Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja cili është flamuri më i lashtë

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
catalonia-vector-flag_9053.jpg

Vijat e gishtave të gjakosur mbi një mburojë ari. Flamuri më i vjetër ekzistues kombëtar nuk është ai i një shteti të pavarur, por i Katalonjës, e cila me forcë mbron ngaherë autonominë.

Legjenda thotë që mburoja heraldike e Mbretërisë së Aragonit dhe flamuri katalan, i quajtur “Senyera”, kanë lindur së bashku, në vitin 897.

Në këtë vit, mbreti Varlo, në shenjë mirënjohje, la gjurmët e gishtave të tij të përgjakur mbi mburojën e kalorësit katalan Goffredo, një veteran i mbrojtjes së Barcelonës, gjatë rrethimit të trupave muslimane.

Në vitin 1137, me martesën e Raimondo Berengario IV dhe Petronillas, u bashkuan konteja e Barcelonës (qendra e Katalonjës) dhe mbretëria e Aragonës, e cila miratoi “Senyeran” si flamur: nëntë shirita të verdhë dhe të kuq.

Nuk është i vetmi flamur me origjinë mesjetare, por është flamuri më i vjetër i një populli dhe një territori të përcaktuar qartë.

Aq e vërtetë është, sa që diktatori Franco e ndaloi ndërsa tani valëvitet si simbol i indipendentizmit katalan. /bota.al

Screen-Shot-2017-06-21-at-12.05.18-905x395.jpg
 

Attachments

  • catalonia-vector-flag_9053.jpg
    catalonia-vector-flag_9053.jpg
    25.6 KB · Shikime: 0
  • Screen-Shot-2017-06-21-at-12.05.18-905x395.jpg
    Screen-Shot-2017-06-21-at-12.05.18-905x395.jpg
    91.8 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Ata qe thone te tilla brrockolla jane te afte te djegin flamurin e tyre per te reklamuar dike tjeter!!!

...ka hall Katalonia per Pavaresi dhe hajt e themi por& ne ajer se qenka flamuri me i lashte ne bote i saja!!!

-Pika qe s'ju bie, se as njohuri per flamurin tuaj nuk kini!!!
 
Sa i përket ngjyrave, i Spanjës duket i njëjtë:

E0Eh-2lfvBFy_phqOU8XOMFSdwN38Ld8LCEq69wDXB3Gg3Xliw.png


p.s. sa për kuriozitet, flamuri i Kosovës nuk është më më i riu!
 

Attachments

  • E0Eh-2lfvBFy_phqOU8XOMFSdwN38Ld8LCEq69wDXB3Gg3Xliw.png
    E0Eh-2lfvBFy_phqOU8XOMFSdwN38Ld8LCEq69wDXB3Gg3Xliw.png
    1.1 KB · Shikime: 0
  • E0Eh-2lfvBFy_phqOU8XOMFSdwN38Ld8LCEq69wDXB3Gg3Xliw.png
    E0Eh-2lfvBFy_phqOU8XOMFSdwN38Ld8LCEq69wDXB3Gg3Xliw.png
    1.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top