Ja provat se Përmbytja e Madhe Biblike ka ndodhur 12 mijë vjet më parë!

Love

βeℓℓe â๓e
Përmbytja Biblike e tokës në të ciën bazohet legjenda e Arkës së Noas është e vërtetë, të paktën sipas oqeanografëve që kanë zbuluar Titanikun.

anija-1.jpg


Kështu arkeologu i njohur nënujor, Robert Ballard thotë se ekipi i tij i kërkuesve ka zbuluar prova që faktojnë se ka ndodhur Përmbytja e Madhe. Sipas tij 12 mijë vjet më parë shumica e botës ishte e mbuluar me akull dhe Deti i Zi ishte një liqen me ujë të ëmbël, i rrethuar nga toka bujqësore.

Dicka e mbinatyrshme ndodhi dhe ato shkrinë duke përmbytur mbarë globin.

Ballard sqaron se nuk bëhet fjalë për një lëvizje të ngadaltë, por një përmbytje me fuqi të madhe dhe se ai së bashku me ekipin e tij kanë gjetur edhe mbetje të një anijeje e cila nuk është Arka e Noas por dyshon se mund të jetë një provë e një komuniteti të lashtë, që është përpirë nga përmbytja.

Gjithashtu, kjo shpjegon edhe transformimin e Detit të Zi I cili nga një liqen me ujë të ëmbel është kthyer në një det me ujë të kripur.
Burimi: alb-observer
 
Titulli: Ja provat se Përmbytja e Madhe Biblike ka ndodhur 12 mijë vjet më parë!

Ka kohe qe eshte vertetuar kjo ngjarje qe tregohet ne Bibel & Kur'an. Sa me kujtohet, para 10 viteve e kam ndegjuar si lajm, me pastaj e kam lexuar edhe si artikull.
 
Back
Top