Ja me çfarë kuroheshin njerëzit para dy mijë vitesh

Arfenilla

Themelues i Forumit


kuti-me-ilac-255x300.jpg


Vaj ulliri, majdanoz, dyllë blete, rrëshirë pishe… këto ishin mes elementeve që të lashtët përdornin për kurim. Ilaçet e më shumë se 2 mijë viteve më parë janë zbuluar në disa rrënoja të një anijeje romane. Arkeologët që kanë studiuar anijen në brigjet toskane, Itali, thanë se kanë gjetur një kuti me ilaçe që datonin ndërmjet viteve 140 dhe 130 para erës sonë. Ata besonin se ilaçi ishte një trajtim i lashtë i syve dhe thanë se zbulimi ofron një këndvështrim mbi zanafillën e ilaçeve. Analiza të pilulave, të cilat besohet se mbaheshin në sëndukun e një mjeku, zbuluan se ato përmbanin vaj ulliri, rrëshirë pishe, e cila ka elemente antibakteriale, dyllë blete dhe niseshte. Ato përmbanin gjithashtu një oksidues hekuri dhe yndyrë kafshësh, si dhe karotë, rrepka, majdanoz, selino dhe lakër. Studiuesja e parë në këtë kërkim, Xhana Xhaki, kimiste në Trashëgiminë Arkeologjike të Toskanës, tha për BBC-në se “Studimi nxjerr në pah kujdesin, edhe në kohërat e lashta, në zgjedhjen e një miksimi kompleks produktesh, me qëllim që të marrin efektin e dëshiruar terapeutik dhe ndihmën në përgatitjen dhe aplikimin e të njëjtit ilaç”. Ajo shtoi se forma e pilulave tregonte se ato përdoreshin për të mjekuar sytë. Alein Touveid, drejtor shkencor i Institutit për Ruajtjen e Traditës Mjekësore, në Uashington DC, tha se këto pilula mund të përdoreshin edhe për të mjekuar plagët. Anija, e quajtur “Relitto del Pozzino”, u zbulua në vitin 1974 në Gjirin e Baratit dhe besohet se ishte anije tregtare që lundronte nga Greqia.

Panorama..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top