Ja gropat më të rrezikshme në Botë

CoNNecT

Administrator
Vrimat më të rrezikshme ne botë. Thellësi prej qindra qindra metrash, kratere me rreze po prej qindra metrash. Këto janë gropat më të rrezikshme në Botë. Një e tillë ndodhet në Guatemala City, rreth së cilës jetojnë mbi 140 familje. Mësohet se dy të rinj kanë gjetur vdekjen duke u rrezuar në këtë gropë gjigante. Gropa është krijuar nga shkitjet e tokës nga shirat. Por edhe në Kaliforni ndodhet një vrimë gjigante, ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, e cila sot përdoret për të prodhuar energji elektrike. Gropa u hap menjëherë pas ndërtimit të digës. I njohur është dhe kanioni i Bingham në Utah. Ndodhet disa kilometra larg Salt Lake City . Kjo njihet si vrima më e madhe të cilën austronautët mund ta shikojnë edhe nga hapësira. Nuk mbaron me kaq. Mirny Diamond Mine, është vrima tjetër më e madhe në Botë në Siberi. E thellë 525 metra me një diamatër prej 1.200 metrash, ajo është një vrimë që vërtet të kall frikën. Vrimat tani janë kthyer në monumente kurioziteti, ku shumë turistë i vizitojnë. Por, nuk përjashtohet rreziku ndaj tyre.

(d.b/Corriere/BalkanWeb)

1.jpg


2.jpg


3.jpg


4.jpg


5.jpg


6.jpg


7.jpg


8.jpg


9.jpg


10.jpg


11.jpg


12.jpg


13.jpg


14.jpg



15.jpg
 
Ajo te foto e dyte nje cik e cuditshme duket per te qene pasoje e rreshkitjes se tokes?
ps:sa e thelle ishe ?
 
shum te frikshem.te pakten jane te medhaja i shikon.................

po ketu ne shqiperi qe mbulohen pusetat kur bjen shi..edhe bie rehat rehat brenda pastaj!
 
foto 9 - 10 dhe 15 ja paskam friken shum jan te tmerrshme :(
 
Shume foto te bukura.....
 
Nga gjithe keto gropa qe pate cfare vute re ????
 
sa te bukura duken aq dhe shum te frikshme jan, uuuueeee normalisht duhet me qen te rrethume ato se me kalu ne dark fluturon direkt ne ate grop dhe ske me shpresa me del prej saj.
 
Qe jane te hapura nga dora e njeriut...Te pakten mua keshtu mu duk...:(

Vetem nga dora e njeriut nuk jan hap ato vrima.

Shum te frikshme gjithsesi, imagjinoje te hapet nje grope e tille mu ne qender te tiranes!! Ktu dicka eshte, si rreshkitje dheu smu duken mua.
 
Qe jane te hapura nga dora e njeriut...Te pakten mua keshtu mu duk...:(

Vetem nga dora e njeriut sjan ato , jo per gje ,por esht e pamundur dicka e till ..
Gjithesesi keto sjan tjeter vec se rreshqitje e dheut ..
 
Vetem nga dora e njeriut sjan ato , jo per gje ,por esht e pamundur dicka e till ..
Gjithesesi keto sjan tjeter vec se rreshqitje e dheut ..

Bo te rreshqase dheu kaq simetrikisht?? Mua me duken si gropa te hapura vete...Sdq me fusin tmerrin...:(
 
Shume interesante keto fotot i kam pare para disa kohesh tek nje revist mujore ketu ne it.
 
pse mer gropa jane kto ti ske pa gropen e komshijes time sa e frikshe qe eshte me ra mrana sdel mo thy komen
 
Titulli: Ja gropat më të rrezikshme në Botë

Gropa të rrezikshme në Detin e Vdekur
Palma të shkretuara, pa gjethe, me trungje të shtrembëruara nën të nxehtin përvëlues në pikën më të ulët të tokës, janë viktimat e fundit e një dukurie të pazakontë në brigjet e Detit të Vdekur, gropa gjigande që hapen në tokë.

