Ja arsyet përse duhet të hiqni dorë nga kafeja

Hera

Έτερος εγώ
Ja arsyet përse duhet të hiqni dorë nga kafeja


Shiko fotografinë 1896773


Kafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë. Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pijnë mbi 4 filxhanë në ditë. Konsumi i kafesë në Shqipëri përllogaritet në 2.5 kg për frymë në vit. Kjo do të thotë se konsumi mesatar për një shqiptar është 300 deri në 375 filxhanë kafe në vit.

Këto shifra besohet të jenë më të larta nëse merret në konsideratë fakti se fëmijët nuk pinë kafe. Kafeja ka të mira por edhe të këqija për organizmin. Duke lexuar më tej në AgroWeb.org do të mësoni arsyet përse duhet të hiqni dorë nga kjo pije.
Kafeina Rrit Nivelet e Hormonit të Stresit
Ekspertët thonë se kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit, siç është kortizoli. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit rrit inflamacionin gjë që ju bën të ndiheni keq. Për më tepër, kafeina ul ndjeshmërinë ndaj insulinës gjë që vështirëson reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak. Nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë tek enët e gjakut dhe rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.
Kafeina dhe Kolesteroli
Ndonëse kafeja përmban sasi të lartë antioksidantësh, ajo çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq. Për më tepër, acidet tek kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.
Urthi
Kafeina ka aciditet të lartë dhe shkakton parehati në stomak, probleme me tretjen, urth dhe prishje të ekuilibrave të florës bakteriale. Përveç urthit, kafeina krijon varësi dhe e bën të pamundur shfrytëzimin e energjisë natyrale të trupit.
Kafeina Dhe Truri
Kafeina ndikon në sentitizimin e serotoninës, që është edhe hormoni i lumturisë. Njerëzit që pinë shumë kafe janë më të rrezikuar nga nivelet e ulëta të serotoninës. Ky hormon është i rëndësishëm për gjumin, tretjen, humorin dhe nivelet e energjisë. Pra, kemi të bëjmë me një rreth vicioz , duke qenë se kafeina prish gjumin dhe nxit ankthin dhe depresionin.
Kafeina Dhe Mineralet
Kafeina nxit nxjerrjen nga trupi të shumë mineraleve të rëndësishme nëpërmjet urinës. Bëhet fjalë për kalciumin, magnezin dhe kaliumin. Prishja e ekuilibrave të elektroliteve mund të shkaktojë komplikacione serioze.
Kafeina Dhe Mëlçia.
Kafeina pengon procesin e detoksifikimit të mëlçisë. Kjo do të thotë se për shkak të kafeinës, ky organ e ka të vështirë të pastrohet nga toksinat duke shkaktuar akumulim të dëmshëm të tyre. Kafeina pengon edhe përthithjen e ilaçeve kundër depresionit duke përkeqësuar simptomat. /AgroWeb


Top Channel
 
Ece merri vesh dhe kto zbulimet se i bejn koti..

nje dite thon,kafeja eshte e mir per shendet,posaqerisht per zemren dhe trurin..
Nje dite tjeter ,veq per zemren emir,per trurin jo.
Tjetren dite.shume e demshme..
Ps.
Nuk eshte barku jon thes more.
 
ne fakt me shume e lavderojn se e shajn .. pra jam pro kafes
Po ne e dim se permban kafein..dhe nuk eshte shume e mir per shendetin..po jo te ekzagjerojn aqe shume.
 
un jo turke ,po ness dhe te aparatiti cdo mengjes kur ha buk.
 
Tashi t bojm nje llogari mesatare .sepse ato qe pijn duhan mesatarisht pijne 3 kafe ndit
1 kg kafe = 130 filxhana kafeje (kaq nxjerr nje espreso)
3 kafe n dit × 365 dit =1095 kafe
1095÷130= 8.4' kg kafe n vit

Hmm pijkam shum ?
 
Para 15 viteve pija 3 kafe ndite me 2 sheqer.
Para 10 viteve e reduktova ne 2 kafe n'dite me 1 sheqer e gjys.
Tani pi vetem 1 kafe ne mjes me gjys sheqer, dhe e forta eshte qe me i fut 1 sheqer te plote me duket shume e omel. Lol

A duhet te shqetesohem? Lol
 
Unë pi zakonisht dy në ditë të forta farë sa as sheqeri nuk bjen në fund.
Të dëgjosh doktorët do pijmë veç unë e do hajmë barishte.
Po me kujtohet një batutë : thojnë që whisky me akull dëmton shëndetin
Cognac me akull dëmton shëndetin
Caipirinha me akull dëmton shëndetin
Mos është vallë akulli problemi :cool:
 
Para 15 viteve pija 3 kafe ndite me 2 sheqer.
Para 10 viteve e reduktova ne 2 kafe n'dite me 1 sheqer e gjys.
Tani pi vetem 1 kafe ne mjes me gjys sheqer, dhe e forta eshte qe me i fut 1 sheqer te plote me duket shume e omel. Lol

A duhet te shqetesohem? Lol

Ur doing good
Keep going :p
Lere fare dmth lol
 
Nga nje kafe ne mengjes une nuk heq dore. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top