Ja kush janë 11 racat më të mira të qenve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
pastor-300x198.jpg


Thuhet se qeni është miku më besnik i njeriut. Njeriu komunikon me qenin jo vetëm nëpërmjet gjuhës së folur, por edhe nëpërmjet lëvizjeve të trupit, që qeni i “përkthen” në mënyrë perfekte. Dashamirësit e qenve flasin me orë të tëra për bëmat e kafshëve që mbajnë në shtëpi, ndërsa ata që nuk i kanë shumë qejf mendojnë se kush e di sa të vetmuar ndihen njerëzit përderisa kalojnë kaq kohë me ta, madje edhe flenë me ta. Preferencat se cilat janë racat më të mira dhe më të bukura e bëjnë adhuruesit e kafshëve, ndërsa roli i profesionistëve është të përcaktojnë se cilët qen janë më të sigurt me fëmijët dhe cilët janë më të rezistueshëm ndaj sëmundjeve.

Qentë kufitar të gjahut
Kjo racë e qenve kufitarë është inteligjente dhe e kujdesshme. Koka e rrumbullakët, sytë e shndritshëm, gëzofi i ashpër dhe personaliteti i gjerë në një trup të vogël e bën këtë qen numrin një.

Qentë labrador të gjahut
Si raca më popullore në Mbretërinë e Bashkuar, labradorët vështirë se munden si kafshë familjare. Inteligjenca dhe shëndeti i tyre ka bërë që të përdoren si kafshë pune për sportistët, të verbrit etj.

Spanjelët kavalierë “King Charles”
Ndoshta raca më inteligjente e të gjithave, këto qen janë zgjedhja numër një për të gjithë ata familjarë që duan një qen për fëmijët e vegjël. Kanë probleme me shëndetin dhe rekomandohet sigurim.

Qentë ujqër irlandezë
Janë raca më e gjatë e të gjitha llojeve dhe më jetëshkurtra në krahasim me qentë e shkurtër. Këta qen-ujqër kanë elegancë fisnike dhe janë plot dhembshuri. Nëse doni të përqafoni një ari, këta janë të duhurit.

Cocker spanielët veshërënë
Qoftë të artë, të zinj apo të çfarëdo ngjyre tjetër, ata kanë veshë të lëshuar që e vënë fytyrën brenda një kornize gëzofi. Janë qen të pashëm që zakonisht kanë natyrën e gatshme të njeriut.

Dachshunds
Këta qen janë në proporcione dhe stile të ndryshme. Mund të zgjidhni ata me qime të gjatë, qentë qimeshkurtër ose me gëzof të ashpër, qentë në miniaturë apo ata me masë standarde. Sido që të jenë, personaliteti nuk u mungon.

Spanjelët anglezë kërcyes
Tipiku i kësaj race është një spanjel anglez plot me gjallëri, nga ata që kërcejnë nga bregu i lumit në ujë, me veshët dhe bishtin që i fluturon. I pëlqejnë aktivitetet fizike dhe janë qen miqësorë.

Pastorët gjermanë
Të përdorur si kafshë roje për punët e policisë, ata shërbejnë edhe si kafshë të dashura e besnike. Që të mos rrezikoni, blini një nga një rritës profesionist dhe sigurohuni që këlyshi ta pëlqejë shoqërinë e njerëzve.

Newfoundland
Ashtu si shumë raca gjigande, njufaundlendët kanë natyrën më të butë e gjakftohtë që ekziston. E mira është se nuk jargaviten aq shumë sa San Bernardët. Lordi Bajron shkroi poezinë “Epitaf për një qen” për nder të qenit të tij.

Bichon Frise
Me kaçurrela të vogla të bardha që rriten në gëzofin me stil afrikan, kjo lloj race ka nevojë për shumë shoqëri. Mund të kenë karakter të pacipë me personalitet të madh, që demaskon trupin e tyre të vogël.

Maltezët
Janë qenë për shëtitje, më të vegjël se macet me gëzof të bardhë mëndafshi që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme. Mund të jenë më të mrekullueshmit ndër qentë e shfaqjeve, si dhe të këndshëm dhe plot dhembshuri.