Punëtorët që kujdeseshin për palmat, nuk vijnë më nga frika se mund të thithen nga rrëshqitja e tokës.

Deti i Vdekur po tkurret dhe ndërsa ujërat e tij shterrohen me një ritëm alarmues prej më shumë se një metri në vit, qindra gropa të mëdha, disa sa një fushë basketbolli, disa të thella sa dy kate nën tokë po përpijnë tokën ku dikur ishte bregu.

Rruga me palma në shkretëtirë, një arterje kryesore që përshkon Izraelin dhe Bregun Perëndimor, u mbyll para gjashtë muajsh kur një gropë e thellë u hap në asfalt.

Dikur ishte diçka e rallë, por tani hapen rreth 100 gropa të tilla në vit. Zyrtarët nuk kanë nxjerrë të dhëna për përmasat e dëmit, por janë rrëzuar shtylla të energjisë elektrike, karvane janë përpirë nga toka dhe një kafene e disa shtëpi në dy plazhe të preferuara janë mbyllur.

“Tkurrja e Detit të Vdekur ka shkaktuar probleme të shumta ekologjike, si këto gropa të mëdha dhe ky problem po intensifikohen. Në fillim të këtij viti ne mbyllëm një nga plazhet në Ein Gedi, për shembull dhe ne kemi shtuar një rrugë të re mbi segmentin ku janë gropat”, thotë Dov Litvinoff, Kryetar Bashkie i rajonit të Tamarit, që mbulon pjesën jugore të Detit të Vdekur në Izrael.

Sipas tij, zhvendosja e infrastrukturës është një zgjidhje e përkohshme dhe një zgjidhje e përhershme do të jetë e mundur vetëm me rehabilitimin e Detit të Vdekur dhe kjo kërkon një nismë ndërkombëtare meqë ai lag edhe Jordaninë dhe Bregun Perëndimor.

Edhe nëse të gjithë bashkëpunojnë mund të duhen dekada për të riparuar dëmin ekologjik në këtë liqen të lashtë me ujë të kripur, 400 metra nën nivelin e detit, që vezullon nën diellin përvëlues.

Banka Botërore po punon për një projekt për të shkriposur ujë nga Deti i Kuq dhe per të dërguar mbetjet e procesit me ujë të kripur në Detin e Vdekur, por nuk është e sigurt a do të realizohet dhe grupet ambjentaliste thonë se procesi do të ishte i barasvlefshëm me një pikë ujë në det.

Deti i Vdekur është një destinacion i preferuar turistik.

Avi, një banor i zonës që menaxhon një qendër pushimi në Plazhin Mineral thotë se komuniteti ka vuajtur pasojat e kësaj dukurie.

“Plazhi ishte burimi kryesor i biznesit dhe sillte 80 për qind të të ardhurave. Në gjashtë muajt e fundit që plazhi ka qenë i mbyllur, ishte një tragjedi për komunitetin, përsa i takon efektit tek ekonomia dhe gjithë komuniteti”, that Avi.

Arsyeja kryesore për tkurrjen e detit, është se burimet natyrore ujore, që ushqejnë këtë det janë devijuar për përdorim në bujqësi dhe për ujë të pijshëm. Shpimet në miniera shkaktojnë 30 për qind të dëmit.

Por këto gropa nuk po shfaqen në Jordani ku bregu është më i pjerrët, thotë Guy Dunenfeld, kryeinxhinier i këshillit rajonal i Tamarit.

Instituti Gjeologjik i Izraelit, ka filluar të vëzhgojë rrëshqitjet e lehta të relievit me satelit. Por Dunendeld mendon se situata do të keqësohet.

“Përsa kohë që vazhdon rënia e nivelit të detit, gjendja do të vazhdojë të keqësohet, do të shohim shtimin e këtyre gropave”.

Me tkurrjen e Detit të Vdekur, ujërat e shirave penetrojnë direkt nën tokë duke shkrirë shtresën e kripës, gjë që shkakton shembje dheu.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top