Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja sa kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Numri i kosovarëve që duan të braktisin atdheun e tyre e të lirohen nga shtetësia kosovare po rritet dita-ditës.

Vetëm për tre muajt e parë të këtij viti 894 qytetarë i janë drejtuar zyrave të Divizionit të Shtetësisë për tu liruar nga ajo, shkruan Gazeta Fjala.

Prej këtyre kërkesave sipas raportit të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë refuzuar 16.

Në pritje janë 55 kurse të tjerat janë miratuar.

Shteti me të cilin më së shumti po e ndrrojnë vendlindjen është Gjermania, me 728 kërkesa për lirim.

Kurse edhe në shtetin austriak janë 58 individë që e kanë dhënë prioritet të kenë shtetësi austriake e të braktisin atë kosovare.

Ajo që i detyron këta qytetarë të migrojnë nëpër vende të tjera është mungesa e mirëqenies dhe kushtet e rënda socio-ekonomike, thonë sociologët dhe njohësit e ekonomisë.

Braktisin Kosovën nga mungesa e perspektives

Gjendja e rëndë ekonomikë, mungesa e perspektives, dhe ofrimit të mirëqenies janë disa nga arsyet të cilat sipas sociologëve po ndikojnë që kosovarët të trokasin në tjera vende për t’i gjetur mirëqenie vetës.

Sipas sociologut, Ferdi Kamberi, në çdo vend të botës qytetarët vendosin që ta braktisin vendin e origjinës qoftë fizikisht ashtu edhe sipas neneve ligjore.

Por, qytetarët e Kosovës i detyron të mbesin pa nënshtetësi të vendit të tyre më shuëm periudha e tranzicionit, zbrastia sociale.

Kamberi tregon se edhe GDP e ulët në raport me shtetet e rajonit ndikon që këta qytetarë të marrin rrugë për në vende të tjera të botës.

Të ardhurat mesatare në Kosovë sipas të dhënave sillen rreth 350 euro, që sipas Kamberit janë arsye për të synuar paga më të lartë në shtete tjera ku mesatarja sillet rreth 1,500 euro.

Kurse njohësi i çështjeve të sigurisë Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë nuk mendon se faktori ekonomik është një ndër kryesorët për marrjen e vendimit për heqje dorë nga shtetësia .

“Kjo pasi qe personat qe aplikojnë për shtetësi të re në të shumtën e rasteve tashmë kanë ndërtuar jetë të re në shtetin ku ata aplikojnë. Andaj, edhe përmiresimi i gjendjës ekonomike e sociale në Kosovë mund të mos ndikonte në ndërrimin e qëndrimit te tyre”, ka shtuar ai.

Megjithatë, sipas tij ka edhe raste të tilla kur persona të caktuar ja arrijnë të aplikojnë me dokumente të falsifikuara të identifikimit, e në këto raste mund të ndodh që persona të cilët kanë kryer ndonjë krim në vendin e origjinës mund të fitojnë shtetësinë e vendit të tretë.

Sipas Vrajollit në shumë vende të botës nuk lejohet që një qytetar të ketë dy shtetësi.

“Në anën tjetër, përkundër faktit që Kosova i lejon qytetarët e saj të mbajnë shtetësinë të dyfishta, ka shumë vende në botë të cilat nuk pranojnë shtetësi të dyfishtë”, ka deklaruar Vrajolli.

Edhe vizat shkak i braktisjës së shtetësisë

Derisa një gjë që ndikon të lënë shtetësine sipas Socilogut Kamberi janë edhe martesat e ndryshme dhe procedurat e shteteve amë të cilët nuk lejojnë që të kenë më shumë se një ose dy nënshtetësi.

Marrja e këtij vendimi të tilëe paraqet edhe probleme emocionale duke i vënë theks të veçantë nërlidhjes me vetëlindjen, rrethin social, integrimin në shoëqrinë e Kosovës, elemetë që në vende tjera nuk mund të gjenden thotë Kamberi.

Blerim Burjani njohës i çështjeve ekonomike, ka thënë për Gazetën Fjala se në disa shtete kushtëzojnë shtetasit që kanë dy shtetësi duke i kërkuar që të heqin dorë nga njëra si në rastin e Zvicrës për shfrytëzimin e disa të drejtave.

“Ka qytetar të Kosovës që po heqin dorë prej shtetësisë për shkak të liberalizimit të vizave që janë berë nga BE-ja, për disa shtete të regjionit ”, ka deklaruar ai, për Gazetën Fjala.

Ata që vendosin të largohen nga shtetësia i ndjekin disa procedura nga organet e rendit dhe ligjit te vendit te origjines, gjë që e vështirëson ndërrimin e identitetit për shkaqe të kryerjes së ndonjë krimi.

Ndërsa në 7 vjetët e fundit, rreth 32 mijë kosovarë kanë heqë dorë nga nënshtetësia kosovare.
7goFLdUdxc.jpg
 
Titulli: Ja sa kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Mfalni pse kosovaret skane te drejten te mbajne dy nenshtetesi...???
 
Titulli: Ja sa kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Mfalni pse kosovaret skane te drejten te mbajne dy nenshtetesi...???

jane shtete si Gjermania, Austria apo Hollanda qe si lejojne, se di si funksionon por di qe dhe ne sport (futboll) disa sportiste kerkojne leje te vecante per te perfaqesuar nje shtet tjeter nese kane nenshtetesi gjermane, nese keta sportiste jane ne plan te gjermanise nuk ja u lejon... (dicka e perafert)

Rasti i Mavraj apo Mustafi, ndersa ne "politike" nusja e Bashes ka braktisur nenshtetesine Shqiptare per ate Hollandeze (ja donte puna thone) dhe ska votuar kur ka kandiduar Luli.
 
Titulli: Ja sa kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Pse italia te lejon te mbash dy nenshtetesi?
 
Titulli: Ja sa kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Pse italia te lejon te mbash dy nenshtetesi?

qdo shtet e ka kushtetute e regullat e veta
 
Titulli: Ja sa kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

E pra legjende...di gjo ti si e ka italia?
 
Titulli: Ja sa kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

E pra legjende...di gjo ti si e ka italia?

edhe italia lejon dy nenshtetesi
 
Titulli: Ja sa kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Pse italia te lejon te mbash dy nenshtetesi?

Po Monique une kam dy nenshtetesi !
 
Titulli: Ja sa kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Po nenshtetsia e vendit ka shum më shum peshe se ajo e huaja -sido kudo. Edhe mvaret si mendojn qe i braktisin?

Tjetergje kur ska zgjidhje, megjithate vendlindja eshte paresore.
 
Titulli: Ja sa kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Secili/a e heq nqs.nk ka tjr .rrugezgjidhje .
Edhe per siguri qendrimi ne atë shtet se nk.ta njohin dynenshtetesin sh.vende nordike.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back