Ja pse nuk do të bëhemi katolikë!

Ja pse nuk do të bëhemi katolikë!


May 24 , 2016


Shkruan: Halil IBRAHIMI

Mitet e varura për qafe

Disa muaj më parë kur autoritetet më të larta të Kishës Katolike deklaruan se Kosova nuk do ta fitonte kurrë pavarësinë sikur të mos ishin 3 % katolikët e Kosovës unë, sikur edhe dy milion shqiptarë të tjerë përreth meje nuk patëm si të mos stepemi nga çudia e deklaratave të tilla dyftyrëshe, të pasakta, tendencioze dhe bile armiqësore; por në të njëjtën kohë ashtu krejt pa vetëdije nuk patëm si të mos i ikim përfundimisht kompleksit të fshehur të inferioritetit i cili i është skalitur me nge qe disa dekada shqiptarit musliman në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, njësoj. Si në letrat e Eduard Saidit ishin ‘ata’ dhe më poshtë pastaj ne.

Shqiptari i rëndomtë edhe sot e në përjetësi është bërë të vuajë nga kompleksiteti i mësuar dhelpërisht nëpërmjet kulturës, historisë, letërsisë dhe bile edhe muzikës se gjoja Islami na u imponua dhunshëm dhe si i tillë duhet flakur bashkë me gjithçka që qoftë prej së largu tingëllon si i lidhur me të në ndonjë mënyrë. Një numër i madh i shqiptarëve edhe pse thellë në ndërdije i kanë parasysh të gjitha kontributet të cilat personalitetet Islame ia dhanë këtij kombi, edhe pse e dinë thellë në vete se Islami, cilido që të ketë qenë ai, nuk i ka sjellur kurrë një të keqe, megjithëkëtë ata nuk duan të mendojnë se një numër i konsiderueshë m i elitës intelektuale, akademike dhe kulturore së kombit të vet i ka gënjyer tmerrshëm në dekadat e fundit rreth qenësisë së tyre fetare e kombëtare.

Nga burimet historike, bile shumë nga to çuditërisht katolike, mësojmë se përgjatë shekujve katolicizmi kurrë nuk qe i fuqishëm midis shqiptarëve e veqanërisht në Kosovë, duke pasur probleme thelbësore me një priftëri të pashkolluar dhe padëgjueshmëri qytetare për bëmat e tyre. Ardhja e Osmanëve këtu e gjeti Kosovën jo si një ishull të satisfaksionit katolik, ashtu siç tentohet të na imponohet sot, por të zhytyr në një luftë të paparë të Kishës Bizantino-Ortodokse Serbe për shkombëtarizim të vazhdueshëm të shqiptarëve këtu. Këto fakte kurrë nuk iu bëhen të ditura nga paria e sotme katolike njerëzve të cilët trumbetojnë se po konvertohen në fenë e të parëve.


Ajo çka priftërinjtë katolikë nuk u tregojnë ‘të konvertuarve’ të supozuar në meshën e pagëzimit është se shqiptarët në Kosovë e pranuan Islamin në masën më të madhe si zgjedhje personale, si reagim ndaj dhunimit asimilues dhe poshtërues të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe gjithashtu nuk kishte si të ishte ndryshe kur kihet parasysh dembelia ekstreme e klerit të pashkolluar katolik midis shqiptarëve. Këtë e pohojnë të gjithë historianët e paanshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe është fatkeqësi që të tillëve nuk u është dhënë hapësira e duhur në historiografinë zyrtare shqiptare.

Analet historike të kohës nuk janë as për së largu në linjë me veprat imagjinative të Kadaresë për përunjësinë katolike proshqiptare dhe vrazhdësinë Osmane antikombëtare. Pranimi i Islamit nga shqiptarët, sidomos nga ata në Kosovë, ishte një revoltë ndaj politikave asimiluese të cilat ishin në qendër të luftërave naïve midis sekteve kristiane në këtë nënqiell. Duke e pranuar Islamin shqiptarët shpëtuan nga asgjësimi i mëtejmë i tyre duke dhe u bënë për herë të parë në historinë e trazuar për ta të Ballkanit një entitet i veçantë me karakteristika specifike të cilat e pamundësonin çfarëdo tentimi të fqinjëve gllabërues për ti shkrirë etnikisht dhe kulturisht. اirrjet e sotme të klerit katolik për gjoja pranimin e Islamit për shkak të taksave dhe dhunës janë hiç më shumë se sa përpjekje e fundit për ta fshehur pafuqinë dhe pasivitetin e tyre gjatë periudhës Osmane. Burimet historike të kohës, të cilat për shembull i ka analizuar mirë historiani Skender Riza, dëshmojnë se shqiptarët të cilët e pranonin Islamin kishin shumë më tepër obligime ndaj Perandorisë se sa të krishterët të cilët detyroheshin me një takse që të shumtën ishte simbolike.

