Ja cili është qyteti më i vizituar në botë .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
1.jpg


Qyteti më i vizituar në botë gjatë vitit 2013 nuk është më Londra, por Bangkok. Ky fakt konfirmohet nga lista e destinacioneve turistike më popullore të vitit, ku konfirmohet se më shumë se 16 milionë turistë kanë vizituar kryeqytetin e Tajlandës, çka ka bërë që të shpallet destinacioni turistik më i vizituar në botë.

Një fakt që vihet re, është se gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë hyrë plot 1 milionë kinezë.

Siç raporton noa, ndër faktet që tërheqin turistët janë çmimet ekonomike, arkitektura e bukur, ushqimi i mirë dhe dyqanet që gjenden gjithandej.

Në klasifikim pas Bagkokut vijnë Londra, Parisi, Singapori, New York, Stambolli, Dubai, Kuala Lumpur, Hong Kong, Barcelona, Seul, Milano, Roma, Shangai, Amsterdam Tokio, Vjena, Taipei./noa/
 
Back
Top