Ja cili është tipari yt më tërheqës, bazuar në shenjën e Horoskopit…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ja cili është tipari yt më tërheqës, bazuar në shenjën e Horoskopit…

Shenja juaj zodiakale mund të përcaktojë se çfarë të bën ty të parezistueshëm ndaj shenjave të tjera. Bëhu gati që të fiksosh tiparet tua dhe të partnerit/partneres tënde.

Dashi, Sypatrembur: Kur marrim në konsideratë se cili tipar është më tërheqës për ju mos e mendoni vetëm në aspektin seksual. Në vend të kësaj mendoni se çfarë ju bën juve tërheqës. Për personat e shenjës së Dashit, është karakteri i tyre i jashtëzakonshëm. Shenja e Dashit është e njohur gjithashtu edhe për brinjët që është mjaft përfaqësuese për cilësinë më të mirë të kësaj shenje. Dashët janë persona që nuk hezitojnë të sulmojnë për të marrë atë që duan. Iniciues, i vetëdijshëm dhe i patrembur, i përshtaten më së miri Dashit si një shenjë që merr përsipër rreziqe dhe bën levizje të guximshme. Nuk do të ndihesh asnjëherë i mërzitur me ta por dhe mund edhe të të pushtojnë.

Demi, Sensual: Demët njihen për natyrën e tyre materialiste por në një formë më pozitive për ta përshkruar këtë shenjë është të qënit sensualë. Personat e kësaj shenje pëlqejnë gjërat fine në jetë dhe një takim me një Dem është magjepsës. Përvoja fizike është çelësi i suksesit të Demëve. Muzika relaksuese, ushqim dhe pije të mira janë disa nga zgjedhjet e tyre për t’ju joshur. Dhe kur një Dem merr pjesë aty çdo gjë bëhet speciale. Kurdo që të jesh në praninë e një Demi, ji aty për romancë apo për miqësi të sinqertë pasi do të kesh një eksperiencë të paharrueshme.

Binjakët, Energjik: Binjakët si shenjë është si nimfa magjike në grup. Ata janë të shumtën e rasteve vetë jeta e një mbrëmjeje, duke e shijuar mbrëmjen sikur po fluturojnë në ajër. Binjakët është qendra e tërheqjes në formën njerëzore. Ata janë bashkëbiseduesit e zodiakut, me një mendje verbuese, gjallëri fëminore dhe aftësinë për të nxjerrë një fakt argëtues për çdo temë. Binjakët janë të mrekullueshëm dhe vihen re lehtësisht por nuk mund t’i lidhësh dot lehtë.

Gaforrja, i/e Dhembshur: Gaforrja është një kujdesës natyral nga të cilët do të dëgjosh vetëm: “Unë do të kujdesem për ty”. Kjo shenjë është mjaft e kujdesshme në përzgjedhjen e njerëzve që fut në jetën e saj por në momentin që je në rrethin e brendshëm të Gaforres, ato do të bëjnë çdo gjë që të të gjenden pranë gjithnjë. Kjo shenjë nuk mund të duket seksi por kushdo ka nevojë për dikë që ta ngushëllojë dhe ta dëgjojë. Tregoji vështirësitë duke i hapur zemrën dhe Gaforrja nuk mund të rezistojë me sytë e saj të mëdhenj dhe të njomur, që të shikojnë vetëm ty me dhembshuri.

Luani, Karizmatik: Luanët mund të kenë ego të madhe duke synuar të marrin kudo vëmendjen. Por kjo nuk do të thotë se janë gjithnjë kështu. Luani janë mjeshtër të shfaqjeve, të prirur për të falur, të përzemërt dhe të dhënë për gjeste të mëdha. Kjo shenjë e trajton botën si një lojë me pjesë të barabarta që të fton ty të marrësh pjesë në lojë duke të bërë të veçantë. Ashtu si me dashët, simboli i kafshës në këtë shenjë flet shumë për karakterin e tyre. Luani është mbreti i bukur i xhunglës dhe kur shikon në sytë e tyre do të mbetesh i ngazëllyer. Kështu që Luanët krenohen me karizmën e tyre të pashembullt.

