja e kimis o plak e keqe po shpjego mir!

Anonim
ca e mire zysha e kimise mo! po e kap ta hedh nga kati i katert ate se s'du me e pa mo me sy, se ma nxiu jeten ajo mo ueee!!! e urrejjjjjjj!

Jonida
po pra po ajo esht shum e mire....kurse D... me acaronnnnnnnnnnn...pf !!
 
ahha mu kujtua kur kam share nje zysh te fizikes,por ne sy te goces se motres asaj :D.....ajo shtriga se me pati nervozuar......une s'e dija qe shoqja ime e kishte teze ate LOL
 
Kur i benim ne keto keta spurdhjaket e sotem ishin akoma ne testikujt e baballareve te tyre.

Ne ndryshojme nga keta te sotmit mo Bledi se s'kishte Fb dhe Fv ne kohen tone
Ne i tallnim e u vinim nofka neper kafenera apo ne mbremje vallezimi :D
 
Ne ne shkolle jemi ne kerkim te C4 per dy mesuese..........
 
|Un i shaja ne sy :D Si kom frik si puna ktyre :D
 
ue sa turp hahaha duken qe jan budalliqe kalamojsh ne fb tu fol per msuset nncncnc eh kohet e mia kur i hidhja rregjistrin nga dritarja raki me profesorin i vidhja piagion ncnc kto jan kohe jo sa sexy zysha e mka mar madhi me mka pprej veshi mu mka mar madhi me i plas i shpull tjeer profes te matematikes sa i ka njit qafsha 7 kopilat qe kam n'xhiro neper europ .
 
pergjigje

them se duhet ti lexojne dhe mesuesit keto vargje.....
mesusit e mire behen nga nxenesit e mire...
nxenesit e mire behen nga mesues te mire....
mos qani kur nuk duhet qare.....!!!
 
Titulli: Ja se c'fare shkruajne ne Facebook gjimnazistet e TR per mesuesit !

te tallen te tallen
nje djal ishte nja 26 vjec kur isha ne shkoll tmesme nga viti par m tha keshtu
"kur isha ne moshen tende nje presor m bertiste m thosht hapi librat fletoren mos e co zgjuarsin m budalliqe se ste sherbejn per asgje, ka pasur te drejt dua te ktthehem pas por shum von :
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top