Ja cilat janë vendet që shesin shtetësinë

Love

βeℓℓe â๓e
Tashmë në qoftë se dëshironi të keni një shtetësi tjetër nga ajo e juaja, fare lehtë mund ta merrni me një shumë të mirë parash.

timthumb.php


Kështu sot numërohen një sërë shtetesh, të cilët ju ofrojnë që ta blini shtetësinë e tyre në këmbim të një shumë të caktuara parash.
Por cilat shtete e kanë “taksën” më të ulët?

Malta është shteti më i fundit, e cila votoi javën e kaluar ligjin mbi dhënien e shtetësisë për 900 mijë dollarë.

Por kjo duket se nuk do të ndikojë për mirë në politikat evropiane, pasi një numër i madh emigrantësh do të turren që ta blejnë shtetësinë dhe do bëhet një kaos.

Në qoftë se dëshironi të bëheni irlandezë, mjaftojnë vetëm 675 mijë dollarë dhe ju e përfitoni menjëherë nënshtetësinë. Letonia duket se është më pak e shtrenjtë. Për t’u bërë nënshtetas të Letonisë, ju duhen vetëm 96 mijë dollarë, shumë më pak nga çfarë kërkonte Malta me Irlandën.

Në Evropën kontinentale, Bullgaria e ofron shtetësinë e saj për 500 mijë dollarë, të njëjtën tarifë duket se ka edhe Maqedonia.

Kërkesat për një shtetësi tjetër janë rritur për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme, ku familjet e pasura nga Siria, Libia, Egjipti dhe Iraku tentojnë që të lëvizin lirisht në vendet e tjera të botës.

Ndërsa vendi më i lirë për të blerë shtetësinë renditet Republika Domenikane, me vetëm 100 mijë dollarë për të përfituar një nënshtetësi me të gjitha të drejtat.
Shekulli
 
Titulli: Ja cilat janë vendet që shesin shtetësinë

Zyrtarisht qenkan keto, por ka shtete qe te luten te behesh shtetas i tyre edhe pa pagese...ne mungese te natlitetit, mirepo mendoj se nuk ofrojne te drejta plotesisht te njejta me vendoret.
 
Pe: Ja cilat janë vendet që shesin shtetësinë

po ti kishim ato leke sna kercet fare per tu bere nenshtetas i huaj.
Po Shqiperia sa do e ket si cmim lol lol
 
Titulli: Ja cilat janë vendet që shesin shtetësinë

Kto jan t'marr per syt t'ballit ahahahah me 900 mije dollar un jam shqiptari ma i lumtun n'bot :D
 
Titulli: Ja cilat janë vendet që shesin shtetësinë

Si fillim mendova mos te paguanin per te mar nenshtetesin e tyre thash do jete ndonje shtet qe ka nevoj per leke
edhe e jep falas. Po ehe, keta dashkan dhe leke po jam mire une me shtetesin shqiptare. Lol
 
Titulli: Ja cilat janë vendet që shesin shtetësinë

Nuk eshte aq e thjeshte sa "te dhash leket, me jep nenshtetesine". Jane programe te krijuara nga shteti per te terhequr investime brenda ne vend. Pra duhet te investosh ne prona, ose te ngresh nje biznes tendin qe krijon vende pune ne vend, investime neper fonde te ndryshme etj etj. Pra nje rob i thjeshte qe s'merr vesh nga biznesi s'perfiton gje.
Nje ide e mire per te mbledhur leke per te dal nga kriza.
 
Titulli: Ja cilat janë vendet që shesin shtetësinë

Po columbia mer e dini sa e ka apo matet me kile kokaine andej
 
Back
Top