sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
1- Dil vetëm nga dëshira për t'u argëtuar
Duhet ta pranosh se je tashmë e ndërgjegjshme se një burrë nuk paraqet gjithmonë cilësitë e duhura për t'u bërë i fejuari yt, nuk të telefonon kur thotë se do ta bëjë këtë vetëm se ai interesohet vetëm për veten e tij dhe nuk të kushton vëmendjen që ti meriton. Por megjithatë ky është një tip që të kënaq herë pas here sepse është tepër i shkathët kështu që mundohu ta shfrytëzosh duke mbajtur parasysh faktorin kënaqësi personale.
2- Jeto vetëm
Nëse nuk do që trajektorja e jetës tënde të jetë vetëm ajo që shkon nga shtëpia e prindërve të tu tek shtëpia e të fejuarit apo bashkëshortit tënd me një ndalesë në konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu të jetosh një eksperiencë të të jetuarit tërësisht e pavarur. Autonomia totale do të thotë të shijosh tërësisht jetën në shoqërinë tënde, aftësia për të kryer dhe përmbushur të gjitha detyrat vetjake. "Më pëlqente tej mase të jetoja vetëm, kujton Suzana, një gazetare 34- vjeçare, mund t'i kushtosh një mbasdite të tërë ritualeve të bukurisë ose të gatuash tërë kohës. Të jetosh vetëm do të thotë të piqesh sa më shumë, nëse dikush tjetër paguan faturat për ty ose kryen punët e shtëpisë për ty, kjo nuk të mëson kurrë të marrësh përgjegjësitë e jetës tënde".
3- Kapërce frikën e të rënit në dashuri kokë e këmbë
Të gjitha kemi frikë kur bëhet fjalë për të krijuar marrëdhënie sentimentale. "I fejuari im më mashtronte dhe që nga ky rast e kam të vështirë të krijoj besim tek burrat", kujton Laura 32- vjeçare. Nga kjo të duket se pas unazës së martesës, vellos dhe gjithë ceremonisë edhe ty mund të të ndodhë e njëjta gjë. Pavarësisht nga kjo çlirohu nga frika jote dhe mbështetu në arsye më të forta për t'u lidhur me një burrë.
4- Besoji xhepave të tu
Do të jetë fëmijërore të mendosh se kur të martohesh do të jetosh në kurriz të burrit tënd apo se prindërit e tu do të vazhdojnë të të ndihmojnë ekonomikisht. As mos e ço nëpër mend që të shmangësh përgjegjësitë e tua ekonomike. E mira do të jetë të kursesh dhe një pjesë të detyrimeve mujore t'i përmbushësh vetë. Një marrëdhënie nuk duhet të ketë asnjë kufizim apo kusht të çfarëdo lloji, bile as edhe ekonomik. A nuk është e rëndë ta pyesësh bashkëshortin tënd se si shkoni nga ana financiare.
5- Ji spontane
Mos ki frikë të jesh e ndryshme nga dita në ditë, merr pjesë në konkurse që mendon se do t'ia dalësh mbanë, shijoje lirinë që ke për momentin dhe mos ia vër veshin shpesh mikeshave të tua. Nëse jeta jote paramartesore është një rutinë e vërtetë, kështu ka rrezik të vazhdojë edhe në bashkëjetesë dhe më pastaj. Nuk rrezikon asgjë të provosh diçka që s'e ke provuar, si mund të thuash për japrakët me gjethe rrushi që nuk të pëlqejnë nëse nuk i ke provuar kurrë.
6- Hiq dorë nga një punë që nuk të pëlqen
"Ndihesh në siklet në punën tënde? Nëse nuk beson në të, është e pamundur që t'i dedikohesh asaj me entuziazëm. Por mos shpreso që të largohesh nga puna jote, siç bëjnë shumë vajza të tjera duke shpresuar se do të takosh një djalë dhe pastaj do të japësh dorëheqje. "Unë kisha dy preokupacione: nuk më pëlqente puna ime (isha shitëse) dhe nuk kisha të fejuar"- shpjegon Alma, 29 vjeç.
Por nuk e kuptoja pse më ishte krijuar ideja se po të ndërroja punë do të gjeja edhe të fejuar. Mendoja se puna që nuk më pëlqente më pengonte të gjeja edhe lumturinë në dashuri." Krejt e gabuar. Në vend që të ndërrosh punën për të gjetur një të fejuar, më mirë gjej një punë që e ke pasion. Dashuria nuk duhet të shndërrohet as në një barrierë mbrojtëse as një arenë ku ty të të jepet mundësia të luftosh.
7- Gjej miq të rinj
Por ama të mos jenë brenda rrethit tënd shoqëror të zakonshëm, si për shembull miq të shkollës, të punës apo të rrethit familjar… Fito më shumë liri, dil zbulo eksperienca të reja dhe njihu me njerëz të rinj. Kështu dil me mikeshën tënde që njohe në supermarket apo me djaloshin simpatik dhe interesant që njohe në një ekspozitë apo panair. Nëse e kalon tërë kohën me të njëjtët njerëz dhe në të njëjtat vende, asnjëherë nuk do të zbulosh aftësitë dhe kufizimet e tua.