Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja, çka e rrezikon jetën e shqiptarëve sot?

Ja, çka e rrezikon jetën e shqiptarëve sot?



Shqiptarët po helmohen përmes ajrit, ushqimeve, pijeve, ujit, ilaçeve, vaksinave…dhe vazhdojnë të sillen sikur e kanë dhënë jetën e tyre me qira!

Pas humbjes së betejave në fushat e luftës dhe në tavolinat diplomatike, agjenturat huaja, sidomos ato ruse, serbe, greke dhe jo vetëm, përmes rrjeteve të tyre të agjentëve vendës po depërtojnë në fushën e bizneseve, në industrinë ushqimore, farmaceutike, industrinë kimike dhe të të tjera, për t’i helmuar shqiptarët, sa të mundin më tepër. Në Maqedoni kjo politikë për dëmtimin e shqiptarëve po merr përmasa gjenocidi, në format më të sofistikuara dhe perfide.

Qeveria aktuale në Maqedoni e ka për obligim t’i hulumtojë rastet dhe t’i njoftojë qytetarët për kompanitë e dyshimta që zhvillojnë veprimtari të këtillë.

Një pjesë e palitikanëve shqiptarë, në të shumtën e rasteve janë partnerë të këtyre bizneseve të dyshimta!

Mediat në gjuhën shqipe e kanë për obligim t’i hulumtojnë dhe trajtojnë këto raste, sa nuk ka eskaluar situata më tepër.
U tha se në Maqedoni janë shitur barna me përmbajte të dyshimtë dhe afat të skadur!

U tha që pronarët e kombinatit helmues ,Jugohrom” janë biznismenë të dyshimtë nga jashtë!

U tha që në drejtim të këtij shteti kanë qenë të destinuar me qindra kontejnerë me plehra me përmbajtje të dyshimtë!
اfarë interesi tjetër mund të kenë bizbesmenët rusë të blejnë aksione në një kompani të industrinë ushqimore në Tetovë?

Djali i kriminelit Mijallkov, ish drejtorit të shërbimit sekret të Maqedonisë, i dyshuar për shumë vepra kriminale, çfarë kërkon në fabrikën e bukës dhe ushqimeve në Tetovë, qytetin me shumicë të popullsisë shqiptare?

Po fabrika serbe e drogave sintetike në Tetovë (me bashkëpunëtorë shqiptarë vendës), më e madhja në rajon, e zbuluar para pak ditësh, pse kaq lehtësisht u hesht nga mediat vendëse?!

Shqiptarë zgjohuni se po rrezikohet seriozisht qenia jonë fizike, vetëm për interesa të një rrjeti kriminelësh shqiptarë, agjentë serbo-rusë, në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe gjithandej në trojet shqiptare! اka duhet t’u ndodhë më tepët e më zi që të zgjohen dhe shqiptarët në Maqedoni?!



A Mehmeti

time
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back