Virgjëresha, I/e mençur: Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës njihen si të qënit perfeksionistë por kjo është vetëm një nga tiparet e inteligjencës së tyre të pabesueshme. Një virgo di shumë mirë si të shohë përmes teje dhe se si të të kuptojë plotësisht. Ajo ka një mendje analitike dhe një mënyrë efiçente dhe direkte në përdorimin e fjalëve që mund të kuptojnë çdo gjë, përfshirë edhe ty. Virgot jo vetëm që e shtyjnë vetveten drejt të qënit më të mirët e mundshëm por i shtyjnë edhe të tjerët po ashtu. Një person i shenjës së Virgjëreshës është dikush që sheh më të mirën në ty edhe kur ti nuk mundesh.

Peshorja, Besnik: Peshoreve nuk u pëlqen të jenë vetëm. Për këtë ata bëjnë zgjedhje të shkëlqyeshme në partnerë sidomos për ata që i zgjedhin për partnerë për gjithë jetën. Ajo bën gjithçka për ata që do, bën çdo gjë të nevojshme që një mardhënie të funksionojë. Peshorja është një artiste në dashuri. Të ndërtojë ura komunikimi është motoja e Peshores dhe aktivitetet tradicionale të shoqërimit janë ato që përdor: fjalë të këndshme, lule dhe muzikë të bukur. Me pak fjalë mund t’ia besosh zemrën një Peshoreje.

Akrepi, Pasionant: Fuqia e tij shpesh përdoret si një seksualitet por kapaciteti i tyre në intimitet e tejkalon këtë. Vështrimi i akrepëve hyn brenda sekreteve dhe errësirës për të mos përmendur brenda shpirtit tënd. Ata njihen si dinamikë në shtrat por janë po aq të zhdërvjellët edhe në çdo aspekt të personalitetit të tyre. Kjo mund të jetë frikësuese për disa por mund t’ju bëjë edhe të ndiheni më të gjallë se kurrë. Shto edhe një respekt të patundur për jetën private dhe një gatishmëri për të eksploruar misteret dhe një Akrep është gati t’ju çojë në një vorbull udhëtimi që nuk do ta harroni.

Shigjetari, I/e qeshur: Shumë njerëz besojnë se një buzëqeshje është tipari më tërheqës që mund të ketë një person. Për këtë arsye dhe Shigjetarët mund t’ua fitojnë lehtësisht zemrat të tjerëve. Shigjetarët vënë në dukje gjërat që shkëlqejnë, gjejnë humor në shumicën e gjërave dhe shpërthejnë në të qeshurën më të mirë dhe më ngjitëse të zodiakut. Guxojnë për aventurë, udhëtim dhe për të mësuar dhe ky shpirt i lirë e do shoqërinë ndaj dhe tërheq audiencë me përvojat e gjera, grumbullon mençurinë e jetës duke të shërbyer si një shok për të ndarë udhëtimin.

Bricjapi, I/e pavarur:
Njerëzit shpesh e barazojnë të qënit të pavarur me të qënit të mërzitshëm. Misteri i të mos diturit se çfarë do të bëjë personi që ke përballë mund të jetë mjaft e papëlqyeshme, por kjo nuk ndodh kur je me një Bricjap. Ata nuk të lënë në baltë. Fuqia e tyre është cilësia më tërheqëse dhe është ajo që kushdo kërkon të ketë. Bricjapi është shenja që rritet gjithnjë në zodiak, solide, e pavarur dhe e besueshme. Bricjapët rriten duke u rinuar gjithnjë, më të relaksuar dhe më të hapur ndaj argëtimit me kalimin e kohës. Një person i shenjës së Brincajpit është dikush të cilit mund t’i besosh gjithnjë. Do të të mbajnë kur të biesh dhe të të vënë në rrugën e drejtë kur të ndihesh i pasigurtë në jetë.

