Ja çfarë duhet të dini rreth mushkonjave.

cent

...Lontano
TIRANE – Eshtë e kotë të bëjmë sikur nuk shqetësohemi nga ato. Sapo vjen vera, i nxehti e pak lagështirë, shfaqen edhe ato, mushkonjat. Pavarësisht se ne përdorim çdo mjet të mundshëm për ti larguar, janë disa gjëra që nuk i dimë rreth këtyre insekteve.
67798_1.jpg

1. Mushkonja që na pickon është gjithmonë femra e fekonduar. Ajo ushqehet me gjak njerëzor, sepse është i pasur me proteinat e nevojshme për zhvillimin e vezës. Në fakt mushkonjat nuk pickojnë vetëm njerëzit, pjesa më e madhe e tyre preferojnë zogjtë dhe anfibët.

2. Nëse jeni duke pirë birrë dhe alkool jeni shndërruar automatikisht në “prenë” perfekte të mushkonjave. Konsumimi i alkoolit bën që të prodhohet përmes djersitjes një sasi më e madhe metanoli e metanoli , që tërheq mushkonjat.

3. Pasdite mushkonjat “pushojnë” pak. Ato nuk e durojnë dot të nxehtin dhe gjatë orëve të nxehta nuk lëvizin shumë, duke ruajtur forcat për natën.

4. Nëse visheni me të bardha do t’i evitoni mushkonjat. OK, në fakt jo tërësisht, por disa kërkime kanë dalë në përfundimin se mushkonjat preferojnë të pickojnë njerëzit që vishen me ngjyra të errëta, sidomos me të zeza, të kuqe dhe blu.
/BalkanWeb
 
Titulli: Ja çfarë duhet të dini rreth mushkonjave.

U sa inat i kam...

Per ato qe deshirojne ta dine se si ta zvogelojne kruarjen nga pickimi i mushkonjave:

Kruarja e cila paraqitet si rezultat i pickimit nga mushkonja nuk mund të largohet menjeherë, andaj duhet të jeni të durueshëm. Me rëndësi është që mos ta kruani vendin e pickimit që të mos e dëmtoni lëkurën dhe që të mos e rrisni kohën e shërimit.
Pasi të vëreni se ju ka kafshuar mushkonja, menjëherë pastroni vendin e pickimit me ujë dhe sapun ose pastrojeni me alkool.

Pastaj mund të përdorni ndonjë nga ilaqet shtëpiake vijuese, të cilat më pak ose më shumë e zvogëlojnë kruarjen:
1.Përzieni ujë me sodë bikarbon dhe pastaj vendoseni në vendin e skuqjes;
2.Lëng nga limoni;
3.Uthull molle;
4.Aloe vera;
5.Pastë për dhëmbë;
6.Lëngje për shpërlarje të gojës;
7.Krypë dhe ujë – bëni përzierjen e krypes dhe ujit dhe vendoseni ne vendin e pickimit;
8.Lëvorja e bananes. Fërkojeni vendin e kafshimit me lëvoren e brendeshme të bananes;
9.Akull

Përveç kësaj mund të ju ndihmojnë edhe këto “ilaqe të çuditshme”:

  • Ngjitës. Vendosni një pjesë të ngjitësit në vendin e kafshimit. Shumë njerëz thonë se kjo e zvogëlon kruarjen.
  • Llak transparent për thonjë. Lyeni vendin e kafshimit me llak për thonj. Por, mos e bëni këtë nëse më herët keni bërë “plagë” me kruarje.
  • Sapun i thatë. Fërkojeni vendin me sapun të thatë për të ndjerë lehtësim.
  • Bëni shenjën „Х“. Me ndihmën e thonjëve bëni një „Х“ mbi vendin e pickimit. E ndalon kruarjen menjëherë!
  • Pështymë. Në vendin e pickimit vendosni pak pështymë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top