Konvertimet që nuk janë konvertime

Duke lexuar ditëve të fundit deklaratat pompoze për konvertim në fenë e rrënjëve mu kujtua i madhi George Bernard Show. Me një rast ai pati thenë: “Konvertimi i Palit nuk ishte konvertim fare; ishte në fakt Pali ai që e konvertoi religjionin që e kishte ngritur një njeri mbi mëkatin dhe vdekjen”. Hallall! Edhe këta të ashtuquajtur të konvertuar nuk janë aspak të konvertuar në katolicizëm; ata janë thjeshtë shëndërrues të dëmshëm të fesë në ideologji urrejtjenxitë se dhe përçmuese. Njëri nga ta derdhi gjithë atë urrejtje ndaj fesë së 97 % të bashkëkombasve të tij dhe nuk kishe si të mos mendosh se njerëz të tillë jo vetëm që nuk i bëjnë shërbim katolicizmit, mashtrohen thellë ata që e mendojnë kështu, por me një bagazh të tillë smire dhe amullie morale do t’ia tundin thellë edhe ato pak themele sinqeriteti që mund ti ketë Kisha Katolike në Kosovë.

Nuk e di pse kleri katolik abuzon me fjalën ‘konvertim’ kur të gjithë nga ‘të konvertuarit’ e supozuar kanë pohuar se nuk kanë qenë asnjëherë muslimanë përveç emrit të cilin e kanë trashëguar. Dihet fare mirë se gjatë fundit të Perandorisë Osmane ekzistonte një numër i caktuar i shqiptarëve të Kosovës të cilët formalisht morën emra muslimanë duke dashur që t’i bashkohen shumicës së popullatës që në masë të madhe për arsye patriotike dhe të mëvetësimit e kishte flakur besimin kristian dhe e kishte pranuar Islamin,. Duhet t’u jemi mirënjohës natë e ditë atyre paraardhësve tanë të mençur të cilët e kundërshtuan lojën satanike të Kishës dhe e ruajtën qenien e tyre shqiptare nëpërmjet Islamit. Pa ta sot do të ishim vartës besnik të historisë Serbe në Ballkan. Burimet e Vatikanit pohojnë se në gjysmën e dytë të shekullit XVII, në trekëndëshin Deçan-Pejë-Drenicë nuk kishte katolikë fare. Me fjalë të tjera, banorët e krishterë të këtyre trevave (shqiptarët, serbët dhe vllehët), i përkisnin krejtësisht fesë ortodokse, prandaj edhe abuzimi me kthim tek rrënjët është hiç më shumë se një klishe e athët. Thomas Arnold, historiani i mirënjohur që i ka studiuar rrethanat ndër të cilat shqiptarët e pranuan Islamin pohon se hoxhallarët në viset shqiptare ishin krejtësisht shqiptarë përkundër misionarëve ortodoksë që ishin kryekëput serbë dhe atyre katolikë të cilët mungonin në të shumtën e rasteve e edhe kur ishin përbëheshin nga të pashkolluar dhe të largët nga komunikimi me masën. Hoxhallarët shqiptarë bënin çmos që shqiptarët ortodoksë t’i muslimanizonin dhe përpiqeshin t’i muslimanizonin edhe shqiptarët katolikë gjithashtu, të cilët ishin të rrezikuar nga kisha ortodokse e nuk kishin kurrfarë ndihme nga bota katolike e Evropës.

Prandaj ja pse nuk do të bëhemi katolikë as unë, as familja ime, e as shumica e shqiptarëve; sepse jemi të tillë si jemi sot duke iu falënderuar pikërisht Islamit dhe jo mosdijes së priftërisë së atëhershme katolike.

Sepse e vërteta na ka bërë të lirë

Megjithë tërë këto të vërteta të cilat i mësova gjatë rrugës sime për ta qartësuar idenë e dëgjuar kudo përreth meje se Islami na u imponua dhunshëm dhe se Katolicizmi do të na shpëtonte nga të gjitha të këqijat e tij, prapëseprapë pak ditë pasi që e mora në duar Biblën katolike në përgatitje të Don Simon Filipajt e pashë se arsyet teologjike për të mos u ‘kthyer në rrënjët’ katolike janë shumë më të mëdha se ato historike.

