Ja pse duhani vret

TeQuiLLa

Antar Aktiv
Me lejoni te shpjegoj pak efektin dhe rolin qe luan duhani dhe perberesit e tij kryesore tek njeriu.
Sic e dini, Nicotina eshte perberesi kryesot i duhanit. Varesia ndaj nikotines eshte e llojeve te ndryshme, qe lidhet direkt me kushtet psikologjike te qenjes njerezore. Truri i njeriut eshte shume i ndjeshen ndaj Nicotines dhe duhani eshte nje nga percuesit kryesor te Nicotines ne tru.
Nje pires duhani i rregullt qe mund te "thithe" cigaren te pakten 10 here, dhe qe pi perafersisht 1-1 1/2 (qe eshte baraz me 30 cigare ne dite) i dergon trurit rreth 300 doza nikotine ne dite. Nkotina hyne ne klasen e drogave te quajtura psikoaktive, qe tek disa kategori njerezish mund te jete me varese sesa heroina. Sikurse edhe Kokaina dhe heroina edhe nikotina shkakton crregullime ne perberjen kimike te trurit.

Tani do te them dicka ne lidhje me lenjen e duhanit qe per shumicen e atyre qe e pine duket si nje gje e pamundur per tu realizuar. Por me deshire dhe vullnet te paster eshte nje dicka qe mund te arrihet me sukses.

Varesia ndaj Nikotines eshte shume e madhe. Dhe vendimi per te lene duhanin eshte nje vendim i rendesishem aq sa eshte nje gje shume e veshtire per tu realizuar. Disa njerez e provojne 2-3 here apo edhe me shume derisa arrijne qe perfundimisht ta lene duhanin.


Me poshte po rendis disa nga arsyet se pse duhet ta leni duhanin.

Lenja e duhanit mund te rezultoje si nje nga vendimet me te rendesishme te jetes suaj.
Nqse e leni duhanin:

*Do te jetosh me gjate dhe me mire, dmth do te kesh nje jete me pa probleme shendetsore.
*Lenja e duhanit do te zvogeloje ne maksimum rrezikun e nje ataku zemra, apo edhe kanceri.
*Nqse jeni grua shtatezene, lenja e duhanit do te rrise probabilitetin e te pasurit se nje femije te shendetshem.
*Njerezit me te cilet bashkejetoni, kryesisht femijet, do te jene shume me te shendetshme ne nje ambjent qe nuk pihet duhani.
*Gjithashtu do te kete nje ndikim edhe ne anen ekonomike.


Pese Hapat qe duhen Ndermarre per te realizuar lenjen e duhanit.

Studimet e deritanishme kane konstatuar qe nqse ndermerren keta hapa ne nje menyre te rregullt dhe aktive, do te behet e mundur lenja e duhanit dhe varesise ndaj Nikotines. Probabiliteti per nje rezultat pozitiv eshte ne rastet kur keto hapa ndermerren sebashku dhe te kombinuar me njeri-tjetrin.

1. Pergatitja morale
2. Gjej mbeshtetje, e cila duhet te jete patjeter morale dhe ne nje shkalle super te larte.
3. Mesohu me nje sjellje tjeter te vetvetes
4. Merr ilacet e dhena qe mund te te ndihmojne ne lenjen e duhanit.
5. Gjithashtu pergatite veten per situata te veshtira .
. Duhet qe patjeter ti caktosh vetes nje date ne te cilen do te fillosh perpjekjet e para per te lene duhanin. Duhet qe te hedhesh te gjitha cigaret qe ke ne shtepi apo edhe vendin e pune.
Mos te lejo qe te pihet duhat ne ambjentin ku ti jeton apo punon, dhe nqse kjo eshte e pamundur mundohu qe te rrish larg ambjenteve te tilla temptuese.
Kurajoja eshte gjithashtu nje nder faktoret kryesore ne lenjen e duhanit. Duhet qe te kesh mbeshtetjen maksimale te njerezve qe te rrethojne ne jeten e perditshme.
Mundohu qe ta mbash mendjen te zene me gjera te tjera, qofshin keto bisede me dike, nje shetitje, apo edhe te merresh me nje pune tjeter ne menyre qe te te mbaj mendjen larg duhanit.
Ne fillimet e kesaj perpjekjeje duhet qe te mundohesh te ndryshosh menyren se si ke punuar me pare, si e ke bere gjerat ne menyre qe mendja te jete larg duhanit.Dy javet e para jane shume te veshtire qe te mesohesh me nje rutine tjeter te berjes se gjerava.
Mundohu ta mbash veten te preokupuar me gjera te ndryshme.
Mundohu te konsumosh sa me teper lengje dhe fruta.
Duhet qe patjeter te jesh i rregullt ne marrjen e ilaceve ndihmese per lenjen e duhanit si:

*Bupropion SR--Mund te merret me recete nga doktori.
*Cimcakiz me permbajtje Nikotine--Mund te merret pa recete
*Inhalues nikotine--Mund te merret me recete
*Nje perbere Nikotinik qe mund te merret me ane te hundes dhe qe merrert me recete.


