Afrimi prej rreth 324.600 kilometrash i dha mundësinë shkencëtarëve të studiojnë trupin qiellor dhe strukturat e tij
Shiko fotografinë 1728162
Asteroidi 2005 YU55 kaloi shumë afër Tokës, duke befasuar astronomët, që e prisnin me ankth këtë moment. Pikërisht, siç pritej, asteroidi i famshëm kaloi në ora 00,28 të ditës së sotme në një pikë shumë të afërt me Tokën, në një distancë prej rreth 324.600 kilometrash, që i dha mundësinë shkencëtarëve të studiojnë trupin qiellor dhe të zbulojnë struktura të reja të panjohura deri tani.
Kush ishte në zotërim të një teleskopi të fuqishëm për të shikuar “2005 YU55”, mbeti shumë i mahnitur nga ky trup qiellor, që do t’u japë mundësinë shkencëtarëve për të studiuar forma të reja. Asteroidi do të jetë i shikueshëm edhe përgjatë ditës së sotme, ndonëse në mënyrë më pak të dukshme. “Imazhet e kapura zbulojnë sipërfaqen e këtij trupi qiellor me struktura interesante dhe që ende s’i kuptojmë – ka vërejtur koordinatori i fushatës së vëzhgimit të “2005 YU55”, Lance Benner i “Jet Propulsion Laboratory” të NASA -. Deri tani kemi shikuar vetëm më pak se gjysmën e sipërfaqes së asteroidit, presim surpriza edhe më të mëdha”. Ndërkaq, NASA ka nxjerrë imazhin e parë zyrtar të asteroidit YU55, i filmuar nga antenat e radarit “Deep Space Network” në Kaliforni. Më poshtë mund të ndiqni videon e tij, në momentin që kaloi shumë afër Tokës..ikub.al