ثshtë hipokrizi patetike se si klerikët katolikë e quajnë ‘moment grandioz historik’ dhe ‘kthim tek e vërteta’ të ashtuquajturin konvertim të disa individëve shqiptarë nëse supozojmë se ata e kanë lexuar ndonjëherë Biblën dhe komentimin e saj të cilin e kanë përgatitur vetë. Si mund t’i bindin priftërinjtë e tillë ‘të konvertuarit’ e rinj se Bibla është fjalë e Perëndisë kur komentimi i Biblës së botuar nga vetë ta në një mori rastesh pohon se një pjesë e madhe e shkrimeve të shenjta kristiane janë produkt i thashethemeve, legjendave dhe rrëfimeve antike. ‘Të konvertuarit’ bëjnë mirë ta lexojnë së pari Biblën para se të dëshmojnë se po e pranojnë katolicizmin. Të ngopurit e opinionit me rrëfime pseudopatriotike katolike i ka penguar këta të konvertuar të rinj që t’ia parashtrojnë vetvetes disa pyetje thelbësore të cilat jo vetëm që do të ju nevojiten për ta arritur paqen dhe qetësinë e shpirtit në këtë botë por edhe për ta mbërritur kënaqësinë e Zotit në Përjetësinë e andejme.

Nëse Islami paska ardhur me dhunë atëherë çfarë vlere më të mirë paska Katolicizmi papët e të cilit edhe dhunuan shkencëtarët, edhe vranë të pafajshmit edhe dogjën si shtriga njerëzit më eminentë të kulturës gjatë historisë. Priftërinjtë të cilët iu trumbetojnë të konvertuarve potencialë se po kthehen tek e vërteta nëse e pranojnë katolicizmin duhet t’ua bëjnë atyre të ditur se me pranimin e katolicizmit ata do të pranojnë të adhurojnë njeriun në vend të Hyut, do ta përulin vetveten për falje mëkatesh para klerikëve në vend që ta ngrisin vetveten duke e bërë këtë vetëm me Zotin. Ja pse midis të tjerash, unë dhe shumica dërmuese e shqiptarëve, njerëzve të keqpërdorur nga klerikalizmi katolik, nuk do ta këmbejmë me asgjë të vërtetën të cilën e kemi fituar me pranimin e Islamit. Të lirë kështu si jemi do t’u jemi përjetësisht mirënjohës paraardhësve tanë që me pranimin e fesë së re na shpëtuan nga asimilimi i fqinjëve gjakpirës dhe tash e tutje nuk do ta lejojmë as edhe priftërinë e sotme, qoftë ajo me emër edhe shqiptare, që të na udhëzojë rrugicave por do t’a tundojmë vetë Satanain për të rimbërritur tek e Vërteta dhe Zoti.

KOHAISLAME
 
Titulli: Ja pse nuk do të bëhemi katolikë!

Po nderhy pak....
Keto nuk ngjajn arsye por si nje prapagande...
Nje arsytim mund te ishte emendoj mjafton :

Sepse besimi im eshte i tille !! Sepse skam lekundje ne ate qe besoj!!...sepse me jep pace apo te verteten ne te cilen un besoj....

Asnjeher nuk duhet te merret si dicka pozitive apo te paraqitet dicka pozitive duke nxire mbi nje tjeter.. edhe nese do ishte e vertet ,edhe nese, humbet forcen e bindjes dhe motivon pytjet ku ka pytje ka dyshim.. ku ka dyshim ka kerkim.. ku ka kerkim ka konkurrenc e ku ka konkurrenc ska besim!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ja pse nuk do të bëhemi katolikë!

Kush ma permbledh shkrimin me nje fjali se pertoj? :p
 
Titulli: Ja pse nuk do të bëhemi katolikë!

Kush ma permbledh shkrimin me nje fjali se pertoj? :p

Nuk behem katolik se priftat nkosov ishin te pashkolluar e se esht genjeshter qe turku na beri myslyman pasi ne ishim katolik ortodoks si serbia... etj etj.. edhe pse skuptova lidhjen e kesaj me shekullin xv.
 
Titulli: Ja pse nuk do të bëhemi katolikë!

Nuk behem katolik se priftat nkosov ishin te pashkolluar e se esht genjeshter qe turku na beri myslyman pasi ne ishim katolik ortodoks si serbia... etj etj.. edhe pse skuptova lidhjen e kesaj me shekullin xv.

Ti sikur te rreh me sfungjer Jana. :D

Do ish e mire nje pergjigje nga Lauri ose ateist Hartini. :)
 
Titulli: Ja pse nuk do të bëhemi katolikë!

Ti sikur te rreh me sfungjer Jana. :D

Do ish e mire nje pergjigje nga Lauri ose ateist Hartini. :)

Jo ,jo sjam pro rrahjes .. ide shprehim ... me aq sa dime. .me sakt me aq sa di...
 
Titulli: Ja pse nuk do të bëhemi katolikë!

Ti sikur te rreh me sfungjer Jana. :D

Do ish e mire nje pergjigje nga Lauri ose ateist Hartini. :)

Te pergjigjet Lauri eshte njesoj si te bejme nje "reportazh" nga KOHAKRISHTERE
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top