Ja pse Japonia është një ndër vendet më të zhvilluara

Aver

.
V.I.P
foto.php


1. Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet "Rruga për tek Morali'', ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit!

2. Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjeshtë mësimdhënja!

3. Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdeset për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët!

4. Nxënësit japonez pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë një çerek ore së bashku me mësuesit e tyre, kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset ndaj pastërtisë!

5. Nxënësit japonez marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël!

6. Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysëm ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurt në sigurinë e ushqimin që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe duhet ruajtja e kujdesi ndaj tyre!

7. Pastruesit e ''rrugëve'' në Japoni quhen ''inxhinierë të shëndetit'' ku rroga e tyre varjon nga 5000 deri ne 8000 dollarë amerikan në muaj, e pranimi i tyre në punë kalon në disa provime me shkrim dhe me gojë!

8. Ndalohet përdorimi i celularëve në trena, restaurante dhe vende të mbyllura dhe në vend të ''silent'' është e shkruar ''moral''!

9. اdo kush që shkon për të ngrënë në restaurante nuk mer më shumë se sa ka nevojë dhe asnjeri nuk lë ushqim në pjatë!

10. Mesatarja e vonimit të trenave në Japoni është 7 sekonda në vite. Kjo tregon se japonezët janë popull që e vlerësojnë shumë kohën dhe kujdesen për orët, minutat dhe sekondat.
 
Titulli: Ja pse Japonia është një ndër vendet më të zhvilluara

Une propozoj qe ti shpallim lufte Japonise ,e pastaj te dorezohemi menjehere ne menyre qe te na pushtojne e te behemi te mire si ata.
Artikull kot
 
Titulli: Ja pse Japonia është një ndër vendet më të zhvilluara

Edhe ne kemi Leken me librin e tij. Libri me titullin Kanun perdoret akoka edhe sot e kesaj dite.
Kanuni na meson mbi sjelljtet ndaj te tjereve rregullat shoqerore etj.


Aver mua me duket sikur e kam lexuar nje here kete kontrollo mos eshte.
 
Titulli: Ja pse Japonia është një ndër vendet më të zhvilluara

1-5 -per tu pergezuar.. nqs ne familje dhe shkolla kryesisht dine si ti brumosin femijet ateher cdo gje do ece mire..
 
Titulli: Ja pse Japonia është një ndër vendet më të zhvilluara

Aver mua me duket sikur e kam lexuar nje here kete kontrollo mos eshte.

Ka mundesi Nick. Une e kerkova pak por nuk e gjeta. Nese jane dy i martojme :p
 
Titulli: Ja pse Japonia është një ndër vendet më të zhvilluara

Ne shqiptaret jemi te vetmit per ti perbuzur arritjet e te tjereve.
Vendet me te zhvilluara ne bote ecin me disipline te caktuar
jo si ne shqiperi, ha muço pi muço, si hani i stavros;)
 
Titulli: Ja pse Japonia është një ndër vendet më të zhvilluara

:( sa mir sikur disa rregulla ti kishte edhe vendi yn do ishte mrekulli
 
Back
Top