B:t,observer
 
Pe: Ja kush janë 11 racat më të mira të qenve

mu pelqejn sharpei
816584209.jpg

ose carlino
cachorro-carlino-doguillo-pug.jpg



me vjen ti kap dhe ti ledhatoj gjith kohes :)
 

Attachments

  • 816584209.jpg
    816584209.jpg
    92.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Ja kush janë 11 racat më të mira të qenve

Mua me pelqen Labradori:)
labrador_retriever_07.jpg


labrador-puppies.jpg

Labrador+Puppy+Dog+Training+Basics+4.jpg

dhe Husky me syte bojqell:)
cute-little-husky-puppy.jpg

husky_siberian_02.jpg
 
Titulli: Ja kush janë 11 racat më të mira të qenve

p1040700_640x480298.gif


Ujku ceko sllovak....ka nje shoqja ime fiks si ky, fantastik!
 

Attachments

  • p1040700_640x480298.jpg
    p1040700_640x480298.jpg
    19.1 KB · Shikime: 30
  • p1040700_640x480298.gif
    p1040700_640x480298.gif
    3.6 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ja kush janë 11 racat më të mira të qenve

Hëmm....... faktikisht nuk besoj të jetë ndonjë studim ekspertësh por thjesht preferencial.ا'farë cilësohet e mirë këtu ? Në listë mungojnë pjesa më e madhe e qenve që cilësohen si më inteligjentët ,rrjedhimisht edhe më të lehtët për të mësuar edhe për të pasur një qen të mirë në familje.Përveç Labrador edhe pastorit pjesa më e madhe e qenve inteligjentë mungojnë, ku mund të përmendet Rottweiler, etj etj .Nëse flasim për qen të shëndetshëm edhe që jetojnë gjatë sigurisht edhe të bukur mund të përmendim Tibetianin (mastivin Tiebtjan) ثshtë raca e qenit më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në historinë e njerëzimit , me një vlerë që i kalon 1 milion eurot.ثshtë një raca në disa ngjyra por është ngjyra e ''kuqe'' që është njësoj si të shohësh një luan .Për qen roje edhe të fortë kot flasim pasi janë të tjera raca ato që cilësohen gjigande. ثshtë kurdish dog (kangala) që nëse provohet me siguri mbyt edhe ariun, është qeni i Sharrit etj etj Prandaj them se nuk është ndonjë ''studim'' ky por thjesht një opinion personal i gazetarit.Sharpei është shumë delikat Delirium, pamja e tij është e gjitha atribut e difekteve gjenetike gjatë përzjerjes së racës , shumica e tyre vuajnë nga sëmundje të rënda të lëkurës . Megjithatë është qen i këndshëm :D Për mua qeni më i mirë në absolut është rottweiler,humbje qime 0,përkujdesje ndaj tij 0, inteligjencë 10,afrimitet me fëmijët 10, forcë 10, bukuri, varet sipas njeriut edhe si e sheh një kafshë. 1806_rotwailer.jpg
 
Titulli: Ja kush janë 11 racat më të mira të qenve

mua me vjen gjynaf per ata qente e rruges :(
 
Pe: Ja kush janë 11 racat më të mira të qenve

Mua me pelqejne Maltezet....ti hash fare :)

Cute_maltese_puppy_pictures_2.jpg

super-cute-maltese-puppy-dog-by-stef-2.jpg
 

Attachments

  • Cute_maltese_puppy_pictures_2.jpg
    Cute_maltese_puppy_pictures_2.jpg
    61.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Ja kush janë 11 racat më të mira të qenve

kam patur : boxer
boxer1.jpg


kam pasur 4 muaj nje te tille SAMOYED:
tintin_samoyed03.jpg



i cili behet keshtu :
Samoyed_03.jpg


aktualisht kam 2
nje te tille, Spic 2 vjec :
nemecky_spic.jpg


edhe Akita 4 muajsh , akita-dog.jpg

se shpejti do te kem edhe nje Akita te bardh... :)
akita_dog_like_is_smileing_wallpaper.jpg
 

Attachments

  • akita-dog.jpg
    akita-dog.jpg
    202 KB · Shikime: 0
Pe: Ja kush janë 11 racat më të mira të qenve

Për mua ky qeni i gjermonit është më i miri:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Këtu duke lozur me një labrador:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Trajnimi i tij:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top