Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja me çfarë e ngatërrojnë kukullën e seksit

1462356700_89547397_032748100-1.jpg

Pamundësia e të pasurit të internetit për të kërkuar informacione mbi gjithçka të nevojshme apo të përditshme, me të cilat përballesh, për indonezianët ka shkaktuar një ndodhi sa për të qeshur, aq edhe për t’u hetuar nga policia vendase.

Bëhet fjalë për një lodër seksuale, të sekuestruar nga forcat e rendit në një fshat të largët, banorët e të cilit e kishin konsideruar gabimisht si një “ëngjëll”.

Kukulla, e hedhur në det, është gjetur fillimisht në muajin mars nga një peshkatar të ishujve Banggai, në provincën Sulaëesi. Familja e tij nisi të përkujdesej për të, ndërkohë që fotot e bëra nga gëzimi përfunduan edhe nëpër rrjete sociale, bashkë me pretendimin se ajo ishte një ëngjëll.

Policia nisi të hetonte ngjarjen për shkak të frikës se thashethemet do të shkaktonin trazira, e në fund të kërkimeve arriti të zbulonte se, faktikisht, ajo ishte një kukull seksi që duhej mbushur me ajër përpara se të përdorej...

Portali informativ indonezian, “Detik”, bëri të ditur se fotot e kukullës, të veshur si të ishte një femër modeste dhe e ndrojtur që mbante edhe perçe, u përhapën menjëherë në rrjetet sociale sapo u zbulua si ngjarje.

Thashethemet e para e konsideronin atë një “bidadari”, një tip ëngjëlli shpirtëror, së bashku me histori të paverifikuara që shtonin se ishte gjetur teksa “mbytej dhe duke qarë”, gjë që detyroi menjëherë policinë të hetonte mbi këtë rast. Shumë indonezianë vazhdojnë të besojnë tek e mbinatyrshmja, përfshi edhe ekzistencën e “bidadarit”.

Ndërkohë, shefi i policisë lokale, Heru Pramukarno u tha reporterëve se fshatarët e kishin gjetur kukullën pas një eklipsi të rrallë diellor të muajit mars, që u vu re në mbarë Azinë Juglindore. “Ata nuk kanë internet dhe nuk e dinë saktësisht se çfarë është një kukull seksuale”, citohet të ketë thënë shefi i policisë për agjencinë e lajmeve “AFP”.

/ Top Channel
 
Titulli: Ja me çfarë e ngatërrojnë kukullën e seksit

Bëhet fjalë për një lodër seksuale, të sekuestruar nga forcat e rendit në një fshat të largët, banorët e të cilit e kishin konsideruar gabimisht si një “ëngjëll”.

/ Top Channel

Loder seksuale ne nje fshat te larget???? O qyqe :) hajde dalldisje fshatarqe hajde :)
 
Titulli: Ja me çfarë e ngatërrojnë kukullën e seksit

Lars and the Real Girl
 
Titulli: Ja me çfarë e ngatërrojnë kukullën e seksit

Ka edhe te till qe e quajn engjell e mund te jene edhe nga kryeqytetet ... te pakten e kan veshur ne nje far menyre ai "engjelli" ka perfunduar torturat hahhah
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back