Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja 10 urdhëresat e Papa Françeskut për të qenë një njeri i lumtur

VATIKAN - Në një intervistë për një të përditshme argjentinase, Papa Françesku trajton disa tema që i ka përzemër dhe në fund ndan me publikun 10 sekretet e tij për të arritur lumturinë. Papa i inkurajon njerëzit të jenë më shumë pozitivë dhe zemërgjerë, të fikin televizorin dhe të gjejnë mënyra të shëndetshme për të kaluar kohën e lirë, madje edhe të ndalojnë përpjekjet për ti kthyer njerëzit në fenë që i përkasin.

94777_5.jpg


10 këshillat e Papës për një jetë më të lumtur.
1. “Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë! Gjithkush duhet të udhëhiqet nga ky parim”,- tha ai, ndërsa në Romë është një shprehje e ngjashme, “Ec përpara dhe lëri të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”.

2. “Ofrohuni të tjerëve! Njerëzit duhet të jenë të hapur dhe bujarë me të tjerët, sepse nëse do të tërhiqeni në veten tuaj, rrezikoni të bëheni egocentrikë. Uji i ndenjur, merr erë”, tha Papa Françesku.

3. “Silluni me qetësi në jetë!” Papa, i cili jepte letërsi në shkollë të mesme, përdori një imazh nga një roman argjentinas të Ricardo Guiraldes, në të cilin personazhi kryesor, kauboji Don Segundo Sombra shikon pas, se si e jetoi jetën e tij. “Në rini ishte një si një lumë plot me shkëmbinj që merrte me vete gjithçka; i rritur ishte një lumë që nxiton dhe në moshë të thyer lëvizte akoma, por shumë ngadalë”, tha Papa. Më tej Bergoglio tha se “aftësia për të lëvizur me delikatesë dhe përulësi, me qetësi në jetë është tipike për të moshuarit, të cilët janë kujtesa e popullit”.

4. Të kaluarit të mënyrë të shëndetshme të kohës së lirë. Papa tha se konsumizmi na ka sjellë ankth dhe i këshilloi prindërit të planifikojnë kohë për të luajtur me fëmijët e tyre, të fikin televizorin kur ulen për të ngrënë.

5. “Të dielat duhet të jenë pushim. Punëtorët duhet ta marrin të dielën pushim sepse kjo ditë është për familjen”, tha Papa.

6. “Gjeni mënyra të reja për të krijuar vende pune dinjitoze për të rinjtë! Ne duhet të jemi krijues me të rinjtë. Nëse ata nuk kanë mundësi, do të marrin drogë dhe do të jenë më të prirur për vetëvrasje”, tha ai.

7. “Respektoje natyrën dhe kujdesu për të! Ndotja e ambientit, është një nga sfidat më të mëdha që kemi. Mendoj se pyetja që nuk ja kemi bërë vetes është: A nuk po kryen një vetëvrasje njerëzimi, me këtë përdorim të pakontrolluar dhe tiranik të natyrës që po bën?”

8.
Ndaloni së qeni negativë! Nevoja për të folur keq për të tjerët tregon vetëbesim të ulët. Kjo do të thotë: Ndihem aq poshtë sa në vend që të ngre veten lart, më duhet të ulë të tjerët poshtë. Të lësh mënjanë gjërat negative është e shëndetshme.

9. Mos propagandoni, respektoni besimet e të tjerëve! Ne mund të frymëzojmë të tjerët me anë të dëshmisë me qëllim që ai të rritet së bashku me komunikimin. Por gjëja më e keqe e të gjithave është propagandimi fetar, i cili paralizon: “Unë jam duke folur me ju në mënyrë që t’u bind ju. Jo, kjo është e gabuar”, thotë Papa. Dialogu i gjithsecilit, duhet të fillojë me identitetin dhe atë çka është vetë personi. Kisha rritet nga tërheqja e njerëzve jo me propagandë.

10. “Punoni për paqen! Ne jetojmë në një kohë me shumë luftëra dhe thirrja për paqe duhet të bërtasë. Paqja ndonjëherë na jep përshtypjen e të qenurit e qetë, por asnjëherë nuk është e qetë, paqja është gjithmonë shumë aktive dhe dinamike”, këshilloi Papa Françesku.
b.web
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back