Ja kush është një kryetar bashkie i vërtetë! (VIDEO)

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Kreu i bashkisë së Vilnusit, kryeqytetit të Lituanisë, Arturas Zuokas, ishte aq i nervozuar pse automjetet parkohen në korsitë e ndara për biçikleta, sa që ka marrë një automjet të blinduar dhe i është vërsulur një Mercedesi dhe e ka shkatërruar komplet atë.
Kur pronari doli nga supermarketi, e përshëndeti kryetarin e bashkisë, duke e pranuar faktin se nuk ka më veturë.
“Me këtë gjest kërkoj që të tregoj se, nëse dikush ka veturë dhe shumë para, kjo nuk do të thotë se mund të parkojë kudo”, ka thënë Zuokas në profilin e tij në Facebook, ku ka postuar fotografinë dhe videoincizimin e “shkeljes” së Mercedesit.
Pasi shkatërroi automjetin, Zuokas ka pastruar rrëmujën vetë dhe më pas është larguar me biçikletë.

216929_259894997355262_141388129205950_1193977_477  7299_n.jpg


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Marr nga kuriozitete&enigma nga fb


Sa do na duhesh nje i till ne shqiperi pappapapa ky esht kruetar jo llafe kot hallal ja beft zoti postin qe mban :) :) :)
 
Back
Top