Nje nder pengesat kryesore qe mund te hasen gjate procesit te lenjes se duhanit kane te bejne me situata te veshtira ne rruge e siper.

Gjate procesit se lenjes se duhat, perdorimi i cdo lloj alkooholi eshte rreptesisht i ndaluar, ngaqe mund te ule probabilitetin e suksesit se lenjes se duhanit.
Duhet qe te evitohen kontaktet me njerezit qe jane konsumues te rregullt te duhanit.
Gjate procesit te lenjes se duhanit do te vini re si ndryshime fiziologjike ashtu edhe fizike, si shtim ne peshe etj. Duhet ndjekur me kujdes nje diete e shendetshme dhe aktive.
Ne situata te tilla mund te shkohet deri ne gjendje stresi dhe depresioni si reluzulta e shkeputjes se varesise ndaj Nikotines.


Disa kategori njerezish jane te keshilluar qe ne menyre te menjehershme te arrijne ne lenjen e zakonit te pirjes se duhanit, perdorimi i te cilit mund te coje ne perkeqesim te kushteve fizike dhe fiziologjike.
Ne keto kategori qe duhet patjeter ta lene duhanin bien:
*Grate shatezena apo nenat e reja (ato qe sapo kane lindur nje femije) gje e cila i ndihmon ato qe te kene nje shtatezani te shendetshme dhe pa probleme dhe qe siguron nje mbarevajtje te mire te shendetit te bebes dhe vete nenes.
*Ata te cilet shtruar ne spital per nje patollogji, gje qe shpie ne ulje te numrit te problemeve shendetsore si dhe nje sherim me te hershem dhe me te plote.
*Pacientet te cilet kane kaluar nje atak zemre, qe shpie ne ulje te rrezikshmerise se nje ataku tjeter kardiak.
* Te gjithe ata qe kane kaluar apo edhe kane kancer te mushkerive, kokes, apo edhe te qafes.
* Prinderit qe bashkejetojne me femije te vegjel, ngaqe inhalimi sekondar i tymit te duhanit eshte po aq i demshem per shendetin e njeriut sa edhe pirja direkte e duhanit.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Duhani dhe efektet vrastare te tij

Lenja e duhanit eshte dicka qe munde ta besh kur te duash, madje deri tash une e kam lene diku nja 200 here :P
 
Pe: Duhani dhe efektet vrastare te tij

Ju thojsha ...... :P
 
Ja pse duhani vret

Tymi i duhanit ndihmon shfaqjen e displozisë në gojë, sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe i jep erë të keqe gojës. Lëkura e fytyrës fishket dhe humbet elasticitetin, merr ngjyrë si në gri dhe krijon rrudha të parakohshme. Pirësi i duhanit është shpesh herë nervoz, vuan nga takikardia. Nuk arrin të përqendrohet.

Rezistenca ndaj sforcimeve pakësohet dhe nuk mund të merret me veprimtari sportive. ثshtë e rekomandueshme që cigarja të lihet pak e nga pak. Pakësoje paketën me një cigare në javë. Lënia e menjëhershme e cigares sjell anomali në ekuilibër dhe në sistemin nervor.

Në se lihet duhani pas 20 minutave nga pirja e cigares së fundit, trupi do të ndiejë një sërë ndryshimesh: Tensioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe temperatura e duarve dhe e këmbëve do të normalizohen.




smoking-can-kill-you-1.jpg


Pas tetë orësh, përmbajtja e dioksidit të karbonit në gjak zbret në nivelin normal. Përmbajtja e oksigjenit në gjak normalizohet.

Pas njëzet e katër orësh lënieje, pakësohet rreziku i krizave të zemrës.
Pas dyzet e tetë orësh fundet nervore fillojnë të rriten. Përmirësohet nuhatja dhe aftësia e shijimit. Shëtitjet bëhen më pak të lodhshme.

