Ja ç'nuk dini per Evropianin qe fillon sot e mbaron me 1 korrik

Shifrat kurioze te kompeticionit madhor, qe do t'ju mbaje gozhduar pas ekraneve per 3 jave me radhe
Me Poloni-Greqi (ora 18:00) dhe Rusi-Republika اeke ngre tiparin sot evenimenti më i madh i futbollit evropian, që do të mbajë gozhduar para ekranit për 3 javë me radhë dashamirës të futbollit e jo vetëm. Po se cili është lojtari më i gjatë, ekipi më i vjetër në moshë, sa peshon topi i turneut, apo ndonjë kuriozitet tjetër që doni të shuani, mjafton të lexoni shifrat e mëposhtme:
31 janë ndeshjet e Evropianit. Ndeshja hapëse luhet sot në Varshave, ndërsa finalja më 1 korrik në stadiumin Olimpik të Kievit.
16 janë skuadrat pjesëmarrëse, nga të cilat vetëm një, Ukraina, është debutuese absolute.
37 vjeç është Kostas Chalkias, portieri i Greqisë, i cili mban rekordin si lojtari më i vjetër i turneut.
18 vjeç është Jetro ثillems, mbrojtësi i Holandës, i cili mban edhe rekordin si lojtari më i ri pjesëmarrës në këtë Evropian. Nëse do të zbriste në fushë do të bëhej debutuesi më i ri në historinë e kompeticioneve, duke thyer kështu belgun Vincenzo Scifo
28 vjeç është mosha e Italisë, Rusisë, Irlandës dhe Suedisë, katër përfaqësueset më të vjetra të Euro 2012.
129 ndeshje të Iker Casillas, i cili është futbollisti më “ekspert” i grumbulluar ndër 16 përfaqësueset
199 cm është gjatësia e Andreas Isaksson, lojtari më i gjatë i Evropianit. Ndërsa më i shkurtri, 164 cm, është italiani Sebastian Giovinco
73 vjeç është Giovanni Trapattoni, trajneri më i vjetër i Euro 2012 dhe i të gjithë historisë së kompeticionit. Ndërsa më i riu do të jetë tekniku i Portugalisë, Paulo Bento, 44 vjeç
8 stadiume, në të cilat do të zhvillohet i gjithë kompeticioni
3 është numri i trajnerëve, që nuk drejtojnë kombëtaren e vendit të origjinës në këtë Euro 2012. Fernando Santos (Greqi), Xhovani Trapatoni (Irlandë), Dick Advocaat (Rusi)
2 është numri i lojtarëve, që nuk aktivizohen me klubet e tyre në një kampionat të UEFA-s: irlandezi Robbie Keane (Los Angeles Galaxy) dhe suedezi Kristian ثilhelmsson (Al-Hilal FC).
600 euro është kosto e një bilete në tribunën qendrore për finalen e Kievit.
3,3 miliard euro janë shpenzuar nga Ukraina për infrastrukturat e nevojshme për të pritur eventin
13 përfaqësuese e kanë rezidencën e tyre në Poloni, ndërsa vetëm 3 janë në Ukrainë.
1.4 milionë bileta janë shitur për të gjithë kompeticionin
20.000 është numri i njerëzve, që vlerësohet se do të kalojnë çdo ditë kufirin mes dy vendeve organizatore për të ndjekur ndeshjen
8 kilogramë është pesha e Trofeut “Henri Delaunay”, që do t’i jepet skuadrës fituese të turneut
432 gramë është pesha e Tango 12, topi zyrtar i kompeticionit
IKUB.AL