Ujori, Intrigues: Tiparet më të njohura të zodiakut për Ujorin janë krijimtaria dhe aftësia për të gjallëruar bisedën. Të pazakontë dhe që shpesh herë rrinë në terezinë e tyre dhe të lënë në qetësinë tënde, ata e tërheqin vëmendjen tuaj vetëm duke qenë të pranishëm. Nje person i shenjës së Ujorit është një bashkëbisedues i lindur, që përshtatet me interesat e tua me një aftësi të përsosur. Ujori nuk do t’ja dijë për rregullat dhe gjërat e përcaktuara, bën qejfin e vet. ثshtë mjaft intelektual ndaj dhe nuk do të mërzitesh me një Ujor.

Peshqit, Romantik: Për sa i përket tërheqjes është shumë e vështirë t’ia kalosh një personi të kësaj shenje. Kjo shenjë është si një paketë e plotë: ata dinë si të jenë romantikë me ju dhe tu plotësojnë ëndërrat tuaja më të çmendura. I sjellshëm, shpirt romantik, mistik dhe artistik këto janë disa nga cilësitë që i përfaqësojnë më së miri këtë shenjë. Me natyrën e tyre jashëzakonisht romantike peshqit të frymëzojnë mbi fantazitë. Shumë të ndjeshëm, kjo shenjë mund të lidhet me ju dhe t’ju kuptojë ju ashtu siç nuk ju ka kuptuar askush më parë. Duket se përshkrimi i tipareve tërheqëse të peshqve është e vështirë duke qenë se ka kaq shumë.
 
Shigjetari, I/e qeshur: Shumë njerëz besojnë se një buzëqeshje është tipari më tërheqës që mund të ketë një person. Për këtë arsye dhe Shigjetarët mund t’ua fitojnë lehtësisht zemrat të tjerëve. Shigjetarët vënë në dukje gjërat që shkëlqejnë, gjejnë humor në shumicën e gjërave dhe shpërthejnë në të qeshurën më të mirë dhe më ngjitëse të zodiakut. Guxojnë për aventurë, udhëtim dhe për të mësuar dhe ky shpirt i lirë e do shoqërinë ndaj dhe tërheq audiencë me përvojat e gjera, grumbullon mençurinë e jetës duke të shërbyer si një shok për të ndarë udhëtimin.


He nev e konfirmon :P
 
Yep, e vertete...bricjapet ju falin te tjereve besim :)
 
Fjalë të mira për të gjithë.... ku secili gjen veten.
Edhe unë e gjeta veten në disa gjëra.
 
Nuk e kuptoj si njerzit i besojn nje absurditeti te tille...
 
Sidomos kur I perket se njentes shenje... por qe jane dy karaktere krejt te ndryshem. Loool
 
Ja cili është tipari yt më tërheqës, bazuar në shenjën e Horoskopit…


Peshorja, Besnik: Peshoreve nuk u pëlqen të jenë vetëm. Për këtë ata bëjnë zgjedhje të shkëlqyeshme në partnerë sidomos për ata që i zgjedhin për partnerë për gjithë jetën. Ajo bën gjithçka për ata që do, bën çdo gjë të nevojshme që një mardhënie të funksionojë. Peshorja është një artiste në dashuri. Të ndërtojë ura komunikimi është motoja e Peshores dhe aktivitetet tradicionale të shoqërimit janë ato që përdor: fjalë të këndshme, lule dhe muzikë të bukur. Me pak fjalë mund t’ia besosh zemrën një Peshoreje.

Nxirrni, nxirrni zemrat kush do me i siguru :peshkim:
 
hahahahha,Kiterr ,apo mundesh vec me i peshu :P

Monoo po e konfiromoj :)

Ndersa per vetene per Demin ma i paska theneee te gjitha :P
Se si behet nje Dem sensual, me te ik truni hahahahahaha.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top