Ja përse fëmijët duhet të mësohen që të lexojnë çdolloj libri

Tuana

Nada é por acaso!
Në një artikull të kohëve të fundit në Huffington Post listohen të mirat që fëmijët përfitojnë nga zakoni i leximit të librave të llojeve të ndryshme.


Femijet-duhet-te-lexojne-gjithcka-1-320x240.jpg

Shumëllojshmëria

Femijet duhet te lexojne gjithcka (1) Fëmijët kanë tendencë të jenë krijesa të zakonit! Siç adhurojnë të shohin shumë herë të njëjtin film, ashtu priren edhe të lexojnë të njëjtin autor që duan më shumë. Por çfarë mund të mësohet nëse lexojnë vetëm libra të të njëjtit zhanër? Mos ndoshta më e rëndësishme është vetëm që ata të duan leximin, pasi dihet që kjo gjë u lejon atyre që të “ndërtojnë” imagjinatën, të zhvillojnë mendimin kritik dhe të rrisin aftësitë e tyre të leximit, si dhe përfitime të tjera të shumta? Ndërkohë që dashuria për leximin duhet të kultivohet pa asnjë dyshim, nëse një fëmijë lexon gjithmonë të njëjtin autor ose të njëjtin lloj zhanri ai nuk do të mund të marrë dot të njëjtat përfitime nga ai fëmijë që lexon lloje të ndryshme librash. Kështu që është shumë e rëndësishme që t’i bindni të vegjlit tuaj lexues që të lexojnë libra të ndryshëm për të marrë shumë avantazhe edhe në të ardhmen. Më poshtë do të njiheni me të mirat që u vijnë fëmijëve tuaj nga leximi i librave të shumëllojshëm.

Një varietet i madh librash rrit botën e fëmijës



Nëse fëmijët do të lexojnë një gamë të gjerë librash, ata do të mund të “takojnë” personazhe dhe stile jete të ndryshme. Për shembull nëse librat e tyre të preferuar janë të llojit fantazi, ata do t’i ndihmojnë që të zhvillojnë edhe më shumë fantazinë, ndërkohë tekstet që tregojnë për udhëtime përreth botës mund të rrisin dëshirën për të udhëtuar dhe për të njohur kultura të tjera. Kjo mund t’u shërbejë fëmijëve që të zhvillojnë një perspektivë më të gjerë për botën rreth tyre.

Femijet-duhet-te-lexojne-gjithcka-2-320x199.jpg


Me lloje të ndryshme, lista e librave për t’u lexuar nuk do të ketë kurrë fund

Leximi i një varieteje të madhe librash mund t’i ndihmojë fëmijët që të rrisin dashurinë e tyre për leximin po ashtu edhe motivimin për të lexuar gjithnjë e më shumë.

Librat favorizojnë zhvillimin e shkathtësisë

Shumë libra për fëmijë, të tillë si ata që u mësojnë alfabetin, shpjegojnë se shkronjat kur bashkohen formojnë fjalë! Po kështu është edhe çështja e leximit! Poezia me rimat e saj do të kontribuojë në rritjen e pasurisë fonetike të fëmijëve, pra në aftësinë e tyre për të dëgjuar, për të identifikuar dhe për të ripërdorur tingujt individualë në fjalët e folura. Ndër të tjera, nëse fëmijët do të pasionohen me tekstet e llojeve të ndryshme, mund t’ua transmetojnë këtë dashuri dhe këtë mësim edhe brezave të ardhshëm.

Libra për të përmirësuar gjuhën apo të folurin

Pra deri tani folëm mjaftueshëm për të mirat që fëmijët mund të gëzojnë nga leximi i librave për sa i takon pasurimit të fjalorit të tyre. Por leximi i një shumëllojshmërie librash sigurisht do t’u shërbejë atyre edhe në zgjerimin e këtij fjalori dhe në njohjen e strukturave të reja sintaksore. Libri do të kontribuojë edhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale të fëmijës.

Cila është mosha kur fëmijët duhet të “prezantohen” me leximin?

Që në muajin e gjashtë të lindjes, një fëmijë fillon të ketë interes për librat, mjafton që ata të jenë të mbushur me figura. Ndërsa përrallat e ilustruara me figura këshillohen në moshën 1-vjeçare. Më pas, me kalimin e viteve shtoni edhe sasinë dhe cilësinë e librave për fëmijët tuaj!

Lexojini fëmijës suaj

Të qëndruarit me fëmijën dhe leximi me të është një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar një dashuri afatgjatë për të lexuarin. Kur fëmija juaj sheh vëmendjen tuaj ndaj leximit, ai ndërton aftësi kritike për të lexuar. Përmes këtij veprimi të thjeshtë, fëmija juaj mëson sesi funksionojnë librat (që ne lexojmë nga e majta në të djathtë, se librat kanë anën e përparme dhe të pasme, fillim dhe fund). Po ashtu ju e ekspozoni atë ndaj një fjalori të gjerë që ai e dëgjon në jetën e përditshme (ju nuk mund të mësoni sesi të lexoni nëse nuk e dini kuptimin e fjalëve). Së fundmi, ju e ndihmoni atë të zhvillojë një të kuptuar të mënyrës sesi funksionojnë historitë, veçanërisht nëse ju e angazhoni atë në diskutime të përshtatshme për moshën mbi atë që jeni duke lexuar. Të gjitha këto aftësi i shërbejnë atij kur truri të jetë gati të mësojë të lexojë./g.sh/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top