Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja disa sekrete për aromë të mirë të trupit

Ja disa sekrete për aromë të mirë të trupit

aromaemire-300x158.jpg

A nuk keni hasur ndonjëherë me një person që mbante aromë shumë të mirë gjatë gjithë kohës dhe keni pyetur veten se cili është sekreti i këtij personi?

Kush nuk do të donte të mbante aromë sikur sapo është larë me petale lulesh?

Sigurisht që dushi është diçka afërmendsh, por ka edhe disa hile të tjera për njerëzit që mbajnë aromë shumë të mirë.

Ja se cilat janë disa sekrete.

Mos e lini lëkurën të thatë


Qëndrimi i hidratuar është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj në përgjithësi, pasi jua mban lëkurën të njomë. Lëkura e thatë nuk e thith parfumin sa duhet dhe nuk e mban atë për shumë kohë. Aromat janë më të mira kur lëkura është e njomë dhe qëndrojnë shumë më gjatë.

Spërkatni jastëkun dhe çarçafët

Mos e ekzagjeroni me një aromë që do t’ju irritojë dhe nuk do t’ju lërë të bëni gjumin që dëshironi, por pasja e një arome gjatë kohës që jeni të mbështjellë, ju ndihmon shumë të fitoni një ndjesi freskie dhe arome të mirë.

Kujdes me detergjentin dhe veshjet

Sigurisht, rrobat tuaja lahen me detergjente të zakonshme. Por gjithsesi kushtojini rëndësi pasi ka disa detergjente që jo vetëm ju ofrojnë rroba më të buta, por mbajnë aromë shumë të mirë. Mjafton të investoni te një që do t’jua mbushë të gjithë gardërobën me ndjesi freskie.

اka hani ju ndikon te aroma e trupit

ثshtë e rëndësishme të jini mjaft të vëmendshëm me ushqimin nëse doni të mbani vazhdimisht erë të mirë. Disa ushqime si për shembull ato me erëza, qepët dhe hudhrat kanë shije të mirë, por nuk i bëjnë aromës së trupit asnjë nder.

Ajo që hani mund të çlirohet nga poret e trupit tuaj brenda 48 orëve pas vaktit. Gjithashtu, ushqimi mban në dorë fatin e parfumit në trupin tuaj. Mbajeni trupin të freskët duke ngrënë fruta, perime dhe proteina. Alkooli gjithashtu ka efekt të kundërt për aromën e trupit, ndaj përpiquni ta ndryshoni atë me një lëng frutash.

Praktikoni aromat me “shtresa”

Ka një arsye përse ekzistojnë losionet, sapuni dhe xhelet e dushit. Përdorini ato për të krijuar aromën e preferuar të trupit për ju, që do t’ju ndihmojnë ta mbani për më shumë kohë.

Madje mund të eksperimentoni me shtresëzimin e aromave të ndryshme që kanë disa përbërës të përbashkët. Mos ngurroni të provoni derisa të gjeni atë që kërkoni.

b;keshilla.
 

Attachments

  • aromaemire-300x158.jpg
    aromaemire-300x158.jpg
    14.4 KB · Shikime: 0
dhe materiali i mire i rrobave...bene qe aroma e trupit te jete e paster ne c'do ore te dites...
 
Thjesht dush nje arome te mire dhe that's it
 
Një lëkurë e shëndetshme dhe aromë e mirë është pasqyrimi i një ushqimi të shëndetshëm gjithashtu.
Po te konsumosh kos të ndihmon në ruajtjen e niveleve të laktobacileve, thelbësore për vendosjen e një niveli të saktë të pH.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back