Dy javë deri në tre muaj përmirësohet qarkullimi i gjakut. Aftësitë funksionuese të mushkërive rriten në 30%. Pas tre deri në nëntë muaj pakësohet kolla e mundësia e sinoziteve. Lehtësohet frymëmarrja e cila rigjenerohet në mushkëri. Mushkëritë pastrohen. Pakësohet rreziku i infeksionit. Pas 12 muajve rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës pakësohet dy herë.lajmi
 
Pe: Ja pse duhani vret

Lus moderatoret te mos lejojne postimin e temave kunder duhanit aq me shume kur sapo kam ndeze cigaren :canna:
 
Pe: Ja pse duhani vret

Lus moderatoret te mos lejojne postimin e temave kunder duhanit aq me shume kur sapo kam ndeze cigaren :canna:

Kitrra kjo e fundit le te jete a more veshe e fundit... perndryshe ballafaqohu me pasojat
 
Pe: Ja pse duhani vret

Kitrra kjo e fundit le te jete a more veshe e fundit... perndryshe ballafaqohu me pasojat

Do e kem parasysh, por me duhanin nuk kam patur telashe ngase e kam lene sa here kam dashur, madje deri me tani e kam lene nja 300, 400 apo 500 here saq edhe kam harru sa here e kam lene :syze::P
 
Titulli: Ja pse duhani vret

pse mos ta le pernjehere? un kshu pak nga pak skam shance ta le
po mendoja te kisha nje Janar-pa-duhan per vitin tjeter

---------- Post added at 12:20 ---------- Previous post was at 12:19 ----------

pse mos ta le pernjehere? un kshu pak nga pak skam shance ta le
po mendoja te kisha nje Janar-pa-duhan per vitin tjeter
 
Pe: Ja pse duhani vret

Lumi un qe nuk e pi :P
 
Pe: Ja pse duhani vret

Master lum befshim edhe ne per ata se do e len duhanin .
 
Pe: Ja pse duhani vret

Kush "ne" Arfenila? E di si quhemi "ne"? "Secon-hand smoker" pasi qe edhe nqs nuk pime cigare, prap hym ne kontakt me tymin sepse do sdo nuk jetojme dot ne ambiente te mbyllura, dhe kudo qe shkon ka njerez qe tymosin pa menduar tek te tj, vetem tek vetja.

Pra ne nje menyre ose tjetren, te gjithe "pime" duhan.
 
Pe: Ja pse duhani vret

Sweet , ne familjen tim asnjeri se pin duhanin ,po ashtu dhe nje pjes e farefisti tim nuk e konsumojn ,ata se pin dalin jasht! po ka edhe vende ku e konsumojn duhanin dhe duhet patjeter te rrim dhe ne aty,prandaj e thash;Lum bafshim edhe ne per ata se len duhanin::shpat:
 
Re: Pe: Ja pse duhani vret

Kush "ne" Arfenila? E di si quhemi "ne"? "Secon-hand smoker" pasi qe edhe nqs nuk pime cigare, prap hym ne kontakt me tymin sepse do sdo nuk jetojme dot ne ambiente te mbyllura, dhe kudo qe shkon ka njerez qe tymosin pa menduar tek te tj, vetem tek vetja.

Pra ne nje menyre ose tjetren, te gjithe "pime" duhan.

Pirje duhanit ne menyre pasive ...eshte me e rrezikshme biles
 
Pe: Re: Pe: Ja pse duhani vret

Sweet , ne familjen tim asnjeri se pin duhanin ,po ashtu dhe nje pjes e farefisti tim nuk e konsumojn ,ata se pin dalin jasht! po ka edhe vende ku e konsumojn duhanin dhe duhet patjeter te rrim dhe ne aty,prandaj e thash;Lum bafshim edhe ne per ata se len duhanin::shpat:
E kisha fjalen, dhe kur ecen rruges ose shkon ne park. Nuk mund ti rish larg perhere, prandaj duam sduam dhe ne jemi te prekur.


Pirje duhanit ne menyre pasive ...eshte me e rrezikshme biles
Ke te drejte ketu.
 
Pe: Ja pse duhani vret

Perderi sa menyra pasive e pirjes se duhanit eshte e pa shmangshme, gjithashtu dhe me pak e rrezikshme, pijeni tamam, lol
 
Pe: Ja pse duhani vret

Nje postim shume interesant dhe i dobishem.
Kam nje kerkese. A ka mundesi ta rregulloni titullin? Jo per gje po titulli dhe permbajtia jane tjeter per tjeter.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top