Ja pse ju mund të plakeni më përpara se miqtë tuaj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mijëra individë të lindur në të njëjtin vit: disa në moshën 38-vjeçare tregojnë për 28, disa të tjerë për 61: rëndësia e stilit të jetës qëndron përpara geneve

5434.jpg


Në moshën 38-vjeçare nuk mund të flasim për plakjen, por fenomeni i degjenerimit të aftësive jetësore të trupit, edhe në mungesë të sëmundjeve, që çon deri në vdekje, ka filluar me kohë. Por nuk është e njëjta gjë për të gjithë individët, sepse ka ende të rinj që bëjnë jetë aktive. Nëse shumica e 38-vjeçarëve tregojnë për 38 vjeç, ka dhe nga ata që duken si 28, por ka dhe nga ata që duken si 61. ثshtë normale që të rinjtë të plaken në mënyra të ndryshme: mënyra e jetesës është thelbësore.
Një çështje objektive


Gjithmonë ka ekzistuar, brenda një grupi, brenda një klase apo një shoqërie dikush që është 35 vjeç, por që duket si djalosh i ri, dhe një tjetër që duket si pensionist. Por nuk ka të bëjë vetëm mënyra e sjelljes apo e veshjes. اështja është disi më komplekse dhe lidhet me plakjen biologjike të organizmit, që vjen në mënyra të ndryshme për të gjithë, dhe kur jemi të rinj ky lloj diversiteti është më i dukshëm.
Studimi
Një skuadër ndërkombëtare studiuesish ka monitoruar një grup vullnetarësh të moshës 72-73 vjeç, të lindur në Zelandën e Re, në qytetin Dunedin, duke vëzhguar indikatorët kryesorë të moshës kronologjike në lidhjet me fazat e ndryshme të jetës: në moshën 26, 32 dhe 38 vjeç. Rezultati ishte impresionues dhe solli në dritë normat e plakjes, të cilat janë jashtëzakonisht të ndryshme nga individi në individ. Raporti u publikua në Akademinë Kombëtare Shkencore, duke evidentuar se në një hark kohor prej pak vitesh, ka nga ata që nuk plaken fare, por ka dhe nga ata që plaken shumë. Pra faktori i plakjes është tërësisht subjektiv.
18 shenjat dalluese

Studiuesit, të udhëhequr nga hulumtuesi Daniel Belsky, kanë ndërtuar një listë me 18 faktorë fiziologjikë të plakjes ku përfshihen : presioni i gjakut, metabolizmi, funksionimi i veshkave, mushkërive dhe mëlçisë, kolesteroli, sistemi imunitar, shëndeti i dhëmbëve, etj. Ritmi mesatar i plakjes i vërejtur tek mijëra vullnetarë është 1.2 vjet për çdo vit. Por kishte dhe nga ata që kishin ritëm mesatar të plakjes më pak se 1 vit brenda një viti. Hapi tjetër i studimit nga hulumtuesit ishte marrja e informacioneve rreth stilit të jetesës për personat e marrë në studim. Ky studim i dytë do të shërbente për të kuptuar si cilat faktorë ishin më të rëndësishëm në procesin e plakjes, faktorët gjenetikë apo mjedisorë.

Mendimi i ekspertit
“Kur plakesh, rritet rreziku i të gjitha llojeve të sëmundjeve,” thotë Daniel Belsky, duke shtuar se objektivi i studimit duhet të jetë në gjendje të ndërhyjë në procesin e plakjes, në vend që të merret me sëmundjet e personit. Niccolo Marchionni, Drejtor i Strukturës Organizative të Kardiologjisë në Firence thotë: “Nuk është e habitshme që procesi i plakjes është i ndryshëm në persona të ndryshëm. Jetëgjatësia është një bilanc mes gjeneve dhe ambientit. Në këtë sens duhet të shihet procesi i plakjes. Por plakja është diçka me të cilën duhet të mësohemi, dhe një dhuratë që duhet ta fitojmë”. Profesor Marchioni e konfirmon që stili i jetës ndikon shumë në këtë proces.

Roli i stilit të jetës dhe mënyrës së të ushqyerit
Ekspertët thonë vazhdimisht se stili i jetës dhe mënyra e të ushqyerit luajnë një rol vendimtar në procesin e plakjes. Mjafton të kujtojmë një studim eksperimental të zhvilluar në vitin 2009 në Universitetin e Uiskonsin, thotë Niccolo Marchionni. Ai i referohej eksperimentit ku u zgjodhën një grup majmunësh, të cilët u ndanë në dy grupe: Të parëve iu dha akses i lirë për ushqime në frigorifer, ndërsa grupit tjetër iu dha një dietë me regjim të rreptë kalorish. 25 vjet më vonë, 80% e majmunëve që mbajtën dietë gëzonin akoma shëndet të plotë, ndërsa në grupin e dytë vihej re një numër i madh sëmundjesh të lidhura me zemrën e metabolizmin. Pra, edhe për njerëzit, vlen sekreti që për t’u plakur më mirë, duhet të hamë më pak.
[
Ja përse duhet të përdorim dietë mesdhetare
Qëndron pikërisht këtu sekreti i jetëgjatësisë. Dieta mesdhetare të bën mirë për shëndetin dhe të zgjat jetën: kjo është një fakt i konfirmuar. Studimi i hulumtuesve të Harvardit, shpjegon se dieta mesdhetare është e varfër në yndyrë dhe përfshin produkte të dobishme për shëndetin e njeriut, si peshk, vaj ulliri, fruta, perime, bishtajore etj. Mungesa e theksuar e alkoolit, apo përdorimi në mënyrë të moderuar i verës, na jep disa vite jetë më shumë

Studimi përfshiu gati 5000 infermiere amerikane
Dieta mesdhetare ruan më gjatë telomeret, segmente të kromozomeve tona që luajnë një rol thelbësor në rregullimin e procesit të plakjes. Studimi përfshiu gati 5000 infermiere amerikane, të ndjekura për vite me radhë me pyetësorë të përsëritur në kohën që bënin analiza gjaku, për të studiuar ADN-në e tyre. Telomeret e shkurtra janë të lidhura me jetëgjatësi më të shkurtër dhe rreziqe të larta të sëmundjeve kronike. Gjatësia e tyre ndikohet nga obeziteti dhe mënyra e të ushqyerit.
t.observer
 
Back
Top