Ja pse qan gruaja ime!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
12274181_10153754145308151_8339735176578501685_n.jpg


1448362898liste.jpg


Kur R.E.M këndonin njëherë e një kohë, të gjithë qanin ndonjëherë. Por disa njerëz qajnë më shumë se të tjerët, madje dhe për gjëra që janë veçanërisht të trishta.

Aaron Gillies, nga Londra, vuri re se bashkëshortja e tij, Lex, ishte një nga këta njerëz dhe vendosi të ndante mosbesimin dhe zbavitjen e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

28-vjeçari, i njohur dhe si TechincallyRon në rrjetet sociale ka shkruar një listë prej nëntë gjërash, që e bëjnë të qajnë 31-vjeçare Lex.

“Arsyet pse qan gruaja ime”, thuhet në foton e postuar në Igmur dhe Twitter. Në krye të listës lexon: Ajo zbuloi se mjelmat mund të jenë homoseksuale dhe mendon se kjo është gjë e mirë

Lista vijon me “Ajo ishte e dehur dhe pa një foto të një derrkuci”, “Pres derisa të errësohet dhe bëj si “babadook”, “Një lepurush ikën me vrap nga një dhelpër arktike në një dokumentar”, “Nuk ka biskota në shtëpi”, “I kujtohet prapë që mjelmat janë homoseksuale”, “Kur unë i mbaj dorën kur ajo nuk e pret”, “Unë gatuaj darkën pas një dite të gjatë”, “Ajo sheh një video për një qen”.

Këto janë listimet që Aaron bën. Postimi i tij është shpërndarë mbi 30 mijë herë, dhe reagimet kanë qënë nga më të ndryshmet.

/ Top Channel

Pyetja nga une: Perse mendoni se qan nje femer?
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Un spo shprehen fare sepse qaj akoma kur shof sailor moon dhe bambin e jo mo per gjera te tjera.
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Kjo tregon se nese femra zoteronte pushtet ndoshta do te kishim me shume paqe ne bote!
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Unë qaj kur s'kam kos n'frigorifer, për shembull lol
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Ew ,sa natyre e ndjeshme kjo tipka. Te qash se nuk ka biskota Lol..dhe kete e niva. :D
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Gra hesapi lotet e krokodilit i kan me buton :P
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Pse qajne femrat?
Per te njejtat arsye pse qajne meshkujt, vetem se e leshojne veten me kollaj.

hajduti
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Kjo tregon se nese femra zoteronte pushtet ndoshta do te kishim me shume paqe ne bote!

A ishin/jane ne pushtet keto femra (kryeministre):
Margaret Theaqer (Zonja e hekurt) (1979-1990...11 vjet e 208 dite) qe luftoi per ishujt foklande?
Golda Meir (Izrael) (1969-1974...mbi 5 vjet) _Lufta Izraelito-Palestineze

Plus edhe 79 te tjera....qe ishin ne pushtet (Te cek ketu Sirimavo Bandaranaike (Shri Lanka) -kater here, Benzair Buro (pakistan)-nje here, Sheikh Hasina (Bangladesh)-dy here...etje....dhe megjithate kishte luftera ne keto vende....
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

So cute & funny ... Ky po qe Qenka burre I embel & I dashur :)
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Pse qajne femrat?
Per te njejtat arsye pse qajne meshkujt, vetem se e leshojne veten me kollaj.

hajduti

Edhe pse sme pelqen qe e shkru ate hajduti poshte a thu do te vjedhin autencitetin e thenies ...vene vene e thu edhe ti i gjo te sakte. :)
Ky ishte rasti!
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Lotet sia fal gjithkujt....i kam te shenjte!
Kjo thenie eshte shume domethenese.
Lotoj para nje situate te prekshme , lotoj kur jam para apo pas humbjes se njerzve qe mi do shpirti,lotoj kur shoh padrejtesi kundrejt meje por skam forcen ti kthehem me te njejten monedhe ,sepse ata qe po ma shkaktojne kte padrejtesi jane njerez me peshe ne jeten time. Lotoj kur me dhemb shpirti ...
Lotoj nga gezimi edhe pse kjo ndodh rralle ,kur marr nje surprize ne momente kur jam e trazuar shpirterisht ,kur te duket se cdo gje rreth teje po shkon keq e me keq dhe befas te ndricojne diten edhe me nje fjale a gjest qe ne nje kohe tjeter ndoshta sdo i jepje peshe.

Kto jane pak a shume momentet kur lotoj.....por lote krokodili kurre skam derdhur.....edhe kto lote jo rralle smi ka pare kush!
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Ti i vure kapak...bile nga i florinjti fare lol

Kytin tan mthuj i her qe sasht e vertet :P
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Ka njerez jashtzakonisht te ndjeshem qe sdin te kontrollojne emocionet.
Ska asigjo per tu habitur o per te kritikuar
Lotet e krokodilit per interes pastaj jan gjo tjeter.
 
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

O Loly.
Robi me mendjehapur i planetit :). Me mirekuptues :)))
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ja pse qan gruaja ime!

Per ato biskotat ne shtepi ja besoj. Sa her qaj une kur me hahet dicka dhe nuk esht aty. Madje para 1 viti ishte bajram. Do gatuaja bakllava ne 10 te darkes. Shikoj s'kish sheqer: I them burrit ik me ble 2 pako sheqer. Po esht mbyll dyqani thot se esht e diele dhembyllet ne 9.30. Une: Whaaat??? Pse s'me ke thene ti muaa? - Po ku e dija une thote ca doje ti.. Neser tani..
Dhe un qe ulem ne dysheme e ja plas nje te qare.. Pse s'me ke thene ti mua qe mbyllet ne 9.30? Ku t'gjej sheqer une tani?? Gjeje nje dyqan hap.. lol
Akoma qeshim me lot kur e kujtojme..po qesh dhe tani ne zyre si idiote
 
Back
Top